Rikthehet Festivali Folklorik Kombëtar

Festivali Folklorik Kombëtar kthehet në Gjirokastër pas 8 vitesh dhe do të ketë më shumë se 1200 pjesëmarrës


Në Sallën Blu të Teatrit të Operas e Baletit, ministrja e Kulturës, Elva Margariti shpalli datat e Festivalit Folklorik Kombëtar të Gjirokastrës. Eventi i një rëndësie madhore për artin e kulturën shqiptare do të mbahet nga data 24 qershor deri më 1 korrik. Festivali Folklorik Kombëtar kthehet në Gjirokastër pas 8 vitesh dhe do të ketë më shumë se 1200 pjesëmarrës.

“Tashmë jemi rikthyer në aktivitetet artistike kulturore pas pandemisë, me më shumë etje, për të sjellë një nivel të ri jo vetëm performance, por edhe një mendësi të re në përqafimin sidomos të brezave të rinj me festivalin e Gjirokastrës”, deklaroi gjatë konferencës për media, ministrja e Kulturës, Margariti.

Që kur nga Ministria e Kulturës u njoftua rikthimi i Festivalit Folklorik, në qarqe të ndryshme të vendit nisi puna përgatitore e grupeve artistike pjesëmarrëse. Shumë shpejt në qytetin e gurtë do të kemi mundësinë të shohim paradën e motiveve, ritmeve, ngjyrave, këngëve, valleve, riteve të cilat do të shpalosen në skenën emblematike të Kalasë së Gjirokastrës.

Rama: Vota më 11 maj, e lidhur drejtpërdrejt me Bashkimin Evropian

Kryeministri, njëherësh kryetar i Partisë Socialiste, Edi Rama dhe drejtuesja politike e PS për Qarkun e Tiranës, Ogerta Manastirliu, zhvilluan…

Global 360

“Erdha i fundit babë!”, Hashim Thaçi lë mesazhin e ndjerë në varrin e babait të tij

Ish-presidentit të Kosovës nuk iu lejua pjesëmarrja në varrimin e babait

Diplovista

Rama për median greke: Ligji absurd i luftës duhet shfuqizuar

Ligji absurd i luftës duhet shfuqizuar, deklaroi kryeministri Edi Rama në një intervistë për televizionin grek ”MegaTV”, pjesë të së…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Rikthim në tempullin e poezisë

Tre vite më parë, me 18 shkurt 2022 u nda nga jeta poeti Bardhyl Londo!

Profil

Një Lider i ri në Diplomaci dhe Fuqizimin e Rinisë

Ambasador Rinor i NATO-s për Shqipërinë, Ambasador Global për Paqen për Kombet e Bashkuara dhe Këshilltar Rinor për OSBE-në

Masmedia

Rama: Vota më 11 maj, e lidhur drejtpërdrejt me Bashkimin Evropian

Kryeministri, njëherësh kryetar i Partisë Socialiste, Edi Rama dhe drejtuesja politike e PS për Qarkun e Tiranës, Ogerta Manastirliu, zhvilluan…