Këlcyra, si ka qenë, si është dhe si do të jetë!

Ai, sot është ri ulur përsëri në karrigen e drejtuesit të bashkisë Këlcyrë, jo falë fushatës dhe premtimeve, por falë punës që ka bërë dhe projekteve që ka lançuar për të bërë në të këtë mandat.


Nga Fejzo Subashi

Fushata zgjedhore dhe zgjedhjet për qeverisjen vendore e 14 Majit tashmë është mbyllur.

Një garë jo vetëm e fortë, por dhe shumë simpatike u bë për qytetarin e parë të Këlcyrës.

Kjo garë mori këto parametra pasi, konkurrenti Klement Ndoni, bëri një fushatë qytetare, model dhe shembull për çdo kandidat dhe forcë politike.

Ai e ka natyrë të punës së tij, qenësinë fjalë pak e punë shumë. Ai e konsideron kolltukun jo benefit, apo suport, por ashtu si duhet në realitet shërbëtor i qytetarëve. Z. Ndoni nuk u ra kambanave për të treguar se çfarë kishte bërë, pasi ajo ishte detyra e tij.

Natyra e Klemes është të dëgjoj shamë, jo të premtoj shumë, pasi mbi atë që dëgjon shikon nevojën e njerëzve dhe bënë shumë për ti bërë realitet ato.

Ai, sot është ri ulur përsëri në karrigen e drejtuesit të bashkisë Këlcyrë, jo falë fushatës dhe premtimeve, por falë punës që ka bërë dhe projekteve që ka lançuar për të bërë në të këtë mandat.

Me shumë kënaqësi, jo vetëm për mua, po për të gjithë e sidomos për banorët dhe qytetarët e Këlcyrës me lejen e tij po botoj me foto Këlcyrën, para se ai të ulesh në kolltukun e kryetarit të Bashkisë Këlcyrë, gjatë drejtimit të Bashkisë Këlcyrë nga Ai dhe se çfarë do bëjë në këtë mandat.

Ndaj dhe e kam titulluar: “Këlcyra, si ka qenë, si është dhe si do të jetë”.

Unë e bëj këtë lançim se jam i bindur që Z. Klement do ta realizoj këtë projekt dhe këtë nuk e them se më pëlqen ky projekt por e mbështes në: Atë që Klemja ka bërë deri më sot në Bashkinë Këlcyrë. Në korrektësinë dhe ndershmërinë e Klemes.

Në përkushtimin e Klemes për të bërë më të mirën për Këlcyrën. Në lidhjet e tija me Këlcyrën, ku mund ta quajmë një binom të pazgjidhshme. Kur thuaj :”Klement Ndoni ke thënë Këlcyra dhe kur thuaj Këlcyra ke thënë Klement Ndoni”.

Në marrëdhëniet e mira të bashkëpunimit dhe komunikimit të tija me kryeministrin Rama dhe Qeverinë Rama.

E bëjë këtë lançim të këtij realiteti, ku të jem i sinqertë e mirëkuptoj përse Klemja nuk e bëri gjatë fushatës, për të treguar se drejtimi dhe menaxhimi i bashkisë bëhet me punë konkrete dhe jo vetëm në fushatë dhe Z. Ndoni këtë kishte kontratë me ata që vazhdojnë ti besojnë se ai di vetëm të eci përpara.

Ndaj ju siguroj që me Klemen, jo kthimin mbrapa, por as qëndrim në vend nuk ka Këlcyra, ajo do eci përpara.

Mirënjohje dhe suksese Kryetar!

19 maj 2023

Investime të reja, firmoset memorandumi i bashkëpunimit me Shoqatën Turke të Industrialistëve

Turqia ishte investitori kryesor i huaj në Shqipëri për vitin 2024.

Global 360

Kroacia: Nisma ushtarake me Shqipërinë dhe Kosovën, e hapur edhe për partnerët

Sipas Kroacisë, nismës mund t’i bashkohen të gjitha vendet që, po ashtu, duan t’i ofrojnë mbështetje Kosovës dhe Shqipërisë në…

Diplovista

Rama për median greke: Ligji absurd i luftës duhet shfuqizuar

Ligji absurd i luftës duhet shfuqizuar, deklaroi kryeministri Edi Rama në një intervistë për televizionin grek ”MegaTV”, pjesë të së…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Rikthim në tempullin e poezisë

Tre vite më parë, me 18 shkurt 2022 u nda nga jeta poeti Bardhyl Londo!

Profil

Një Lider i ri në Diplomaci dhe Fuqizimin e Rinisë

Ambasador Rinor i NATO-s për Shqipërinë, Ambasador Global për Paqen për Kombet e Bashkuara dhe Këshilltar Rinor për OSBE-në

Masmedia

Investime të reja, firmoset memorandumi i bashkëpunimit me Shoqatën Turke të Industrialistëve

Turqia ishte investitori kryesor i huaj në Shqipëri për vitin 2024.