Balluku: Projekte të përbashkëta në infrastrukturë dhe energji me Maqedoninë e Veriut

Zëvendëskryeministrja, njëherësh ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku zhvilloi një takim në Shkup me Zëvendëskryeministrin, Fatmir Bytyçi dhe Zëvendëskryeministërin e parë, Artan Grubi.


Zëvendëskryeministrja, njëherësh ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku zhvilloi një takim në Shkup me Zëvendëskryeministrin, Fatmir Bytyçi dhe Zëvendëskryeministërin e parë, Artan Grubi.

Në një postim në rrjetet sociale Balluku ndau momente nga takimi me Bytyçin dhe Grubin.

“Me homologët Bytyçi dhe Grubi diskutova përkatësisht për projektet energjetike që kemi të përbashkëta me Maqedoninë e Veriut dhe për rëndësinë dhe ecurinë e Kooridorit të VIII duke përfshirë këtu autostradën që ka nisur nga të dya krahët, por edhe projektet e hekurudhës”, tha Balluku.

Balluku mori pjesë sot në Shkup në takimin dy ditorë të vendeve të Ballkanit Perëndimor, ku po diskutohet mbi sfidat që ka rajoni për sigurinë energjetike.

Balluku dhe Bytyçi në një prononcim për mediet theksuan nevojën e bashkëpunimit rajonal.

“Maqedonia e Veriut dhe Shqipëria kanë nisur prej kohësh të bashkëpunojnë, sidomos për sa i përket projektit të ri të portit të Vlorës, ku parashikohet një gazifikim i lundrueshëm”, tha Balluku.

Institucionet turke shënojnë Ditën e Sovranitetit Kombëtar dhe Fëmijëve

Ambasadori turk në Tiranë, Tayyar Kağan Atay, takim me nxënës të shkollës së Fondacionit Turk Maarif në Shqipëri

Global 360

Papa Françesku reformatori i madh i Kishës Katolike

Papa Françesku, i popullarizuar në mesin e besimtarëve, por që u përball me kundërshtime të egra brenda Kishës Katolike, vdiq…

Diplovista

Rama për median greke: Ligji absurd i luftës duhet shfuqizuar

Ligji absurd i luftës duhet shfuqizuar, deklaroi kryeministri Edi Rama në një intervistë për televizionin grek ”MegaTV”, pjesë të së…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Rikthim në tempullin e poezisë

Tre vite më parë, me 18 shkurt 2022 u nda nga jeta poeti Bardhyl Londo!

Profil

Një Lider i ri në Diplomaci dhe Fuqizimin e Rinisë

Ambasador Rinor i NATO-s për Shqipërinë, Ambasador Global për Paqen për Kombet e Bashkuara dhe Këshilltar Rinor për OSBE-në

Masmedia

Institucionet turke shënojnë Ditën e Sovranitetit Kombëtar dhe Fëmijëve

Ambasadori turk në Tiranë, Tayyar Kağan Atay, takim me nxënës të shkollës së Fondacionit Turk Maarif në Shqipëri