Çelnimi i një Pranvere të përhershme!

Romantikët e eskursioneve do të vijojnë të zbulojnë Vjosën, në kërkim të luleve të egra të dashurisë.


Nga Andi Bica & Beti Kumi

Lugina e Vjosës përvijon e shoqëruar në një mahnitje nëpër ekuinokse e solstice. Shkencëtarët e kuanteve të dritës , fizikës së shpirtit , pohojnë së gjithë këto çrregullime të klimës e zhvillime energjish brenda njerëzve duke krijuar vetëdijësim e rritje të personalitetit njerëzor vijnë si rezultat i një fenomeni , drejtimit të boshtit të Tokës. Ky pozicion i kthimit si në fillesë do të realizojë ngrohjen e njëjtë si në ekuator të të gjitha kontinenteve. Pra, do të kemi kudo Pranverë të përhershme, jo më vjeshtë, dimër e verë të nxehtë.

Me këtë shpresë e filluam vitin e ri me bashkudhëtaren time, duke kërcyer buzë lumit Vjosë me në sfond valserin e Danubit blu, që luhej drejtpërdrejt në radion e makinës tonë nga Orkestra e Vjenës, duke ndjerë aromën e lumenjve që sjellin qytetërimin. Si për ironi të fatit parkimi buzë lumit na cikati të gurët kutinë e vajit të kamios , ndërsa kamera që na xhironte nga sipër pasqyrës anësore të Outlanderit ra dhe u gërvisht përtokë.

Andi Bica

 

Udhëtojmë në kohë me krahët e fantazisë që të jep dielli kaq i bukur e polifonia burimore si ujët e diamanta të Vjosës. Të shohësh Lumin ku duket sikur ka kaluar Shën Kristofori me Jezusin Fëmijë duke mbajtur botën mbi supe, të ndjesh shenjtërinë e të dëgjosh koralen gregoriane të dhjetëra shenjtorëve ilirë buze Vjosës është një energji lartësuese.

Varg malet Trebeshinë Dhëmbel Nermërçkë e Shëndëlli Lunxhëri Bureto në rrugëkalimin mes tyrë në një peisazh romantik. Të veshur me diell e të mbathur me hënë , ata bartin në trupat e tyre fosile si gjurmë të përmbytjes universale.

Teksa ndalemi rrugës së Vjosës nga Tepelena në Mallakstër , përfytyrojmë të dëgjohet oshëtima e erës , e cila na përngjan me polifoninë shqiptare. Ajo vjen si thirrjen Shpëtimtare e të parëve që nga gjeneza e njeriut mbi tokë , antikiteti e deri sot në valëzimet e kristalta të lumit . Vargjet e rapsodit Lefter Çipa zgjojnë tingujt e dashurive të Vajzës së Valëve , Bejkes së Bardhë e mijëra bukurosheve shqiptare e të huaja që shkelin e Sarandës , Himarës e Vlorës e takohen në lumin bukurisht të egër.

Përgjatë tre muajve nga Nëntori piktorik i vjetshëm e deri në 14 Shkurtin e të dashkuruarve , vijuam të udhëtojmë nga Janina ku buron lumi i Vjosës në Malin e Pindit. Pastaj vijuam të njohim Vjosën me format e saj në lëvizje në kufirin e Konicës me Leskovikun, në Përmet, Labëri e deri në Lagunën e Nartës.

Udhëtimi fisnikërues na ndihmoi të njihnim me bashkudhëtaren Betin , një pamje më diellore të Shqipërisë Juglindore.

Mitat Frashëri e kujton këtë pjesë të Epirit si një vend tërësisht Shqiptar ku pavarësisht përqafimeve e përplasjeve mes besimeve e racave , gjuhëve e kombeve, gjithshka valëzohet drejt harmonisë së popujve autoktonë e të ardhur mbi këto troje të bekuara.

Në llixhat e Bënjës para se të shkosh tek ura e Kadiut takojmë në një tryezë miqësore të zotin e shtëpisë Hasan Vreton ose Colen e Hanit buzë lumit me zonjën e tij dropullite.

Në dialogun gjithë dritë e informacion të dobishëm për jetesën në luginën e Vjosës mes rrepeve të moçëm , përballë tokave të punuara e jeshiluese përgjatë lumit kuptuam se mbrojtësit e Parkut Kombëtar kandidat për Pasuri Botërore, kanë përmasa sa njerëzore po kaq dhe si burime referimesh si studjues autodidakt i fshatrave rrotull luginës.

