Hohmann: Shqipëria të përmirësojë ofertën turistike

Java e Evropës u ndal në Vlorë, një nga destinacionet më të njohura për turizmin në Shqipëri


Java e Evropës u ndal dje në Vlorë, një nga destinacionet më të njohura për turizmin në Shqipëri.
Gjatë një udhëtimi me anije për në ishullin e Sazanit, ambasadorët e “Team Europe”, autoritetet lokale dhe bizneset turistike diskutuan mbi sfidat me të cilat përballet turizmi në rajon dhe aftësitë e nevojshme për të rritur cilësinë e tij.

“Ishte fantastike të dëgjonim ndikimin pozitiv të investimeve të BE-së në rajon, si Lungomare apo Bypass-i i Vlorës, dhe të shihje të rinjtë e Shkollës Tregtare optimistë për të nxitur aftësitë e tyre”, u shpreh ambasadorja e BE-së, Christiane Hohmann.

Ajo siguroi se, “BE do të vazhdojë të mbështesë Vlorën dhe rajone të tjera në vend, por Shqipëria duhet të vazhdojë të përmirësojë ofertën turistike dhe të ndërtojë një sektor turizmi që forcon zhvillimin ekonomik, duke mbrojtur në të njëjtën kohë dhe duke i dhënë vlerë bukurive natyrore dhe pasurive kulturore të vendit”.

Pas diskutimeve, pjesëmarrësit eksploruan ishullin e Sazanit dhe shijuan ushqimet e shijshme të përgatitura nga shefi i ri i kuzhinës, Farjol Lila, i cili po krijon shije të reja duke përzier recetat tradicionale me ato moderne.

Për mësuesin dhe Profesorin tim, poetin Sadik Bejko…

"Jetofsh në poezi dhe bukurinë e shpirtit tënd! Një ndër ata, prej të cilëve më rron zemra në mirënjohje!

Global 360

Kroacia: Nisma ushtarake me Shqipërinë dhe Kosovën, e hapur edhe për partnerët

Sipas Kroacisë, nismës mund t’i bashkohen të gjitha vendet që, po ashtu, duan t’i ofrojnë mbështetje Kosovës dhe Shqipërisë në…

Diplovista

Rama për median greke: Ligji absurd i luftës duhet shfuqizuar

Ligji absurd i luftës duhet shfuqizuar, deklaroi kryeministri Edi Rama në një intervistë për televizionin grek ”MegaTV”, pjesë të së…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Rikthim në tempullin e poezisë

Tre vite më parë, me 18 shkurt 2022 u nda nga jeta poeti Bardhyl Londo!

Profil

Një Lider i ri në Diplomaci dhe Fuqizimin e Rinisë

Ambasador Rinor i NATO-s për Shqipërinë, Ambasador Global për Paqen për Kombet e Bashkuara dhe Këshilltar Rinor për OSBE-në

Masmedia

Për mësuesin dhe Profesorin tim, poetin Sadik Bejko…

"Jetofsh në poezi dhe bukurinë e shpirtit tënd! Një ndër ata, prej të cilëve më rron zemra në mirënjohje!