“Defender Europe 23”, Yuri Kim: Moment i jashtëzakonshëm dhe historike!

Ambasadorja Amerikane Yuri Kim: Partneritetet tona ndërkombëtare janë më të rëndësishme se kurrë. Defender 23 do na tregojë ne dhe botës, se së bashku, ne mund të kryejmë çdo mision.


Dy helikopterë të Shteteve të Bashkuara të Amerikanë kanë fluturuar mbi qiellin shqiptar në nderim të Defender Europë 23, stërvitja e të cilit po kryhet në SHESHIN Nënë Tereza në Tiranë.

Ambasadorja Amerikane Yuri Kim e pranishme në stërvitjen e “Defender Europe 23” e cilësoi atë një moment të jashtëzakonshëm dhe historike.

SHBA dhe Shqipëria do të bëjnë historinë më të mirë, tha Kim, e cila risolli në kujtesë periudhën kur shqiptarët ndërtuan bunkerë nga frika e një armiqësie nga Shtetet e Bashkuara Amerikane.

“Ky është një moment i jashtëzakonshëm. Jemi me fat që jemi këtu. Shqiptarëve iu tha që SHBA ishin armiqtë dhe shqiptarët ndërtuan bunkerë. Shqipëria sot e ndryshuar është historike.

Duke nisur një histori ushtarake ndërkombëtare, jemi këtu si aleat, miq e partnerë. Dikur të ndarë veçmas, tani aleatë të NATO-s dhe partnerët më të afërt ushtarakë.

SHBA dhe NATO janë më të bashkuar se kurrë. Skënderbeu , heroi kombëtar por dhe heroi im vetjak, tha: bashkimi bën fuqinë. Nga Defender 21 SHBA-Shqipëri po bëjnë më shumë se kurrë së bahsku.

Partneritetet tona ndërkombëtare janë më të rëndësishme se kurrë. Defender 23 do na tregojë ne dhe botës, se së bashku, ne mund të kryejmë çdo mision.

Së bashku me Shqipërinë ne do bëjmë një histori më të mirë dhe të re. Jemi krah që qëndrojmë krah për krah me Shqipërinë”, tha Kim.

Për mësuesin dhe Profesorin tim, poetin Sadik Bejko…

"Jetofsh në poezi dhe bukurinë e shpirtit tënd! Një ndër ata, prej të cilëve më rron zemra në mirënjohje!

Global 360

Kroacia: Nisma ushtarake me Shqipërinë dhe Kosovën, e hapur edhe për partnerët

Sipas Kroacisë, nismës mund t’i bashkohen të gjitha vendet që, po ashtu, duan t’i ofrojnë mbështetje Kosovës dhe Shqipërisë në…

Diplovista

Rama për median greke: Ligji absurd i luftës duhet shfuqizuar

Ligji absurd i luftës duhet shfuqizuar, deklaroi kryeministri Edi Rama në një intervistë për televizionin grek ”MegaTV”, pjesë të së…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Rikthim në tempullin e poezisë

Tre vite më parë, me 18 shkurt 2022 u nda nga jeta poeti Bardhyl Londo!

Profil

Një Lider i ri në Diplomaci dhe Fuqizimin e Rinisë

Ambasador Rinor i NATO-s për Shqipërinë, Ambasador Global për Paqen për Kombet e Bashkuara dhe Këshilltar Rinor për OSBE-në

Masmedia

Për mësuesin dhe Profesorin tim, poetin Sadik Bejko…

"Jetofsh në poezi dhe bukurinë e shpirtit tënd! Një ndër ata, prej të cilëve më rron zemra në mirënjohje!