Në oxhakun e shtëpisë së tij na tregon për fosilet e gjetura në fshatrat malore anash Vjosës, ku mendohet se ka qenë përmbytja mijëra vjet mëparë. Na tregon për ikonën e Shën Kristoforit i cili është një shenjt i popullor por jo aq i njohur me pamje mitologjike në kalimin ndërmjet paganizmit në krishtërim.

I zoti i shtëpisë na tregoi për vizitorët intrigues nga Gjermania e vendet nordike më biçikleta. Na njohu me një album për kostumet e pasura etnografike të Përmetit si dhe e gjallërimin e jetës kulturore me festa të sazeve e kabasë.

Në sofrën e tij rrethuar me dy burime uji malore ndihesh si në shtëpi. Me ne në makinë ka ardhur dhe një zonjë epirote e quajtur Vola, me prejardhje nga kufiri i Greqisë me Turqinë. Ajo së bashku me kolegët e saj ka shëtitur Shqipërinë nga Thethi në Himarë e po ndalet për tu larë në llixhat shërimtare të Bënjës. Zonja me flokë të shkurtra e buzqeshje filmike të kujton personazhet e filmave bardhe e zi. Tepër energjike ajo na tregon në foto pasionin e saj për pastrimin e plazheve e brigjeve të lumenjve nga mbeturinat e shishet plastike të cilat si një pamor artiste i mbledh në qese duke sendërtuar pamje si ato të artistes Lume Blloshmi, në piramidën e saj të reciklimit pranë rrapit të Galerisë së Arteve. Habia ishte ambjentimi i saj me llixhat.

Sapo kapërceu lumin me shpejtësi hyri në ujë e zhveshur për të shijuar relaksin , por shpejt u mbulua nga sytë e uritur të disa kureshtarëve të rinj që shëtisnin shpejt nëpër shkëmbinj duke patrulluar llixhat me motorr papaq ose makinë golf të rrjepur.

Më lart në fshatin Bënjë ecëm nëpër një rrugë të pashtruar me asfalt por pjesërisht me çakull. Ndaluam disa herë duke bërë punonjësit e kanalizimeve e mirmbajtjes së rrugëve duke pastruar e hequr gurë bllokues. U ngjitëm me pak vështirësi drejt fshatit turistik ku të duket nga larg se je në Toskanë prej rregullit e arkitekturës së shtëpive.

E kadifenjta e kullave ose kështjellave të vogla përmetare të thërriste si në aventurat e kalorësve mesjetarë.

Takuam në ngjitje te shtëpia pranë kishës treqindvjeçare të Shën Marisë, Sotirin një beniamin faqekuq e i rrumbullakët që kishtë humor të mirë. Së bashku me zonjën e tij ishte një mikpritës i buzëqeshur por realist e kritik me ngjarjet e kohës. Shtëpinë e kishtë të hapur thuajse gjithë vitin për turistët e llixhave sidomos alpinistët gjermanë më të shpeshtët në hapësirën ajrore të fshatit kodrinor ku shihje blloqe shkëmbore të gatshme për ndërtim prej erozionit e diellit pjekës.

Këtë parafytyrim e fortësuam tek Punimet e gurit që gjetëm në shtëpinë e Sotirit. Ato na bashkëshoqëruan nga muzeu i qytetit në qendër të Përmetit deri tek shtëpitë ku dardanët e jugut kanë vendosur pamje të antikuarëve me kalorës e gjuetarë , simbole të ndryshme të natyrës e besimit të ilirëve deri tek kisha e bukur dhe e veçantë e Shën Marisë së Bënjës në të cilën mjeshtrat e ndërtimit realizuan më të mirën e talentit të tyre.

Sikur fshati i Bënjës në pritje shtrimit të asfaltit jo vetëm elektoral , të hynte në 100 fshatrat turistikë , së toku me Leusën e Frashërin do të kishim buzëqeshjen e mrekullisë reale të banorëve jo vetëm të italianëve të CESVit që jetojnë e punojnë atje duke menduar e vepruar pozitivisht çdo ditë.
Aos , Ai është babai i mirë në antikitet ose lumi i gjallë e i egër që shpalos lirin e polifonisë labe e përqafohet në degëzimeve e burimeve ujore të kristalta të kabasë e isos toske , duke ruajtur secila unikalitetin e pavarësinë e tyre si një ujë i ngrirë që s ‘ përthyhet dot nga rrjedha deri në detin Adriatik e pastaj në Jon.

