Kumbaro: 92% më shumë turistë spanjollë

Përurohet hotelit më i ri e më të madh në vendin tonë të brandit prestigjioz ndërkombëtar “Meliá”


Ministrja e Turizmit dhe Mjedisit, Mirela Kumbaro mori pjesë në ceremoninë e përurimit të hotelit më të ri e më të madh në vendin tonë të brandit prestigjioz ndërkombëtar “Meliá”, buzë bregdetit të Adriatikut në Durrës.

Ajo solli në vëmendje, që në fillim të shkurtit mori një mesazh nga Sekretari i Përgjithshëm i Organizatës Botërore të Turizmit me seli në Madrid, i cili i shkruante se “destinacioni i vitit 2023 është Shqipëria bashkë me ‘Melia Group’”.

“Ishte kartolina më e bukur që mund të merrja në fillim të këtij viti, falë edhe jehonës që i dhanë mediet ndërkombëtare e disa televizione spanjolle, apo edhe medie të tjera të huaja që e kanë konsideruar Shqipërinë një destinacion të turizmit”, u shpreh Kumbaro.

“Vitin e kaluar 4.5 herë më shumë turistë spanjollë priti Shqipëria. Vetëm në 4 muajt e parë të këtij viti kemi 92 % më shumë turistë spanjollë se viti i kaluar. Me 7.5 milionë vizitorë të huaj u mbyll viti 2022, por ky vit në tre muajit e parë ka regjistruar 54 % më shumë turistë se e njëjta periudhë e vitit të kaluar”, deklaroi Kumbaro, teksa i uroi suksese investitorëve.

Gonxhja: Viti 2025 do të sjellë 3500 evente nga skena e pavarur artistike

Kryeministri Edi Rama dhe ministri i Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, Blendi Gonxhja, morën pjesë në eventin “HangArt”

Global 360

Kroacia: Nisma ushtarake me Shqipërinë dhe Kosovën, e hapur edhe për partnerët

Sipas Kroacisë, nismës mund t’i bashkohen të gjitha vendet që, po ashtu, duan t’i ofrojnë mbështetje Kosovës dhe Shqipërisë në…

Diplovista

Rama për median greke: Ligji absurd i luftës duhet shfuqizuar

Ligji absurd i luftës duhet shfuqizuar, deklaroi kryeministri Edi Rama në një intervistë për televizionin grek ”MegaTV”, pjesë të së…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Rikthim në tempullin e poezisë

Tre vite më parë, me 18 shkurt 2022 u nda nga jeta poeti Bardhyl Londo!

Profil

Një Lider i ri në Diplomaci dhe Fuqizimin e Rinisë

Ambasador Rinor i NATO-s për Shqipërinë, Ambasador Global për Paqen për Kombet e Bashkuara dhe Këshilltar Rinor për OSBE-në

Masmedia

Gonxhja: Viti 2025 do të sjellë 3500 evente nga skena e pavarur artistike

Kryeministri Edi Rama dhe ministri i Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, Blendi Gonxhja, morën pjesë në eventin “HangArt”