Veliaj: Së shpejti nisim punën për selinë e re të ambasadës së Italisë në Tiranë

Nga data 1 deri më 7 qershor në shumë qytete të vendit do të organizohen një sërë aktivitetesh për Javën Italiane të Kulturës.


Nga data 1 deri më 7 qershor në shumë qytete të vendit do të organizohen një sërë aktivitetesh për Javën Italiane të Kulturës.

Gjatë një ceremonie në Tiranë, në prag të çeljes së kësaj jave, kryetari i bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj tha se, së shpejti në kryeqytet do të ndërtohet godina e re e Ambasadës së Italisë.

“Ishim të tre vjet kur hapëm garën për ambasadën e re të Republikës Italiane. Tani do të mbyllim garën, ndaj do të shpallim fituesin e ambasadës së re. Është konceptuar si një galeri, si një derë e hapur. Ka pak zyra ku do punojnë zyrtarët patjetër por pjesa më e madhe është e aksesueshme nga qyteti edhe për ta vizituar, edhe për galerinë dhe ashtu si kjo shtëpi është bërë ndoshta një ndër shtëpitë më të frekuentuara të qytetit tonë, pavarësisht se formalisht është rezidenca e ambasadorit, por në thelb është një galeri e qytetit. I gjithë koncepti i ambasadës së re është që të jetë një odë, një galeri, një hapësirë e madhe e qytetit, ku punojnë edhe disa zyrtarë italianë. Do prezantojmë projektin gjatë javës. Do të jetë me shumë gjasë ambasada më e bukur e Italisë në botë,” u shpreh Veliaj.

Ai vlerësoi edhe morinë e aktiviteteve, që do të zhvillohen gjatë Javës Italiane të Kulturës në Tiranë e jo vetëm, ku veçoi pikërisht ditën kushtuar arbëreshëve.

“Jam shumë i lumtur që ne do të kemi një pjesë të komunitetit arbëresh, që do të përfaqësohet edhe me një aktivitet që ka të bëjë me kuzhinën e vjetër shqiptare me atë italiane, por mbi të gjitha edhe veshjet, sidomos pas një viti ku ne kemi çuar në UNESCO xhubletën. Fakti që pas 500 vitesh jo vetëm mbrohet gjuha, por ruhen veshjet është diçka shumë e madhe”, deklaroi Veliaj.

Java e Italiane e Kulturës do të udhëtojë nga veriu në jug, pasi aktivitete të shumta sportive kulturore e artistike janë planifikuar në Tiranë, Shkodër, Vlorë, Përmet, Gjirokastër, Korçë, Berat etj.

Mes tyre edhe kremtimi i Festës së Republikës, koncerti i grupi Planet Funk, Festivali i Shkencës, dita kushtuar arbëreshëve, Pizza Village, Run For Autism.

Shqipëri – Sllovaki, forcim i lidhjeve ekonomike

Zëvendësministrja për Evropën dhe Punët e Jashtme, Megi Fino zhvilloi një takim me Sekretarin e Shtetit të Ministrisë së Punëve…

Global 360

581-vjetori i Besëlidhjes së Lezhës, Osmani: Bashkimi është forca jonë më e madhe

Si sot, më 2 mars 1444 u mbajt Kuvendi i Lezhës, i organizuar nga Gjergj Kastrioti.

Diplovista

Rama për median greke: Ligji absurd i luftës duhet shfuqizuar

Ligji absurd i luftës duhet shfuqizuar, deklaroi kryeministri Edi Rama në një intervistë për televizionin grek ”MegaTV”, pjesë të së…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Rikthim në tempullin e poezisë

Tre vite më parë, me 18 shkurt 2022 u nda nga jeta poeti Bardhyl Londo!

Profil

Një Lider i ri në Diplomaci dhe Fuqizimin e Rinisë

Ambasador Rinor i NATO-s për Shqipërinë, Ambasador Global për Paqen për Kombet e Bashkuara dhe Këshilltar Rinor për OSBE-në

Masmedia

Shqipëri – Sllovaki, forcim i lidhjeve ekonomike

Zëvendësministrja për Evropën dhe Punët e Jashtme, Megi Fino zhvilloi një takim me Sekretarin e Shtetit të Ministrisë së Punëve…