Rekord turistësh në Durrës

Këtë sezon turistik Durrësi pritet të ketë një numër rekord turistësh, krahasuar me vitet e kaluara.


Këtë sezon turistik Durrësi pritet të ketë një numër rekord turistësh, krahasuar me vitet e kaluara.

Prenotimet janë të shumta dhe pothuajse shumë hotele nuk kanë më vende të lira, vecanërisht për muajt korrik dhe gusht.

“Pritshmëritë janë shumë të mira. Presin turistë më shumë se vitin e kaluar. Jehona ka qenë shumë e madhe dhe projektet e fundit për transformimin e qytetit, projekti për zbulimin e arenës së amfiteatrit dhe ai për rivitalizimin e Torrës Veneciane është risi dhe turistët mund ta shohin objektin në VR (realitet virtual). Kjo përsa i përket turizmit kulturor, pasi në Durrës kemi produkte, tipologji të ndryshme të turizmit”, thotë Floreta Kërtusha nga Drejtoria e Turizmit, Bashkia Durrës.

Për hotelet gjithëvjetore sezoni ka nisur i mbarë. Stafet janë të plota për të ofruar shërbim cilësor për turistë që kanë zgjedhur Durrësin si destinacion të pushimeve. Shumë hotele janë prenotuar në mbi 90 % të kapacitetit të tyre, duke kaluar pritshmëritë ende pa nisur fluksi i sezonit.

“Në hotelin tonë dhomat janë të plota. Janë të mbushura me klientë”, thotë një operatore.

“Kemi rezervime të larta nga vendet nordike pasi moti ynë është shumë i favorshëm. Ne jemi të hapur gjithë vitin ndaj edhe me stafin jemi të kompletuar”, shprehet një tjetër.

Turistët e huaj i ndesh ngado në qytet dhe në plazhe.

“Është hera ime e parë në Shqipëri dhe mendoj se është shumë bukur. Natyrë unike. Vizituam edhe Shkodrën dhe ishte absolutisht shumë bukur dhe shpresoj të kthehem shpejt”, thotë një turiste.=

“Jam Jana Genova nga Sofia, Bullgaria. Jemi këtu për punë nga i gjithë Ballkani. Kam qenë këtu dhe në 1999-n. Uau, ka ndryshuar shumë. Ndryshimet i sheh ngado. Një vend ku ke qejf të vish, jo vetëm për natyrën dhe detin, po gjithashtu për njerëzit, mikëpritjen dhe vullnetin për të ndryshuar e zhvilluar vendin”, shprehet një turiste nga Bullgaria.

Ata vijnë nga vende të ndryshme të Evropës, madje dhe nga Amerika, Kanadaja dhe Australia e largët, por më të shumtë janë nga vendet skandinave, Spanja dhe Italia, si dhe polakët të cilët preferojnë paketat gjithëpërfshirëse.

“Aktualisht në hotel kemi pushues nga Amerika, Suedia, Norvegjia dhe Gjermania, pa harruar mysafirët nga vendet tona fqinje, si Kosova dhe Maqedonia.”

Me një kapacitet akomodues prej mbi 10 mijë shtretër, Durrësi numëron 185 hotele, resorte turistike, bujtina dhe disa subjekte agroturizmi. /Top Channel

Presidenti i Federatës Ukrainase të Futbollit, vizitë në “Shtëpinë e Futbollit”. Andriy Shevchenko: Shqipëria po rritet, zhvillimi më i madh vjen nga futbolli

“Shtëpia e Futbollit” mirëpriti sot në një vizitë zyrtare Presidentin e Federatës Ukrainase, Andriy Shevchenko. I ftuar nga Presidenti i…

Global 360

Arabia Saudite në qendër të politikës së jashtme globale duke pritur bisedimet SHBA-Rusi

Arabia Saudite ka konsoliduar pozicionin e saj në rritje në arenën e çështjeve globale, duke u shfaqur si një pikë…

Diplovista

Mynih – Rama: Zgjedhja e Trump, shans që Europa të zgjohet

Kryeministri Edi Rama i cili ndodhet në Mynih, Gjermani, në kuadër të pjesëmarrjes në Konferencën e 61 të Sigurisë, mori…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Rikthim në tempullin e poezisë

Tre vite më parë, me 18 shkurt 2022 u nda nga jeta poeti Bardhyl Londo!

Profil

Një Lider i ri në Diplomaci dhe Fuqizimin e Rinisë

Ambasador Rinor i NATO-s për Shqipërinë, Ambasador Global për Paqen për Kombet e Bashkuara dhe Këshilltar Rinor për OSBE-në

Masmedia

Presidenti i Federatës Ukrainase të Futbollit, vizitë në “Shtëpinë e Futbollit”. Andriy Shevchenko: Shqipëria po rritet, zhvillimi më i madh vjen nga futbolli

“Shtëpia e Futbollit” mirëpriti sot në një vizitë zyrtare Presidentin e Federatës Ukrainase, Andriy Shevchenko. I ftuar nga Presidenti i…