Çelet “Porta e beharit turistik” në sitin arkeologjik të Antigonesë në Gjirokastër

“Antigonea” gati për të pritur vizitorë vendas e të huaj


Çelet “Porta e beharit turistik” në sitin arkeologjik të Antigonesë në Gjirokastër.

Prefekti i Qarkut Gjirokastër, Odise Kote, në ditën e diversitetit kulturor në Parkun Antigone, ka dhënë mesazhin e qartë se, zbulimi dhe rizbulimi i thesareve të trashëgimisë historike e kulturore është pjesë e rëndësishme e ruajtjes, e zhvillimit të identitetit kombëtar, e njohjes së vetvetes.

“Pranimi i dimensionit kulturor të tjetrit është një nga vlerat më emancipuese të qytetërimit shqiptar, vlerë që ka sjellë harmoni, mirëkuptim e bashkëjetesë shembullore në botën shqiptare”, ka shkruar prefekti i Qarkut Gjirokastër, në rrjetet sociale, ku dhe bëri ftesë për zbulimin e hireve e stolive të Parkut të Antigonesë, një nga kërshëritë përvëluese të vizitorëve vendas, të botës shqiptare e të huaj.

Antigonea, me sipërfaqe 45 ha, territor mbi 90 ha, qytetërim i shekullit III para Krishtit, është një nga atraksionet më të rëndësishme të rajonit e krejt Ballkanit.

Në ceremoninë e çeljes së “Portës së beharit turistik”, ka qenë i pranishëm edhe kryetari i bashkisë Gjirokastër, Flamur Golemi.

Me këtë rast ishte përgatitur një shfaqje me këngë e kostume tradicionale si dhe një minipanair me prodhime ushqimore të zonës si dhe punime artizanale.

Lexo më shumë nga

Rama: Vota më 11 maj, e lidhur drejtpërdrejt me Bashkimin Evropian

Kryeministri, njëherësh kryetar i Partisë Socialiste, Edi Rama dhe drejtuesja politike e PS për Qarkun e Tiranës, Ogerta Manastirliu, zhvilluan…

Global 360

“Erdha i fundit babë!”, Hashim Thaçi lë mesazhin e ndjerë në varrin e babait të tij

Ish-presidentit të Kosovës nuk iu lejua pjesëmarrja në varrimin e babait

Diplovista

Rama për median greke: Ligji absurd i luftës duhet shfuqizuar

Ligji absurd i luftës duhet shfuqizuar, deklaroi kryeministri Edi Rama në një intervistë për televizionin grek ”MegaTV”, pjesë të së…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Rikthim në tempullin e poezisë

Tre vite më parë, me 18 shkurt 2022 u nda nga jeta poeti Bardhyl Londo!

Profil

Një Lider i ri në Diplomaci dhe Fuqizimin e Rinisë

Ambasador Rinor i NATO-s për Shqipërinë, Ambasador Global për Paqen për Kombet e Bashkuara dhe Këshilltar Rinor për OSBE-në

Masmedia

Rama: Vota më 11 maj, e lidhur drejtpërdrejt me Bashkimin Evropian

Kryeministri, njëherësh kryetar i Partisë Socialiste, Edi Rama dhe drejtuesja politike e PS për Qarkun e Tiranës, Ogerta Manastirliu, zhvilluan…