Tirana, destinacion i vajzave nga lindja që ofrojnë seks me pagesë

Reklamimin e bëjnë hapur në një faqe internet të quajtur ‘Tirana escorts’


Në Shqipëri dhe kryesisht në kryeqytet janë parë shpesh të huaj që kanë gjetur në vendin tonë një treg të sigurt pune. Por së fundmi është vërejtur një tjetër fenomen.

Tirana është shndërruar në destinacionin e vajzave nga lindja që ofrojnë shërbime seksuale kundrejt pagesës. Vajzat nga Libia, Taxhikistani apo Azerbaxhani por edhe Kina apo Vietnami vijnë në vendin tonë si turiste dhe marrin apartamente të ndryshme me qira ku ushtrojnë aktivitetin e tyre kundrejt shumave nga 100 deri në 400 euro. Reklamimin e bëjnë hapur në një faqe internet të quajtur ‘Tirana escorts’.

Ky aktivitet ra në sy të autoriteteve ku 3 nga vajzat ranë pre e grabitjes nga disa adoleshentë të cilët nën kërcënimin e thikës, u morën celularët dhe paratë.

Tre të miturit të dyshuar për vjedhje me dhunë thanë para uniformave blu se ranë në kontakt me të huajat në një faqe internet ku ato ofronin shërbime seksuale kundrejt pagesës në apartamente të marra me qira në Tiranë.

Të miturit të moshave 16-17 vjeç i kontaktonin vajzat duke u hequr si klientë, e më pas kur shkonin në destinacion i grabisnin. Para disa ditësh një incident i tillë ndodhi në rrugën ‘Dervish Hatixheja’.

Komisariati nr.3 i policisë i identifikoi të miturit dhe për shkak të moshës i procedoi në gjendje të lirë. E njëjta situatë ka ndodhur javë më parë në rrugën ‘Islam Alla’ ku pre e vjedhjes ranë dy vajza nga Libia. /Top Channel

Lexo më shumë nga

“Paketa e maleve”, Gonxhja: Nxitje ekonomisë dhe turizmit malor

Ministri i MEKI: Ndiko në promovimin e produkteve “Made in Albania”

Global 360

Shmyhal: Ukraina do të garantojë furnizimin me energji për Evropën

Ukraina do të garantojë “furnizimin me energji” për Evropën duke qenë “burimi më i madh i gazit në kontinent”, deklaroi…

Diplovista

Rama për median greke: Ligji absurd i luftës duhet shfuqizuar

Ligji absurd i luftës duhet shfuqizuar, deklaroi kryeministri Edi Rama në një intervistë për televizionin grek ”MegaTV”, pjesë të së…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Rikthim në tempullin e poezisë

Tre vite më parë, me 18 shkurt 2022 u nda nga jeta poeti Bardhyl Londo!

Profil

Një Lider i ri në Diplomaci dhe Fuqizimin e Rinisë

Ambasador Rinor i NATO-s për Shqipërinë, Ambasador Global për Paqen për Kombet e Bashkuara dhe Këshilltar Rinor për OSBE-në

Masmedia

“Paketa e maleve”, Gonxhja: Nxitje ekonomisë dhe turizmit malor

Ministri i MEKI: Ndiko në promovimin e produkteve “Made in Albania”