Nderime për çfarë ke bërë Bujar!

Pa Bujarin dhe Onufrin vepra e Kadaresë nuk do të kishte qenë kurrë kjo që është, jo në përmbajtje, por në formë dhe në menaxhim


Nga Mentor Kikia

Nderime për çfarë ke bërë Bujar!

Bujar Hudhri është një model, një specie njerëzore në zhdukje, sa i takon vullnetit, ndershmërisë dhe pasionit me të cilin punon. Jo sepse unë e kam mik, por sepse e njoh mjaftueshëm për të arritur në këtë përfundim.

Megjithatë, si botues, ai ka një kontribut të madh, sepse po i lë trashëgim letërsisë dhe memorjes shqiptare, në mënyrën më të përsosur dhe me cilësore, veprën e njeriut më të madh të letërsisë shqipe(nuk dihet se kur Shqipëria të prodhojë sërish një shkrimtar të këtyre përmasave).

Bujari vuri një bast me ekskluzivitetin e Kadaresë, dhe nuk dimë në final se kush fitoi, Bujari, Kadareja apo të dy.

Por, pa Bujarin dhe Onufrin vepra e Kadaresë nuk do të kishte qenë kurrë kjo që është, jo në përmbajtje, por në formë dhe në menaxhim. Sikundër që Onufri, nuk do të ishte ky që është, dhe që tani nuk ndahet dot nga emri i Kadaresë. Eshtë një nga ato raste kur një botues dhe autori i tij lidhen kaq shumë. Ata që e njohin nga afër, dinë edhe se Bujari e Kadareja nuk kanë bashkë vetëm raportin botues-autor, por një marrëdhënie njerëzore shumë përtej saj.

Kadareja do të vlejë përjetësisht për çfarë ka shkuar vetë, por edhe për çfarë do të shkruajnë për të.
Ndaj dhe Bujari ka fatin e madh të jetë edhe biografi më i mirë i tij. Unë e kam kërcënuar që, nëse nuk do ta bëjë, do ta marr “peng” dhe ta detyroj të rrëfehet.

Rama: Anëtarësimi në BE, qëllim i madh strategjik i mandatit të katërt

Kryeministri, njëherësh kryetar i Partisë Socialiste, Edi Rama ishte sot në Lezhë me të rinjtë, ku prezantoi kandidatët për deputetë…

Global 360

“Erdha i fundit babë!”, Hashim Thaçi lë mesazhin e ndjerë në varrin e babait të tij

Ish-presidentit të Kosovës nuk iu lejua pjesëmarrja në varrimin e babait

Diplovista

Rama për median greke: Ligji absurd i luftës duhet shfuqizuar

Ligji absurd i luftës duhet shfuqizuar, deklaroi kryeministri Edi Rama në një intervistë për televizionin grek ”MegaTV”, pjesë të së…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Rikthim në tempullin e poezisë

Tre vite më parë, me 18 shkurt 2022 u nda nga jeta poeti Bardhyl Londo!

Profil

Një Lider i ri në Diplomaci dhe Fuqizimin e Rinisë

Ambasador Rinor i NATO-s për Shqipërinë, Ambasador Global për Paqen për Kombet e Bashkuara dhe Këshilltar Rinor për OSBE-në

Masmedia

Rama: Anëtarësimi në BE, qëllim i madh strategjik i mandatit të katërt

Kryeministri, njëherësh kryetar i Partisë Socialiste, Edi Rama ishte sot në Lezhë me të rinjtë, ku prezantoi kandidatët për deputetë…