Manastirliu, takim me kreun e OBSH-së: Fuqizim i sistemit shëndetësor ndaj emergjencave

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu zhvilloi sot një takim në Gjenevë me drejtorin e përgjithshëm të OBSH-së, Tedros Adhanom Ghebreyesus


Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu zhvilloi sot një takim në Gjenevë me drejtorin e përgjithshëm të OBSH-së, Tedros Adhanom Ghebreyesus, me të cilin diskutoi për rëndësinë e adresimit të sfidave që solli pandemia, si përgatitja për emergjencat, investimet në sistemet shëndetësore, çështjet e shëndetit mendor, si dhe edukimi në vazhdim i stafeve mjekësore.

“Trajnimi dhe edukimi i burimeve njerëzore përmes programeve të përbashkëta ndërmjet shteteve, është një ndër mekanizmat që mund të jenë pjesë e një platforme aktive komunikimi, për të forcuar burimet njerëzore në shëndetësi. Ne kemi interes për pjesëmarrjen në iniciativën e trajnimit dhe edukimit në vazhdim infermierëve, me synim rritjen e kapaciteteve dhe standardeve të cilësisë të kujdesit infermieror”, tha Manastirliu, gjatë takimit me kreun e OBSH-së, Ghebreyesus.

Duke folur për shërbimet në nivelin parësor për problematikat e shëndetit mendor në periudhën postpandemi, ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale foli për zbatimin e një strategjie konkrete në kujdesin parësor.

“Ne kemi hapur 50 qendrat e para socio-shëndetësore dhe synojmë ti zgjerojmë dhe me 50 qendra të tjera brenda vitit, duke rritur aksesin e qytetarëve në qendrat e kujdesit parësor për problematikat e shëndetit mendor”, u shpreh ministrja Manastirliu.

Drejtori i përgjithshëm i OBSH-së, vlerësoi progresin e bërë nga Shqipëria për rritjen e aksesit në shërbime shëndetësore për çështjet e shëndetit mendor.

“Shëndeti mendor është sfida më e madhe, sidomos me impaktin që la pas pandemia e COVID-19, ndaj është e rëndësishme rritja e aksesit në shërbime për shëndetin mendor”, tha ai.

Takimi mes ministres së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale Ogerta Manastirliu dhe drejtorit të përgjithshëm të OBSH, u zhvillua në kuadër të Asamblesë së 76-të të Organizatës Botërore të Shëndetësisë, që po mbahet në Gjenevë të Zvicrës, me pjesëmarrjen e politikëbërësve, ekspertëve dhe përfaqësuesve të institucioneve shëndetësore, ku po diskutohet për sfidat e sistemeve shëndetësore, impaktin e pandemisë në shëndetin e popullatës dhe nevojën për të bashkuar forcat dhe forcuar kapacitetet, për të garantuar përgatitje dhe përgjigje të shpejtë ndaj emergjencave shëndetësore, si dhe rolin e teknologjisë dhe inovacionit në aksesin e shërbimeve shëndetësore. /ATSH

Balla vizitë në birrarinë më të vjetër në Frankfurt. Drejtohet nga njē sipërmarrës shqiptar

Drejtuesi Politik i Partisë Socialiste për Diasporën, Taulant Balla, u takua në Frankfurt me sipërmarrësin shqiptar Fatmir Dulaj, i cili…

Global 360

Arabia Saudite në qendër të politikës së jashtme globale duke pritur bisedimet SHBA-Rusi

Arabia Saudite ka konsoliduar pozicionin e saj në rritje në arenën e çështjeve globale, duke u shfaqur si një pikë…

Diplovista

Mynih – Rama: Zgjedhja e Trump, shans që Europa të zgjohet

Kryeministri Edi Rama i cili ndodhet në Mynih, Gjermani, në kuadër të pjesëmarrjes në Konferencën e 61 të Sigurisë, mori…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Rikthim në tempullin e poezisë

Tre vite më parë, me 18 shkurt 2022 u nda nga jeta poeti Bardhyl Londo!

Profil

Një Lider i ri në Diplomaci dhe Fuqizimin e Rinisë

Ambasador Rinor i NATO-s për Shqipërinë, Ambasador Global për Paqen për Kombet e Bashkuara dhe Këshilltar Rinor për OSBE-në

Masmedia

Balla vizitë në birrarinë më të vjetër në Frankfurt. Drejtohet nga njē sipërmarrës shqiptar

Drejtuesi Politik i Partisë Socialiste për Diasporën, Taulant Balla, u takua në Frankfurt me sipërmarrësin shqiptar Fatmir Dulaj, i cili…