Begaj pret Novak: Hungaria, mbështetje për integrimin në BE

Presidenti i Republikës, Bajram Begaj pret homologen e tij nga Hungaria, Katalin Novak


Procesi i integrimit në Bashkimin Europian, siguria dhe bashkëpunimi ekonomik ishin në fokus të takimit të zhvilluar në Tiranë mes presidentit të vendit Bajram Begaj dhe homologes nga Hungaria, Katalin Novak e cila po zhvillon vizitë shtetërore në vendin tonë.

Gjatë konferencës së përbashkët për mediet, pas takimit dypalësh, Begaj shprehu mirënjohjen ndaj qeverisë hungareze për mbështetjen e Shqipërisë në procesin e integrimit në BE.

“Hungaria e ka mbështetur në mënyrë të pakushtëzuar integrimin e Shqipërisë dhe të vendeve të tjera të Ballkanit Perëndimor në Bashkimin Evropian. Në mënyrë të veçantë e falënderova miken hungareze për mbështetjen në kuadër të Konferencës së Parë Ndërqeveritare në korrik të vitit të shkuar dhe shpreha besimin se brenda këtij viti, falë edhe mbështetjes hungareze do të bëhet e mundur mbajtja e takimit të dytë”, theksoi Begaj.

Presidenti u ndal dhe tek rëndësia e stabilitetit rajonal dhe faktorët destabilizues që e kërcënojnë Ballkanin Perëndimor.

“Nënvizova rëndësinë gjeopolitike që ka rajoni i Ballkanit Perëndimor, veçanërisht në kushtet e reja gjeopolitike, ku aktorë keqdashës, kërkojnë destabilizimin e tij, duke u ndalur në mënyrë të veçantë tek rëndësia që ka mbështetja e dialogut mes Kosovës dhe Serbisë, si dhe mbështetja e Kosovës për t’u anëtarësuar në organizatat ndërkombëtare, përfshirë edhe atë në Këshillin e Evropës”, tha Begaj.

Për mësuesin dhe Profesorin tim, poetin Sadik Bejko…

"Jetofsh në poezi dhe bukurinë e shpirtit tënd! Një ndër ata, prej të cilëve më rron zemra në mirënjohje!

Global 360

Kroacia: Nisma ushtarake me Shqipërinë dhe Kosovën, e hapur edhe për partnerët

Sipas Kroacisë, nismës mund t’i bashkohen të gjitha vendet që, po ashtu, duan t’i ofrojnë mbështetje Kosovës dhe Shqipërisë në…

Diplovista

Rama për median greke: Ligji absurd i luftës duhet shfuqizuar

Ligji absurd i luftës duhet shfuqizuar, deklaroi kryeministri Edi Rama në një intervistë për televizionin grek ”MegaTV”, pjesë të së…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Rikthim në tempullin e poezisë

Tre vite më parë, me 18 shkurt 2022 u nda nga jeta poeti Bardhyl Londo!

Profil

Një Lider i ri në Diplomaci dhe Fuqizimin e Rinisë

Ambasador Rinor i NATO-s për Shqipërinë, Ambasador Global për Paqen për Kombet e Bashkuara dhe Këshilltar Rinor për OSBE-në

Masmedia

Për mësuesin dhe Profesorin tim, poetin Sadik Bejko…

"Jetofsh në poezi dhe bukurinë e shpirtit tënd! Një ndër ata, prej të cilëve më rron zemra në mirënjohje!