Pse duhet restauruar ballina e Muzeut Historik Kombëtar!

Është evidencialisht e nevojshme rikonceptimi i platformës së ballinës dhe restaurimi i plotë i mozaikut të saj


Nga Ark. Vasil Gjika

Prej vitesh, mozaiku i ballinës së Muzeut Kombëtar, një vepër tipike e social-komunizmit, i ka rezistuar vëmendjes dhe/apo ndërhyrjeve të nevojshme që do të duhej të kishte pësuar, qëkurse u hoq ylli i kuq. Dhe kjo, aspak për “ta sh’berë” si komuniste, por për të vendosur ekuilibrin “prezantues” dhe përfaqësues që ajo pamje duhet të ketë, në formë edhe përmbajtje si një vepër historike dhe kombëtare.

Përkundër pritshmërive, dy ditë pas fitores plebishitare te zgjedhjeve lokale, qeveria ndau me popullin një lajm të gëzuar: Inaugurimi i Mozaikut të fasadës së Muzeut Historik Kombëtar! Dhe e gjithë kjo vepër e lëvduar shpenzoi dy vite punë për t’u restauruar!?

Po, çfarë realizoi qeveria këto dy vite pune për restaurimin e mozaikut “të prekur nga tërmeti” me paratë që dhuroi Europa?

Kujtojmë sot se, Muzeu Kombëtar ishte një nga krenaritë e komunizmit, inauguruar ne fundvitin e 1981, që u vendos në qendër të Tiranës. Struktura e konceptuar sipas standarteve të arkitekturës “socialiste”, nuk pati asnjë teprim apo përsiatje futuriste në formë (që edhe mund t’i kishte për tipollogjinë e një muzeu), por blatonte këdo kundrues, apo shëtitës të rastit të gjendur në sheshin “Skenderbej”, me Ballinën impozante dhe mozaikun e ndezur.

Është pikërisht kjo ballinë që qenka “restauruar”.

Mbetesh pa fjalë kur shikon që paratë e Europës janë harxhuar thjesht për t’i bërë refresh një vepre totalisht të politizuar komuniste, nga estabilshmenti i kohës, dyzetë e pak vite më parë.

– Së pari, ballina-mosaik ka të meta thelbësore të përfaqësimit të memories historike kombëtare që do të duhej t’i kishte. Disa etapa të periudhës ilire e para ilire nuk përfaqësohen fare. Gjithashtu e sfumuar paraqitet, lufta antiosmane, pavarësia, etj.

– Po ashtu mungojnë personazhe historike që nuk mund të tipizohen (apo fshihen pas tipizimeve), pasi kanë profil dhe emer konkretë.

– Zenë një vend me tepri të konsiderueshëm figurat e “puntorit”, “kooperativistes”, që ndërtojnë socializmin(!?).

– Janë vendosur me tepri të pajustifikuar katër figura të “partizanëve” (nga 13 gjithësej) që sollën lirinë!

– Së dyti, e parë me përfaqësimin në kohë, kemi një bilanc allogjik: nga prehistoria deri tek Rilindja Kombëtare dhe çetat patriotike në prag të pavarësise, afër 5000 vite histori, kemi vetëm 6 figura; lufta partizane e çlirimit (afër 3 vite) ka 4 figura; ndërtimi i socializmit (45 vite komunizëm) “klasa punëtore” dhe “kooperativistja” (me armë në dorë) ka 2 figura; dhe Nëna Shqipëri ka një figurë simbolike qëndrore, gruaja me kostum kombëtar (dhe ajo me armë në dorë). Pra, totalisht nje shpërdorim abuziv në hapësire dhe në kohe i historise dhe dëshmive e objekteve historike, që Muzeu Kombëtar mban brenda tij. Dhe e gjitha kjo, pasi komunistët mendonin se me ‘ta, fillonte edhe ora zero!?

Ark. Vasil Gjika

– Së treti, ka nje difekt të rendë mospërfaqësimin e hapësirës mbarëshqiptare/kombëtare, duke mospërfshirë, Kosovën, Maqedoninë veriore, etj., dhe gjithë hapësirën etnike shqiptare, qe duhet ta ketë dhe përmbajë si Muzeu Historik Kombëtar.

– Paraqitet si sukses i restauratorëve heqja e yllit komunist dhe e vepres se diktatorit nga dora e figurës së “klasës punëtore”, por duhet thënë se e gjithë arritja është jo vetëm përligja por edhe nje perforcim i simbolikave komuniste ne ballinën e Muzeut Kombëtar.

Jo vetëm për defektet e mësipërpërmendura, por edhe për momentin e rishkrimit të historisë ku thuhet se jemi, është evidencialisht e nevojshme rikonceptimi i platformës së ballinës dhe restaurimi i plotë i mozaikut të saj.

Integrimi në BE, Hasani: Shqipëria në fazë të avancuar, të ruhet ritmi

Ministri për Europën dhe Punët e Jashtme, Igli Hasani, priti në një mëngjes pune përfaqësuesit e vendeve të formatit “Miqtë…

Global 360

COP29 – Dhjetëra liderë botërorë fillojnë fjalimet dhe negociatat për ndryshimet klimatike

Dhjetëra liderë do të mbajnë sot fjalime në Konferencën e OKB-së për Ndryshimet Klimatike, që po zhvillohet në Azerbajxhan duke…

Diplovista

Çështja e emigracionit, Rama për ‘Il Giornale’: Evropa duhet bashkohet rreth një plani të qartë strategjik

Kryeministri Edi Rama ka dhënë një intervistë për median italiane “Il Giornale”. Ai komentoi marrëveshjen për emigrantët me Italinë si…

Gjeopolitika

Pika të zeza apo të ndritshme?

Viti 2024 duket që do të shënjohet nga luftrat dhe zgjedhjet, të cilat do të ndikojnë në fatin e një…

OPED

Bektashizmi dhe Shqipëria!

Historia e Bektashinjve është historia e qëndresës ndaj dhunës, gjatë pushtimit fatal të Perandorisë Turke

Profil

Një Lider i ri në Diplomaci dhe Fuqizimin e Rinisë

Ambasador Rinor i NATO-s për Shqipërinë, Ambasador Global për Paqen për Kombet e Bashkuara dhe Këshilltar Rinor për OSBE-në

Masmedia

Integrimi në BE, Hasani: Shqipëria në fazë të avancuar, të ruhet ritmi

Ministri për Europën dhe Punët e Jashtme, Igli Hasani, priti në një mëngjes pune përfaqësuesit e vendeve të formatit “Miqtë…