Peleshi: Baza e NATO-s në Kuçovë, ndikimin në rritjen e kapaciteteve të forcës sonë ajrore

Investimi në këtë bazë arrin vlerën e rreth 45,8 milionë eurove


Ministri i Mbrojtjes, Niko Peleshi deklaron se po vijon me intensitet puna për rindërtimin e Bazës Ajrore të NATO-s në Kuçovë dhe transformimin e saj në Bazë Ajrore Taktike të NATO-s.

Në një postim në rrjetet sociale, Peleshi ka publikuar foto nga punimet në këtë bazë ajrore që do të pajiset me teknologjinë më të fundit.

Ministri shton se baza ajrore do të mbështesë misionin tonë të promovimit të stabilitetit dhe sigurisë në rajon.

“Presim me padurim të shohim ndikimin pozitiv që do të ketë ky projekt edhe në rritjen e kapaciteteve të Forcës sonë Ajrore, ndërkohë që jemi mirënjohës për mundësinë dhe besimin e dhënë për të mikpritur të vetmen bazë ajrore të NATO-s në rajon”, nënvizon Peleshi.

Vijon me intensitet puna për rindërtimin e Bazës Ajrore të NATO-s në Kuçovë.
Të përkushtuar për të bërë të mundur që…

Posted by Niko Peleshi on Wednesday, May 31, 2023

Baza Ajrore Taktike e Kuçovës do të shndërrohet në një gjurmë të rëndësishme të prezencës së NATO dhe do të jetë në shërbim të stërvitjeve dhe operacioneve të ndryshme të Aleancës, duke qenë e gatshme 24 orë në 7 ditë të javës, si në kohë paqe, ashtu edhe në kohë krize.

Investimi në këtë bazë arrin vlerën e rreth 45,8 milionë eurove dhe konsiston në ndërtimin e depove të armatimit, ato të karburantit, stacioneve të armatimit, parkingut të avionëve, stacionit kundër avarive dhe zjarreve, rindërtimin e pistës dhe kullës së kontrollit.

Investime të reja, firmoset memorandumi i bashkëpunimit me Shoqatën Turke të Industrialistëve

Turqia ishte investitori kryesor i huaj në Shqipëri për vitin 2024.

Global 360

Kroacia: Nisma ushtarake me Shqipërinë dhe Kosovën, e hapur edhe për partnerët

Sipas Kroacisë, nismës mund t’i bashkohen të gjitha vendet që, po ashtu, duan t’i ofrojnë mbështetje Kosovës dhe Shqipërisë në…

Diplovista

Rama për median greke: Ligji absurd i luftës duhet shfuqizuar

Ligji absurd i luftës duhet shfuqizuar, deklaroi kryeministri Edi Rama në një intervistë për televizionin grek ”MegaTV”, pjesë të së…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Rikthim në tempullin e poezisë

Tre vite më parë, me 18 shkurt 2022 u nda nga jeta poeti Bardhyl Londo!

Profil

Një Lider i ri në Diplomaci dhe Fuqizimin e Rinisë

Ambasador Rinor i NATO-s për Shqipërinë, Ambasador Global për Paqen për Kombet e Bashkuara dhe Këshilltar Rinor për OSBE-në

Masmedia

Investime të reja, firmoset memorandumi i bashkëpunimit me Shoqatën Turke të Industrialistëve

Turqia ishte investitori kryesor i huaj në Shqipëri për vitin 2024.