
Shqipëri-Egjipt, marrëveshje bashkëpunimi për shkëmbimet tregtare
Ministrja e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Frida Krifca zhvilloi sot një takim në Romë me ministrin e Furnizimit dhe Tregtisë së Brendshme të Egjiptit, Ali Al-Moselhi.

Ministrja e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Frida Krifca zhvilloi sot një takim në Romë me ministrin e Furnizimit dhe Tregtisë së Brendshme të Egjiptit, Ali Al-Moselhi.
Krifca, në një postim në rrjetet sociale, teksa ka publikuar edhe foto nga ky takim, bëri të ditur se, së shpejti do të nënshkruhet një marrëveshje bashkëpunimi me Egjiptin, e cila do të lehtësojë shkëmbimet tregtare mes dy vendeve.
“I shpreha ministrit interesin për të zgjeruar eksportet tona bujqësore, e posaçërisht drufrutorëve, drejt tregut egjiptian dhe më gjerë”, shkroi Krifca.