Bashkëpunim midis parlamenteve të Shqipërisë dhe Portugalisë

Diskutimet u fokusuan edhe në fuqizimin e autonomisë vendore dhe administratës publike cilësore


Një delegacion i Komisionit për Çështjet Ligjore, Administratën Publike dhe të Drejtat e Njeriut, i kryesuar nga kryetarja Klotilda Bushka, po zhvillon një vizitë pune në Parlamentin e Portugalisë.

Në delegacion bëjnë pjesë deputetët Toni Gogu, Denis Deliu, Saimir Hasalla, Jurgis Çyrbja, Gazment Bardhi, Dhurata Çupi, Saimir Korreshi dhe Bledion Nallbati.

Gjatë takimit me kolegët deputetë të komisionit për Administratën Publike, Planifikimin e Territorit dhe Qeverisjes Vendore, delegacioni i Kuvendit diskutoi për përforcimin e bashkëpunimit mes dy komisioneve dhe dy parlamenteve, me qëllim shkëmbimin e përvojave në procesin legjislativ si edhe bashkëpunimin dhe ndihmën në rrugëtimin e Shqipërisë drejt Bashkimit Europian.

Diskutimet u fokusuan edhe në fuqizimin e autonomisë vendore dhe administratës publike cilësore, si standarde të rëndësishme për integrimin europian të Shqipërisë.

Investime të reja, firmoset memorandumi i bashkëpunimit me Shoqatën Turke të Industrialistëve

Turqia ishte investitori kryesor i huaj në Shqipëri për vitin 2024.

Global 360

Kroacia: Nisma ushtarake me Shqipërinë dhe Kosovën, e hapur edhe për partnerët

Sipas Kroacisë, nismës mund t’i bashkohen të gjitha vendet që, po ashtu, duan t’i ofrojnë mbështetje Kosovës dhe Shqipërisë në…

Diplovista

Rama për median greke: Ligji absurd i luftës duhet shfuqizuar

Ligji absurd i luftës duhet shfuqizuar, deklaroi kryeministri Edi Rama në një intervistë për televizionin grek ”MegaTV”, pjesë të së…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Rikthim në tempullin e poezisë

Tre vite më parë, me 18 shkurt 2022 u nda nga jeta poeti Bardhyl Londo!

Profil

Një Lider i ri në Diplomaci dhe Fuqizimin e Rinisë

Ambasador Rinor i NATO-s për Shqipërinë, Ambasador Global për Paqen për Kombet e Bashkuara dhe Këshilltar Rinor për OSBE-në

Masmedia

Investime të reja, firmoset memorandumi i bashkëpunimit me Shoqatën Turke të Industrialistëve

Turqia ishte investitori kryesor i huaj në Shqipëri për vitin 2024.