Shqipëri-Kosovë, promovim i ndërsjellë në fushën e turizmit

Ministrja e Turizmit dhe Mjedisit, Mirela Kumbaro u prit në një takim nga kryetari i bashkisë së Prishtinës, Përparim Rama


Ministrja e Turizmit dhe Mjedisit, Mirela Kumbaro u prit në një takim nga kryetari i bashkisë së Prishtinës, Përparim Rama, me të cilin bisedoi mbi promovimin e ndërsjellë në fushën e turizmit.

Kumbaro ndau në rrjetet sociale momente nga takimi me kryebashkiakun e Prishtinës.

“Shumë pozitiv takimi me kryetarin energjik të Bashkisë së Prishtinës, Përparim Rama i cili po bën një punë të shkëlqyer për rritjen turistike të kryeqytetit. Do t’i kemi edhe më intensive komunikimet këtë periudhë për ta shtuar promovimin e ndërsjellë me qëllim zgjerimin e hartës turistike të mysafirëve nga Kosova që pushojnë në Shqipëri”, theksoi Kumbaro.

Kumbaro u shpreh se, “do të shtojmë edhe flukset shqiptare në Prishtinë e më gjerë, gjë e cila do të nisë me prezantimin e platformës së përbashkët turistike, që do ta shfaqim në mbledhjen e dy qeverive në qershor”.

Kumbaro ndodhet për vizitë në Kosovë, ku mori pjesë edhe në konferencën “Java e zhvillimit të qëndrueshëm” në Kosovë”.

Rama: Ndjesë për shprehjen “autizëm politik”, dyfishuam mbështetjen për fëmijët me aftësi të veçanta

Kryeministri Edi Rama, njëherësh kryetar i Partisë Socialiste ka kërkuar ndjesë në lidhje përdorimin shprehjen “autizëm politik” gjatë një fjalimi…

Global 360

Papa Françesku reformatori i madh i Kishës Katolike

Papa Françesku, i popullarizuar në mesin e besimtarëve, por që u përball me kundërshtime të egra brenda Kishës Katolike, vdiq…

Diplovista

Rama për median greke: Ligji absurd i luftës duhet shfuqizuar

Ligji absurd i luftës duhet shfuqizuar, deklaroi kryeministri Edi Rama në një intervistë për televizionin grek ”MegaTV”, pjesë të së…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Rikthim në tempullin e poezisë

Tre vite më parë, me 18 shkurt 2022 u nda nga jeta poeti Bardhyl Londo!

Profil

Një Lider i ri në Diplomaci dhe Fuqizimin e Rinisë

Ambasador Rinor i NATO-s për Shqipërinë, Ambasador Global për Paqen për Kombet e Bashkuara dhe Këshilltar Rinor për OSBE-në

Masmedia

Rama: Ndjesë për shprehjen “autizëm politik”, dyfishuam mbështetjen për fëmijët me aftësi të veçanta

Kryeministri Edi Rama, njëherësh kryetar i Partisë Socialiste ka kërkuar ndjesë në lidhje përdorimin shprehjen “autizëm politik” gjatë një fjalimi…