Këlcyra është qyteti më i lashtë i Shqipërisë!

DODONA, sot ka vendlindjen, shtëpinë e saj me fakte dhe argumente dhe ajo është Këlcyra.


Nga Fejzo Subashi

Këlcyra është qyteti më i lashtë i Shqipërisë!

Këtë konstatim nuk e thonë vetëm këlcyrjotët, aq më pak ta thonë se ju intereson kështu. As unë nuk e them meqenëse jam Këlcyrjot, jo vetëm me origjinë, por jam me shpirt dhe zemër këlcyrjot.

Aq me pak që të arrij në këtë konkluzion nga qenësia mik i Kryetarit të Bashkisë, apo për t’i dhënë vlera dhe rëndësi të pamerituar këtij qyteti dhe kësaj Bashkie, meqenëse Z. Klement Ndoni është qytetar i parë i Këlcyrës.

Por, ajo që e vërteton këtë janë argumentet kokëforta, të cilat mua si gazetar më vënë përpara këtij detyrimi dhe përgjegjësie, për ta pasqyruar këtë realitet për t’i dhënë vendin që meriton qyteti Këlcyrë. Këtë detyrim dhe përgjegjësi e ka çdo qytetar, sidomos ata që janë marrë dhe merren apo studiojnë në fushat përkatëse.

Në gjykimin tim, qofsha i gabuar, se në këtë pikë jo vetëm historianët që nuk i kanë dhënë vendin e duhur, po aq më pak arkeologjia dhe institucionet kompetente në këtë drejtim, jo nuk ka bërë gjënë e duhur, por nuk kanë bërë as gjë fare për lashtësinë, historinë dhe vlerat e qytetit dhe Bashkisë Këlcyrë. Jo vetëm ata që duhet ta bënin nga këndvështrimi shkencor, por përgjegjës janë edhe e atyre që iu është dhënë mundësia për ta qeverisur dhe administruar Këlcyrën, jo vetëm sot, por në gjithë historinë e drejtimit dhe menaxhimit të kësaj krahine.

Realiteti dhe e vërteta pavarësisht këtyre nënvleftësime dhe mos impenjimi nga njerëz dhe institucione që paguhen për të identifikuar këtë vlera, fakt është që Këlcyra është i lashtë si qytet aq sa është lashtësia e Kombit.

Nuk e di me apo pa dashje, apo edhe qëllim shpesh qytetin e Këlcyrës e identifikojnë me Sarajet e Bejlerëve të Këlcyrës. Absolutisht që edhe bejlerët dhe Sarajet e tyre janë jo vetëm pjesë e historisë, por dhe kanë vlera të mëdha për këtë qytet dhe gjithë krahinën. Por vlerat e Këlcyrës janë shumë të lashta dhe sidomos kur flasim për qytetin Këlcyrë, ajo që e identifikon dhe lartëson historinë e lashtësisë janë faktet që nuk i kundërshtojnë dot.

Këlcyra njihet dhe është e identifikuar me Kalanë Ilire të Këlcyrës, e vendosur në gjithë shpatin e malit Trebeshinë. Ku rrënojat e kësaj kalaja janë edhe sot dhe nuk është bërë as edhe një kërkim në këtë drejtim. Historianët flasin dhe shkruajnë për luftëra perandorake, lloje e soje në këtë qytet në të famshmen grykë, por kurrë nuk janë thelluar apo ta pasqyrojnë të vërtetën e lashtësisë së këtij qyteti.

Nuk besoj se do këtë qytet dhe krahinë të përdhosur për qëllime politike, apo gjeopolitike, ashtu siç është përdhosur Këlcyra dhe rrethinat e saj. Arsyeja e kësaj përdhosje, ku as që bëhet fjalë që të ishte në qendër të vëmendjes, është se burrat e shtetit dhe intelektualët, ku duhet ta pranojmë në krahasim më përqindjen që zënë nga sasia e popullsisë, zonë se ka të krahasuar historikisht me ndonjë krahinë tjetër, nuk janë pajtuar kurrë me qëndrimet dhe drejtimet e bëra nga qeveri dhe shtetarë.
Këlcyra sot po promovohet me fakte dhe argumente si shtëpia e DODONËS, nuk e di pse historianët dhe arkeologët kanë heshtur, apo janë tutur para njerëzve që për interesa të tyre e kanë vjedhur vendin e Dodonës, jo me fakte, por sipas gojëdhënave dhe legjendave.

DODONA, sot ka vendlindjen, shtëpinë e saj me fakte dhe argumente dhe ajo është Këlcyra. Unë nuk jam historian po është unikale, si as kush tjetër që një kala Ilire të mbaj dhe emrin e qytetit “Kalaja Ilire e Këlcyrës”. A ka fakt më të madh dhe të pa diskutueshëm për vërtetimin e lashtësisë dhe jo vetëm, por dhe i rëndësisë së lashtësisë së historisë, ADN-së dhe gjenezën së lashtësisë Ilire dhe Kombëtare.

Këlcyra e Bejlerëve, por jo thjeshtë e Bejlerëve si posedues të tokave dhe pronave, por si njerëz me kontribute në historinë e luftërave për liri, pavarësi, kulturë, tolerancë dhe statura si burra shteti dhe personalitete historik me vlera për Kombin.

Këlcyra është emblema e tolerancës dhe bashkëjetesës fetare jo sot, por mijëra e mijëra vite.
Këlcyra është bërthama, sidomos krahina e Malishevës, e njerëzve të përkushtuar në misionin e edukimit dhe mësimdhënies….

