Krifca në Romë: Bashkëpunim dhe marka të përbashkëta me Italinë

Bashkëpunimi mes Shqipërisë dhe Italisë sot është në maksimumin që ka qenë ndonjëherë


Bashkëpunimi mes Shqipërisë dhe Italisë sot është në maksimumin që ka qenë ndonjëherë, teksa synojmë të ardhmen me produkte të përbashkëta dhe etiketa të përbashkëta: “Made in Albania” dhe “Made in Italy”.

Kështu u shpreh ministrja e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural Frida Krifca, e cila me ftesë të ministrit italian të Bujqësisë, Francesco Lollobrigida, mori pjesë në Asamblenë e Koalicionit të Tregjeve të Vogla për Fermerët, që po zhvillohet në Romë.

Ministrja vuri në dukje se “Italia është është partneri më i rëndësishëm tregtar i Shqipërisë, me një vëllim shkëmbimesh mbi 4 miliardë euro në vitin 2022, ku mbi 10 % e volumit tregtar i përket mallrave bujqësore”.

Krifca tha se “vitet e fundit ne kemi qenë dëshmitarë të një rritjeje të jashtëzakonshme të partneriteteve midis kompanive tona dhe ndërmarrjeve italiane që operojnë në industrinë ushqimore”.

Ministrja Krifca u ndal në përparësinë e agjendës së bashkëpunimit me Italinë, për më shumë sipërmarrje të përbashkëta, që kombinojnë avantazhet krahasuese nga të dy brigjet e Adriatikut.

“Ajo që shoh në të ardhmen është bashkëpunimi dhe markat gjithnjë e më shumë të përbashkëta. Shoh produkte të përbashkëta dhe pse jo, etiketa të përbashkëta: “Made in Albania” dhe “Made in Italy”, tha Krifca.

Ministrja Krifca vuri në dukje se bashkëpunimi me Italinë nis në ndërtimin e një zinxhiri vlerash, që fillon me të korrat dhe përfundon me përsosmërinë e produkteve italo-shqiptare që mund të jenë konkurruese përtej kufijve tanë.

Sipas saj, vlera e shtuar e këtij bashkëpunimi duhet të qëndrojë pikërisht në kombinimin e avantazheve të dy vendeve dhe promovimin të produkteve finale.

“Një dekadë më parë eksportet tona arrinin mesatarisht 100 milionë euro. Vitin e kaluar kemi eksportuar me sukses mbi 500 milionë euro produkte bujqësore. Rritja e jashtëzakonshme e ekonomisë shqiptare në përgjithësi dhe e sektorit bujqësor në veçanti i detyrohet shumë faktorëve të tilla si skema e subvencionimit nga buxheti i shtetit, si dhe programi IPARD i financuar nga qeveria shqiptare dhe nga Bashkimi Europian, që fuqizon drejtpërdrejt fermerët dhe eksportuesit e suksesshëm”, nënvizoi Krifca.

Ne, vijoi Krifca, kemi lehtësuar gjithashtu procesin e mekanizimit duke eliminuar të gjitha taksat për shumicën e makinerive të importuara dhe mjetet e transportit.

Ministrja Krifca deklaroi se “për të arritur objektivin tonë prej 1 miliard euro eksporte brenda vitit 2030, nuk mund të anashkalojmë asnjë mundësi për t’u rritur dhe për të bashkëpunuar”.

Pjesëmarrja e ministres Krifca në Asamblenë Ndërkombëtare të Tregjeve të Fermerëve ka ardhur si ftesë e ministrit italian të Bujqësisë, Francesco Lollobrigida.

Lexo më shumë nga

Udhëzim për miratimin e licencave për ripërdorimin e të dhënave të hapura

Ministri i MEKI, Blendi Gonxhja, dhe Komisioneri për të Drejtën e Informimit dhe Mbrojtjen e të Dhënave Personale, Besnik Dervishi…

Global 360

Marrëveshja trepalëshe me Shqipërinë dhe Emiratet, Meloni: Projekt ambicioz, ndërlidhje e re energjetike

Meloni theksoi se është e gëzuar që të nënshkruajë kuadrin e partneritetit strategjik me Kryeministrin Rama për të nisur një…

Diplovista

Hetimet e SPAK-ut, Rama: I qetë e i vendosur që të vijojë beteja ndaj pandëshkueshmërisë

Në një intervistë për Zërin e Amerikës, kryeministri bën një bilanc të zhvillimeve kryesore të vendit, që nga përparimi në…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Bektashizmi dhe Shqipëria!

Historia e Bektashinjve është historia e qëndresës ndaj dhunës, gjatë pushtimit fatal të Perandorisë Turke

Profil

Një Lider i ri në Diplomaci dhe Fuqizimin e Rinisë

Ambasador Rinor i NATO-s për Shqipërinë, Ambasador Global për Paqen për Kombet e Bashkuara dhe Këshilltar Rinor për OSBE-në

Masmedia

Udhëzim për miratimin e licencave për ripërdorimin e të dhënave të hapura

Ministri i MEKI, Blendi Gonxhja, dhe Komisioneri për të Drejtën e Informimit dhe Mbrojtjen e të Dhënave Personale, Besnik Dervishi…