Prezantohet projekti fitues i ambasadës së re italiane në Tiranë

Në konferencën për shtyp morën pjesë ambasadori i Italisë, Fabrizio Bucci, ministrja e Kulturës, Elva Margariti, kryetari i bashkisë Tiranë, Erion Veliaj


Në mjediset e Universitetit Politeknik të Tiranës u prezantua sot projekti fitues për ndërtimin e selisë së re të ambasadës së Italisë. Me këtë projekt Ministria e Jashtme italiane synon të ndërtojë një seli të vetme për Ambasadën e Italisë, Institutin Italian të Kulturës si edhe Agjencinë për Promovimin jashtë Italisë dhe Ndërkombëtarizimin e Sipërmarrjeve italiane (ICE).

Selia e re, e cila do të projektohet nga një bashkim operatorësh ekonomikë i drejtuar nga ARS Progetti S.P.A., do të karakterizohet nga elementë si eleganca, funksionaliteti, estetika dhe do të jetë e hapur për të gjithë shtetasit, si dëshmi e lidhjes së hershme midis Italisë dhe Shqipërisë.

Në konferencën për shtyp morën pjesë dekani i Fakultetit të Arkitekturës, Armand Vokshi, ambasadori i Italisë, Fabrizio Bucci, ministrja e Kulturës, Elva Margariti, kryetari i bashkisë Tiranë, Erion Veliaj dhe administratori i Deleguar i “Ars Progetti”, Daniele Fanciullacci.

Pas konferencës për shtyp u vijua me një leksion drejtuar studentëve të arkitekturës mbi perspektivën e profesionit të tyre në të ardhmen, mbi kompleksitetin e projekteve në Shqipëri dhe në botë si edhe mbi sfidat e “të bërit arkitekturë” mes traditës dhe novacionit me fokus tranzicionin energjetik.

Rama: Stadiume të reja për Vlorën, Korçën dhe Durrësin, transformim i Pallatit të Sportit

Kryeministri Edi Rama, njëherësh kryetar i Partisë Socialiste prezantoi sot vizionin për sportin në Shqipërinë 2030

Global 360

Kroacia: Nisma ushtarake me Shqipërinë dhe Kosovën, e hapur edhe për partnerët

Sipas Kroacisë, nismës mund t’i bashkohen të gjitha vendet që, po ashtu, duan t’i ofrojnë mbështetje Kosovës dhe Shqipërisë në…

Diplovista

Rama për median greke: Ligji absurd i luftës duhet shfuqizuar

Ligji absurd i luftës duhet shfuqizuar, deklaroi kryeministri Edi Rama në një intervistë për televizionin grek ”MegaTV”, pjesë të së…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Rikthim në tempullin e poezisë

Tre vite më parë, me 18 shkurt 2022 u nda nga jeta poeti Bardhyl Londo!

Profil

Një Lider i ri në Diplomaci dhe Fuqizimin e Rinisë

Ambasador Rinor i NATO-s për Shqipërinë, Ambasador Global për Paqen për Kombet e Bashkuara dhe Këshilltar Rinor për OSBE-në

Masmedia

Rama: Stadiume të reja për Vlorën, Korçën dhe Durrësin, transformim i Pallatit të Sportit

Kryeministri Edi Rama, njëherësh kryetar i Partisë Socialiste prezantoi sot vizionin për sportin në Shqipërinë 2030