Thonë se atje ku dialogojnë tre veta është vetë Zoti i pranishëm. Nëse vlera e parë shpirtërore Polifonia labe hyri për Shqipërinë e dyta në UNESCO, mbas parkut antik të Butrintit , Vjosa pas liqenit të Ohrit do të hyjë si pasuri ujore mbi tokën pjellore, ku lindi e flatroi ky shpend i ndritshëm i këngës shumëzërshe. Kjo këngë na zbulon bëmat e njeriut të parë, në luginën ku duket se Noa ka ndalur anijen e tij dhe ka lidhur shiritin e ngjyrtë të besëlidhjes me qiellin e Krijuesin i rrethuar me 8 familjarët e tij. Atje ku rishohim në syrin e mëndjes buzë lumit tek shëtisin në varg krah për krah dardanët e Trojës së toku me princ Enean , birin e Afërditës duke recituar himnin e tyre e luajtur lojërat atletike trupformuese.

Pastaj shohim mbjelljen si pemë jete të një qytetërimi të ri nga Azia e Vogël e Dardanelet në Butrint, pastaj nga meteorët e Premtit vijmë në kriporen e legjendave të Sarandës. Onhezmi ose Ankizi babai i Eneas duket sikur qëndron dhe sot në port tek anija turistike e drunjtë duke shikuar me sy vrojtues drejt Romës, për të sjellë dhe atje shqiponjën dykrenore të Perandorisë së Padukshme, qytetërimit të Pellazgëve Hyjnorë e Ilirisë së Shenjtë.

– Secili të tijën, – pra toskët ison, kurse labët polifoninë na buzëqesh e kumbon Shekspiri i pakohë, duke na dhënë burim shpresash pafund largimin e dhënies së gjykimeve, si Getsbi i Madh në rolin e Di Kaprios, këtij mbrojtësi të vlerave botërore të Vjosës, Parkut Natyror Shqiptar.

Tjetër Dashuri është Devolli e tjetër Vjosa, por në fund të gjitha Dashuritë shkojnë si Muzat, drejt detit Adriatik.

Lundrojnë atje ku Ilirët të parët tanë tejpamës, ngritën ura drite e korridore që vijojnë të na pasurojnë e lartësojnë në virtyte dhe sot, si bij të denjë të këtij trualli.

Romantikët e eskursioneve në natyrë kështu si dhë ne morëm pakëz dritë gjeneze, do të vijojnë të zbulojnë Vjosën dhe sivjet, në kërkim të luleve të egra të dashurisë.

Sejko-Gonzato: BE, asistencë teknike në fusha të ndryshme të bankingut qendror

Hapja zyrtare e negociatave për grup-kapitullin e parë me Bashkimin Evropian (BE), shënon një moment historik në rrugëtimin e Shqipërisë…

Global 360

COP29 – Dhjetëra liderë botërorë fillojnë fjalimet dhe negociatat për ndryshimet klimatike

Dhjetëra liderë do të mbajnë sot fjalime në Konferencën e OKB-së për Ndryshimet Klimatike, që po zhvillohet në Azerbajxhan duke…

Diplovista

Çështja e emigracionit, Rama për ‘Il Giornale’: Evropa duhet bashkohet rreth një plani të qartë strategjik

Kryeministri Edi Rama ka dhënë një intervistë për median italiane “Il Giornale”. Ai komentoi marrëveshjen për emigrantët me Italinë si…

Gjeopolitika

Pika të zeza apo të ndritshme?

Viti 2024 duket që do të shënjohet nga luftrat dhe zgjedhjet, të cilat do të ndikojnë në fatin e një…

OPED

Bektashizmi dhe Shqipëria!

Historia e Bektashinjve është historia e qëndresës ndaj dhunës, gjatë pushtimit fatal të Perandorisë Turke

Profil

Një Lider i ri në Diplomaci dhe Fuqizimin e Rinisë

Ambasador Rinor i NATO-s për Shqipërinë, Ambasador Global për Paqen për Kombet e Bashkuara dhe Këshilltar Rinor për OSBE-në

Masmedia

Sejko-Gonzato: BE, asistencë teknike në fusha të ndryshme të bankingut qendror

Hapja zyrtare e negociatave për grup-kapitullin e parë me Bashkimin Evropian (BE), shënon një moment historik në rrugëtimin e Shqipërisë…