Rama: Erdogan, rol vendimtar në rinovimin e Iniciativës së Detit të Zi për Grurin

Kryeministri Edi Rama mirëpriti inovimin me dy muaj të tjerë të Iniciativës së Detit të Zi për Grurin.


Kryeministri Edi Rama mirëpriti rinovimin me dy muaj të tjerë të Iniciativës së Detit të Zi për Grurin.

Kryeministri vlerësoi rolin vendimtar të presidentit të Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan, për rinovimin e kësaj marrëveshjeje.

“Ripërsëris përgëzimet e mia drejtuar presidentit të Republikës së Turqisë, Erdogan, për rolin e tij vendimtar. Sigurimi i furnizimit të pandërprerë dhe jetësor për tregjet botërore është i rëndësisë jetike për sigurinë ushqimore në mbarë botën”, shkruan Rama në rrjetet sociale.

Rusia dhe Ukraina kanë rënë dakord të zgjasin marrëveshjen për transportin e grurit ukrainas përmes Detit të Zi edhe për dy muaj të tjerë.

Marrëveshja është e rëndësishme pasi Ukraina është një nga eksportueset kryesore në botë të grurit.

Lexo më shumë nga

Rama: Pas Italisë, në mandatin e katërt ligjërim i pensioneve të shqiptarëve të Greqisë

Kryeministri Edi Rama vlerësoi sot miratimin e marrëveshjes së pensioneve nga Senati italian,

Global 360

Shmyhal: Ukraina do të garantojë furnizimin me energji për Evropën

Ukraina do të garantojë “furnizimin me energji” për Evropën duke qenë “burimi më i madh i gazit në kontinent”, deklaroi…

Diplovista

Rama për median greke: Ligji absurd i luftës duhet shfuqizuar

Ligji absurd i luftës duhet shfuqizuar, deklaroi kryeministri Edi Rama në një intervistë për televizionin grek ”MegaTV”, pjesë të së…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Rikthim në tempullin e poezisë

Tre vite më parë, me 18 shkurt 2022 u nda nga jeta poeti Bardhyl Londo!

Profil

Një Lider i ri në Diplomaci dhe Fuqizimin e Rinisë

Ambasador Rinor i NATO-s për Shqipërinë, Ambasador Global për Paqen për Kombet e Bashkuara dhe Këshilltar Rinor për OSBE-në

Masmedia

Rama: Pas Italisë, në mandatin e katërt ligjërim i pensioneve të shqiptarëve të Greqisë

Kryeministri Edi Rama vlerësoi sot miratimin e marrëveshjes së pensioneve nga Senati italian,