Begaj në inaugurimin e Presidentit të Malit të Zi

Kreu i Shtetit do të marrë pjesë në ceremoninë e inaugurimit të presidentit të ri të Malit të Zi, Jakov Milatoviç.


Presidenti Bajram Begaj do të niset nesër drejt Podgoricës, për të marrë pjesë në ceremonitë e parashikuara me rastin e inaugurimit të presidentit të ri të Malit të Zi, Jakov Milatoviç.

Presidenca njoftoi sot se prania e Presidentit Begaj në këto ceremoni është tregues i vullnetit për forcimin e mëtejshëm të fqinjësisë së mirë si dhe vlerësim për rolin e faktorit shqiptar në stabilitetin dhe rrugëtimin euroatlantik të Malit të Zi.

Në këto ceremoni pritet të marrin pjesë një sërë krerë shtetesh dhe qeverish nga vendet e rajonit të Evropës Juglindore, si dhe shumë zyrtarë të lartë evropianë dhe amerikanë.

Ekonomisti Jakov Milatoviç fitoi zgjedhjet presidenciale në Mal të Zi në fillim të prillit.

Rama: Rivitalizimi i ish-Uzinës së Bakrit në Rubik, një stacion i punësimit cilësor dhe të mirëpagua

Kryeministri e njëherazi kryetari i Partisë Socialiste, Edi Rama vizitoi sot nga afër ish-Uzinën e Bakrit në Rubik, e cila…

Global 360

Kroacia: Nisma ushtarake me Shqipërinë dhe Kosovën, e hapur edhe për partnerët

Sipas Kroacisë, nismës mund t’i bashkohen të gjitha vendet që, po ashtu, duan t’i ofrojnë mbështetje Kosovës dhe Shqipërisë në…

Diplovista

Rama për median greke: Ligji absurd i luftës duhet shfuqizuar

Ligji absurd i luftës duhet shfuqizuar, deklaroi kryeministri Edi Rama në një intervistë për televizionin grek ”MegaTV”, pjesë të së…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Rikthim në tempullin e poezisë

Tre vite më parë, me 18 shkurt 2022 u nda nga jeta poeti Bardhyl Londo!

Profil

Një Lider i ri në Diplomaci dhe Fuqizimin e Rinisë

Ambasador Rinor i NATO-s për Shqipërinë, Ambasador Global për Paqen për Kombet e Bashkuara dhe Këshilltar Rinor për OSBE-në

Masmedia

Rama: Rivitalizimi i ish-Uzinës së Bakrit në Rubik, një stacion i punësimit cilësor dhe të mirëpagua

Kryeministri e njëherazi kryetari i Partisë Socialiste, Edi Rama vizitoi sot nga afër ish-Uzinën e Bakrit në Rubik, e cila…