“Si ke ndje, moj Zonja Shkodër?”, kënga himn e fushatës së jashtëzakonshme të Benet Becit

Një këngë e bukur, plot mesazhe “dashnie” për Shkodrën e kënduar mjeshtërisht dhe me një zë melodioz nga Irian Taraboshi


Nga Dash Frashëri, botues i TiranaDiplomat.com

“Si ke ndje?”.

Eshtë kjo kënga dhe vija melodike që shoqëroi fushatën e jashtëzakonshme dhe të sukseseshme të kandidatit të Partisë Socialiste dhe fituesit të zgjedhjeve vendore për Bashkinë e Shkodrës, Benet Becit.

Mirëmëngjes me këngën e #shkodrapozitive, dhuratë e miqve të mi artistë, për të gjithë ne! #shkodraepara

Posted by Benet Beci on Saturday, May 6, 2023

Një këngë e bukur, plot mesazhe “dashnie” për Shkodrën e kënduar mjeshtërisht dhe me një zë melodioz nga Irian Taraboshi, një interpretuese e shkëlqyer dhe që u prit me shumë dashuri nga shkodranët.

Një këngë himn i fushatës së paimagjinueshme të ish-deputetit Beci.

“Si ke ndje, si ke ndje, moj Zonja Shkodër!”

Gazeta Online “Tirana Diplomat” zhvilloi një intervistë me muzikanten dhe këngëtaren Irian Taraboshi.

Tirana Diplomat: Këngët e personalizuara për fushatat zgjedhore të partive të ndryshme politike janë realitet prej kohësh. Përse vendosët të përfshiheshit?

Irian T: Për mua ishte një mundësi e mirë të kendoja një këngë me motive shkodrane për qytetin tim të lindjes ku kam shumë kujtime dhe mezi prej të shkoj dhe të rri me të afermit e mi. Kjo kenge mua më lidh më shumë me Shkodrën dhe me anë të kësaj kënge unë tregova dhe dashurinë që kam per vendin ku unë u linda dhe u rrita. Prandaj, nuk kisha përse të refuzoja.

Tirana Diplomat: Përse e zgjodhët kandidatin e Partisë Socialiste, Benet Beci?

Irian T: Në fakt propozimi për këngën e Benet Becit mu dha mua, pra ishte ai që më zgjodhi mua të isha pjesë e kësaj kënge. Nuk mendoj se ka dicka të gabuar në përfshirjen time si këngetare e këngës së fushatës së Benet Becit, të gjithë e dimë që kënga është një thirje apo është pikërisht e vetmja gjë që transmetohet te njerëzit shumë shpejt dhe mendoj se idea e tij për këtë këngë ka qenë e bukur dhe e zgjuar, sigurisht. Zoti Benet e bëri të mundur këtë këngë dhe unë e falënderoj për këtë dhuratë që me dha jo vetëm mua, por të gjithë Shkodrës.

Tirana Diplomat – Ju jeni kompozitore dhe këngëtare, kush janë autori i tekstit dhe ekipi realizues i videoklipit, i cili është dëgjuar dhe shikuar nga mijëra shikues?

Irian T: Po unë dhe krijoj shpeshherë, por kësaj radhe kënga është bërë nga autorë të shquar të muzikës së lehtë dhe moderne shqiptare, te cilet kanë qenë dhe mësuesit e mi. Muzika eshte e kompozitorit Adrian Hila, dhe teksti i Pandi Lacos që unë akoma ruaj një respekt tepër të madh dhe dua t’i falenderoj qëe ma besuan mua këtë këngë. Ndihem e privilegjuar! Videoja është bërë nga Olti Ferhati. Dhe pjesë e organizimit të këesaj kënge ka qënë edhe Manjola Lloja Bushati, të cilën e falënderoj për punën e palodhur dhe besimin tek unë.

Rama: Vota më 11 maj, e lidhur drejtpërdrejt me Bashkimin Evropian

Kryeministri, njëherësh kryetar i Partisë Socialiste, Edi Rama dhe drejtuesja politike e PS për Qarkun e Tiranës, Ogerta Manastirliu, zhvilluan…

Global 360

“Erdha i fundit babë!”, Hashim Thaçi lë mesazhin e ndjerë në varrin e babait të tij

Ish-presidentit të Kosovës nuk iu lejua pjesëmarrja në varrimin e babait

Diplovista

Rama për median greke: Ligji absurd i luftës duhet shfuqizuar

Ligji absurd i luftës duhet shfuqizuar, deklaroi kryeministri Edi Rama në një intervistë për televizionin grek ”MegaTV”, pjesë të së…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Rikthim në tempullin e poezisë

Tre vite më parë, me 18 shkurt 2022 u nda nga jeta poeti Bardhyl Londo!

Profil

Një Lider i ri në Diplomaci dhe Fuqizimin e Rinisë

Ambasador Rinor i NATO-s për Shqipërinë, Ambasador Global për Paqen për Kombet e Bashkuara dhe Këshilltar Rinor për OSBE-në

Masmedia

Rama: Vota më 11 maj, e lidhur drejtpërdrejt me Bashkimin Evropian

Kryeministri, njëherësh kryetar i Partisë Socialiste, Edi Rama dhe drejtuesja politike e PS për Qarkun e Tiranës, Ogerta Manastirliu, zhvilluan…