Kultura dhe arti, urë lidhje miqësie mes Bullgarisë dhe Shqipërisë

Fjala e Ambasadorit të Bullgarisë në Shqipëri me rastin e hapjes së ekspozitës së piktorit, Vassil Stoyev


Nga Ivaylo Kirov, Ambasadori i Bullgarisë në Shqipëri

Të dashur miq,

Dua të shpreh mirënjohjen time që sot e respektuat festën tonë – Ditën e arsimit dhe kulturës bullgare dhe shkrimit sllav (24 maj).

Dua të falënderoj Muzeun Historik Kombëtar – drejtoreshën znj. Entela Çipa dhe ish –drejtorin z. Dorian Koçi, pa ndihmën dhe mbështetjen e të cilëve nuk do të bëhej festa e sotme.

Një falënderim i veçantë për Z. Selim Hoxhaj, Konsullin e Nderit të Bullgarisë.

Ekspozita u realizua me idenë dhe ndihmën e rëndësishme të tij. Falënderoj edhe artistin e madh bullgar, z. Vasil Stoyev, i cili pranoi të na vërë në dispozicion veprat e tij dhe në këtë mënyrë të mundësojë shënimin e festës së kulturës bullgare në Tiranë.

Dhe gjithashtu, falënderoj kolegët e mi nga ambasada që bënë përpjekje të madha në mënyrë që të gjithë të jemi këtu së bashku.

Në këtë ditë përkujtojmë vëllezërit e shenjtë Kirill dhe Metodij, të cilët na dhanë germat dhe shkrimin në shekullin e largët të IX-të, si dhe të gjithë ata që në shekujt e mëpasshëm dhanë kontributin e tyre për letërsinë dhe arsimin bullgar.

Këtu dua të kthehem në historinë e përbashkët të popullit bullgar dhe shqiptar që ka lidhje me festën, për të cilën jemi mbledhur sot.

Dy dishepujt e vëllezërve Kirill dhe Metodij – Gorazd dhe Angelarij, janë varrosur në territorin e Shqipërisë, në qytetin e Beratit. Për shkak të veprimtarisë së tyre ata u shpallën shenjtorë nga Kisha Ortodokse. Sot varret e tyre vizitohen nga turistët bullgarë që vijnë në vendin tuaj të bukur.

E theksoj këtë lidhje historike mes dy popujve për të vënë në dukje se këtë vit festojmë edhe dy përvjetorë më të rëndësishëm – 110 vjet nga vendosja e marrëdhënieve diplomatike dhe 30 vjet nga nënshkrimi i Traktatit të Miqësisë dhe Bashkëpunimit.

Ekspozita e sotme është pjesë e aktiviteteve në kuadrin e shënimit të tyre.

Për më tepër, ju bëj me dije se momentalisht në Sofje po zhvillohet një koncert festiv i sopranos së madhe Ramona Tullumani, me të cilin Ambasada Shqiptare në Sofje, me idenë e Sh. S. Znj. Donika Hoxha, shënon dy përvjetorët.

Le t’i urojmë suksese!
Dua të them dhe diçka tjetër, me anëtarësimin e Bullgarisë në BE, alfabeti sllav, alfabeti cirilik, u njoh si alfabeti i tretë zyrtar, së bashku me alfabetin latin dhe atë grek.

Lidhur me këtë po shpreh shpresën time personale që së shpejti do t’ju mirëpresim, ju – miqtë tanë shqiptarë, si pjesë me të drejta të plota të këtij bashkimi.

Dhe në fund, por jo më pak me rëndësi – ne e zgjodhëm ekspozitën, artin figurativ si një mënyrë е shprehjes, e cila në dekadën e fundit është mënyra më e përhapur dhe më aktuale në Shqipëri!

Gonxhja: 25 % e buxhetit shkon për mbrojtje sociale

Ministri i Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, Blendi Gonxhja deklaroi sot se 25 % e buxhetit të shtetit shkon për mbrojtje…

Global 360

COP29 – Dhjetëra liderë botërorë fillojnë fjalimet dhe negociatat për ndryshimet klimatike

Dhjetëra liderë do të mbajnë sot fjalime në Konferencën e OKB-së për Ndryshimet Klimatike, që po zhvillohet në Azerbajxhan duke…

Diplovista

Çështja e emigracionit, Rama për ‘Il Giornale’: Evropa duhet bashkohet rreth një plani të qartë strategjik

Kryeministri Edi Rama ka dhënë një intervistë për median italiane “Il Giornale”. Ai komentoi marrëveshjen për emigrantët me Italinë si…

Gjeopolitika

Pika të zeza apo të ndritshme?

Viti 2024 duket që do të shënjohet nga luftrat dhe zgjedhjet, të cilat do të ndikojnë në fatin e një…

OPED

Bektashizmi dhe Shqipëria!

Historia e Bektashinjve është historia e qëndresës ndaj dhunës, gjatë pushtimit fatal të Perandorisë Turke

Profil

Një Lider i ri në Diplomaci dhe Fuqizimin e Rinisë

Ambasador Rinor i NATO-s për Shqipërinë, Ambasador Global për Paqen për Kombet e Bashkuara dhe Këshilltar Rinor për OSBE-në

Masmedia

Gonxhja: 25 % e buxhetit shkon për mbrojtje sociale

Ministri i Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, Blendi Gonxhja deklaroi sot se 25 % e buxhetit të shtetit shkon për mbrojtje…