Këlcyra është absolutisht modeli në lidhje me vlerat dhe rolin që i jepet gruas dhe familjes e sidomos mikpritjes aq sa ekziston edhe shprehja e madhe popullore ” Edhe fukarai merr hua dhe mikun e pret si Mbret dhe nuk tutet”.

Këlcyra është krahina dhe vendi ku ekonomia e tregut dhe shkëmbimet tregtare kanë qenë jo thjeshtë nocione, por veprimtari aktive dhe produktive për ekonominë dhe zhvillimin e kësaj treve. Vështirë se mund të harrohet, e pa mundur të mohojnë pasurin e Këlcyrës “Pazari i Këlcyrës” i cili është argument më i përsosur për cilësimin e më sipërm, ku kjo krahinë e kishte emblemë tregtinë.
Nuk besoj që do ketë njeri, krahinë edhe përtej kufijve dhe jo vetëm të Vendit, sidomos në Jug të Shqipërisë për zanatçinjtë e kësaj krahine, ku mendja dhe duart e tyre të arta që prodhonin dhe realizonin çdo gjë në përpunimin e drurit, hekurit, bakrit dhe realizimin e mjeteve të jetesës, të shërbimit, bujqësore dhe të gazhinës.

Këtë krahinë ku përveç monumenteve të historisë, kulturës, lashtësisë, e ka falur zoti dhe monumentet natyrore dhe vlerat e tyre, si Gryka e Këlcyrës, Vjosa fisnike, vargmalet që e rrethojnë Trembeshin e famshme, Dembeli e Qarrishta etj., me mundësia të mëdha dhe hapësira për turizëm dhe sport.

Kjo natyrë nuk është vetëm e bukur, kreative, por dhe burim të ardhurash me bimët e shumta medicinale, ku mbretëresha është Sherebela, Çaji, Rozmarina e mijëra e mijëra bimë të tjera ku dhe malet kanë marrë dhe emrin e tyre që lartësojnë këtë pasuri të rrallë.

Kjo krahinë përveç resurseve të pa numërta ka brenda dhe mundësinë e sporti të gjahut pasi me kafshët e egra të shumta që nga derri e me radhë ku prinë princesha Thëllëza e Trebeshinës, ku me dhjetëra familje u vinin emrin vajzave të tyre.

Këlcyra një krahinë e brishtë dhe e butë ka nxjerrë njerëz të shquar në çdo fushë dhe në çdo kohë, në gjithë historinë e saj.

Sot, Këlcyra me gjithë këto resurse, histori dhe lashtësi, qoftë si qytet, por edhe si krahinë, po vuan sëmundjen e gjithë Shqipërisë e sidomos atë të Jugut, braktisjen dhe boshatisjen e saj. Kjo krahinë në kohën e diktaturës ishte krahina ku kishte numrin më të madh të popullsisë në raport me territorin.
Këlcyra edhe nga pikëpamja e infrastrukturës dhe logjistikës prej vitesh ishte lënë në harresë.

Kohet e fundit Bashkia e Këlcyrës, me mbështetjen e Qeverisë dhe falë këmbënguljes së Titullarit të kësaj Bashkie ka mundur të realizojë disa projekte, të cilat i kanë dhënë pak jetë dhe gjallëri këtij qyteti dhe kësaj bashkie.

Kjo punë e mirë duhet të eci përpara dhe me shpresën dhe mundësinë e rikthimit të asaj jetë dhe veprimtarie që meriton ky qytet dhe kjo bashki. Unë kërkoj që më shumë vëmendje Këlcyrës dhe kësaj treve, duhet të marri nga njerëzit e shkencës së fushave të ndryshme për ti dhënë meritën dhe vendin që i takojnë Këlcyrës në histori dhe çdo fushë tjetër.

29 Maj 2023

Sejko-Gonzato: BE, asistencë teknike në fusha të ndryshme të bankingut qendror

Hapja zyrtare e negociatave për grup-kapitullin e parë me Bashkimin Evropian (BE), shënon një moment historik në rrugëtimin e Shqipërisë…

Global 360

COP29 – Dhjetëra liderë botërorë fillojnë fjalimet dhe negociatat për ndryshimet klimatike

Dhjetëra liderë do të mbajnë sot fjalime në Konferencën e OKB-së për Ndryshimet Klimatike, që po zhvillohet në Azerbajxhan duke…

Diplovista

Çështja e emigracionit, Rama për ‘Il Giornale’: Evropa duhet bashkohet rreth një plani të qartë strategjik

Kryeministri Edi Rama ka dhënë një intervistë për median italiane “Il Giornale”. Ai komentoi marrëveshjen për emigrantët me Italinë si…

Gjeopolitika

Pika të zeza apo të ndritshme?

Viti 2024 duket që do të shënjohet nga luftrat dhe zgjedhjet, të cilat do të ndikojnë në fatin e një…

OPED

Bektashizmi dhe Shqipëria!

Historia e Bektashinjve është historia e qëndresës ndaj dhunës, gjatë pushtimit fatal të Perandorisë Turke

Profil

Një Lider i ri në Diplomaci dhe Fuqizimin e Rinisë

Ambasador Rinor i NATO-s për Shqipërinë, Ambasador Global për Paqen për Kombet e Bashkuara dhe Këshilltar Rinor për OSBE-në

Masmedia

Sejko-Gonzato: BE, asistencë teknike në fusha të ndryshme të bankingut qendror

Hapja zyrtare e negociatave për grup-kapitullin e parë me Bashkimin Evropian (BE), shënon një moment historik në rrugëtimin e Shqipërisë…