Margariti me homologun italian: Projekte të reja në fushën e kulturës

Margariti zhvilloi një takim me homologun italian, Gennaro Sangiuliano, me të cilin diskutoi për çuarjen përpara të raportit mes dy vendeve tona.


Shqipëria prezantohet në panairin e librit të Torinos.

Ministrja e Kulturës, Elva Margariti, e pranishme në ceremoninë e këtij eventi të rëndësishëm, u shpreh se, “rrethuar nga libra, autorë, lexues, botues nuk mund të ideosh veçse projekte që i përkasin kulturës”.

Margariti zhvilloi edhe një takim me homologun italian, Gennaro Sangiuliano, me të cilin diskutoi për çuarjen përpara të raportit mes dy vendeve tona.

“Programin kulturor që firmosëm një vit më parë me paraardhësin e tij dhe projekte të reja, lidhur me trashëgiminë kulturore do t’i çojmë përpara”, tha Margariti.

Stenda shqiptare është realizuar si një shpellë me gurë të mëdhenj, mbi njërin prej të cilëve gjendet mbishkrimi “Chronicle in Stone”, e cila i referohet romanit të shkrimtarit Ismail Kadare, “Kronikë në gur”.

Ashtu siç pati thënë edhe më herët, ministrja e Kulturës, Elva Margariti, stenda shqiptare në Sallonin e Torinos, do të flasë në gjuhën kadareane.

Për herë të parë Shqipëria është “vend mik” (“paese ospite”) në Sallonin Ndërkombëtar të Librit në Torino.

Në Sala “Albania” do të ketë rreth 40 aktivitete, prezantime e tryeza me emrat më në zë të letrave shqipe: Lea Ypi, Ornela Vorpsi, Bashkim Shehu, Lucia Nadin, Matteo Mandala, Enkel Demi, Ardian Ndreca, Fatos Kongoli, Ylljet Aliçka, Stefan Çapaliku, Durim Taçi, Rita Petro, Anilda Ibrahimi, Liridon Mulaj, Tobias Xhaxhiu, Andreas Dushi e shumë të tjerë.

Investime të reja, firmoset memorandumi i bashkëpunimit me Shoqatën Turke të Industrialistëve

Turqia ishte investitori kryesor i huaj në Shqipëri për vitin 2024.

Global 360

Kroacia: Nisma ushtarake me Shqipërinë dhe Kosovën, e hapur edhe për partnerët

Sipas Kroacisë, nismës mund t’i bashkohen të gjitha vendet që, po ashtu, duan t’i ofrojnë mbështetje Kosovës dhe Shqipërisë në…

Diplovista

Rama për median greke: Ligji absurd i luftës duhet shfuqizuar

Ligji absurd i luftës duhet shfuqizuar, deklaroi kryeministri Edi Rama në një intervistë për televizionin grek ”MegaTV”, pjesë të së…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Rikthim në tempullin e poezisë

Tre vite më parë, me 18 shkurt 2022 u nda nga jeta poeti Bardhyl Londo!

Profil

Një Lider i ri në Diplomaci dhe Fuqizimin e Rinisë

Ambasador Rinor i NATO-s për Shqipërinë, Ambasador Global për Paqen për Kombet e Bashkuara dhe Këshilltar Rinor për OSBE-në

Masmedia

Investime të reja, firmoset memorandumi i bashkëpunimit me Shoqatën Turke të Industrialistëve

Turqia ishte investitori kryesor i huaj në Shqipëri për vitin 2024.