Escobar dhe Chollet: Mbështesim “Ballkanin e Hapur”, të bëhet pjesë edhe Kosova

I dërguari i Uashingtonit për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, deklaroi se, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbështesin nismën e njohur si “Ballkani i hapur”, por me kushte.


I dërguari i Uashingtonit për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, deklaroi se, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbështesin nismën e njohur si “Ballkani i hapur”, por me kushte.

Duke folur para Komitetit të Punëve të Jashtme të Senatit Amerikan, Escobar theksoi se, SHBA mbështet “Ballkanin e Hapur” po aq sa edhe procesin e Berlinit.

“Ne mbështesim ‘Ballkanin e hapur’ dhe mbështesim tregun e përbashkët aq sa e mbështesim edhe Procesin e Berlinit. Ne do të vazhdojmë t’i shikojmë me kujdes. ‘Ballkani i hapur’ është një mundësi për integrimin ekonomik. Duhet të jetë plotësues dhe jo konkurrent me iniciativat e tjera. Duhet të jetë i hapur për të gjithë, i barabartë për të gjithë”, u shpreh Escobar.

Ai vuri në dukje se, Serbia duhet ta pranojë Kosovën si anëtare të plotë në “Ballkanin e Hapur” në mënyrë “për të krijuar një integrim më të madh për Kosovën në rajon, nëse kjo iniciativë ecën para”. “Përndryshe nuk do ta përkrahim”, tha ai.

Në të njëjtën linjë ishte edhe këshilltari i lartë i Departamentit Amerikan të Shtetit, Derek Chollet, duke theksuar se, “Ballkani i Hapur” do të sjellë përfitime të mëdha për të gjitha vendet në aspektin e integrimit politik dhe ekonomik.

Në mbledhjen e Komitetit për Punë të Jashtme të Senatit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës u konstatua edhe ndikimi që ka Kina në rajonin e Ballkanit Perëndimor.

Gjithashtu, po në këtë mbledhje u miratua Akti i Demokracisë dhe Prosperitetit të Ballkanit Perëndimor sipas të cilit, “të krijohet një iniciativë rajonale e konkurrencës ekonomike, e cila do të mbështeste qëndrueshmërinë demokratike, zhvillimin ekonomik dhe prosperitetin në rajon”.

“Të krijohet nisma kundër korrupsionit që drejton Sekretarin e Shtetit të ofrojë asistencë teknike për çdo vend në Ballkanin Perëndimor për të zhvilluar një strategji kombëtare kundër korrupsionit. Kodifikon dy urdhra ekzekutivë të SHBA-së që do të jepnin autoritet për sanksione kundër atyre që kërcënojnë paqen dhe stabilitetin në Ballkanin Perëndimor dhe janë të përfshirë në sjellje korruptive. Nxit partneritetet universitare dhe iniciativat rinore, inkurajon angazhimin e Korpusit të Paqes në rajon dhe kërkon që Korporata Financiare e Zhvillimit të hapë një zyrë të shpallur më parë në rajon”, thuhet në Aktin e Demokracisë dhe Prosperitetit të Ballkanit Perëndimor. /RTSH/

Spiropali në Bruksel: Shqipëria po ecën më shpejt dhe më vendosmërisht drejt BE-së

Kryetarja e Kuvendit, e ftuar nderi në konferencën e tretë vjetore të Këshillit Global për Rinovimin e Politikës.

Global 360

Arabia Saudite në qendër të politikës së jashtme globale duke pritur bisedimet SHBA-Rusi

Arabia Saudite ka konsoliduar pozicionin e saj në rritje në arenën e çështjeve globale, duke u shfaqur si një pikë…

Diplovista

Mynih – Rama: Zgjedhja e Trump, shans që Europa të zgjohet

Kryeministri Edi Rama i cili ndodhet në Mynih, Gjermani, në kuadër të pjesëmarrjes në Konferencën e 61 të Sigurisë, mori…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Rikthim në tempullin e poezisë

Tre vite më parë, me 18 shkurt 2022 u nda nga jeta poeti Bardhyl Londo!

Profil

Një Lider i ri në Diplomaci dhe Fuqizimin e Rinisë

Ambasador Rinor i NATO-s për Shqipërinë, Ambasador Global për Paqen për Kombet e Bashkuara dhe Këshilltar Rinor për OSBE-në

Masmedia

Spiropali në Bruksel: Shqipëria po ecën më shpejt dhe më vendosmërisht drejt BE-së

Kryetarja e Kuvendit, e ftuar nderi në konferencën e tretë vjetore të Këshillit Global për Rinovimin e Politikës.