Rama takohet me Zelenskyn në Moldavi

Kryeministri Edi Rama mori pjesë sot në takimin e Komunitetit Politik Evropian (EPC) në Moldavi.


Kryeministri Edi Rama mori pjesë sot në takimin e Komunitetit Politik Evropian (EPC) në Moldavi.

Ky takim mbahet në Kishinau të Moldavisë, ku rreth 50 liderë evropianë u mblodhën për të diskutuar për çështjet e sigurisë dhe energjisë së kontinentit.

Kryeministri Rama ndau në rrjetet sociale fotoalbumin nga takimi i Komunitetit Politik Evropian, ku krahas pjesëmarrjes në sesionet kryesore, liderët kanë zhvilluar edhe takime me njëri-tjetrin.

Në këtë kuadër, Kryeministri Rama është takuar edhe me presidentin e Ukrainës, Volodymyr Zelenskyy.

Nga ana e tij, presidenti Zelenskyy, u shpreh me anë të një postimi në Twitter se, “në Moldavi, në samitin e dytë të Komunitetit Politik Evropian, u takova me kryeministrin e Republikës së Shqipërisë, Edi Rama dhe kryeministrin e Republikës së Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kovachevski”.

“Falënderova liderët për mbështetjen e vazhdueshme gjithëpërfshirëse të Ukrainës dhe ndihmën praktike në luftën kundër agresionit rus, veçanërisht për pranimin e vendeve të Ballkanit në të gjitha paketat e sanksioneve të BE-së kundër Rusisë”, theksoi Zelenskyy.

Ndërsa më herët, në takimin me presidenten e Komisionit të BE-së, Ursula von der Leyen, kryeministrin holandez, Mark Rutte e presidentin serb Aleksandër Vuçiç, Rama u shpreh se, konflikti në veriun e Kosovës duhet të zgjidhet krah për krah me botën demokratike.

Komuniteti Politik Evropian është platformë për koordinim politik e krijuar mbi bazën e propozimit të presidentit francez Emmanuel Macron, e cila synon nxitjen e dialogut dhe bashkëpunimit për çështje me interes të përbashkët, forcimin e sigurisë, stabilitetit dhe prosperitetit në kontinentin evropian.

Për mësuesin dhe Profesorin tim, poetin Sadik Bejko…

"Jetofsh në poezi dhe bukurinë e shpirtit tënd! Një ndër ata, prej të cilëve më rron zemra në mirënjohje!

Global 360

Kroacia: Nisma ushtarake me Shqipërinë dhe Kosovën, e hapur edhe për partnerët

Sipas Kroacisë, nismës mund t’i bashkohen të gjitha vendet që, po ashtu, duan t’i ofrojnë mbështetje Kosovës dhe Shqipërisë në…

Diplovista

Rama për median greke: Ligji absurd i luftës duhet shfuqizuar

Ligji absurd i luftës duhet shfuqizuar, deklaroi kryeministri Edi Rama në një intervistë për televizionin grek ”MegaTV”, pjesë të së…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Rikthim në tempullin e poezisë

Tre vite më parë, me 18 shkurt 2022 u nda nga jeta poeti Bardhyl Londo!

Profil

Një Lider i ri në Diplomaci dhe Fuqizimin e Rinisë

Ambasador Rinor i NATO-s për Shqipërinë, Ambasador Global për Paqen për Kombet e Bashkuara dhe Këshilltar Rinor për OSBE-në

Masmedia

Për mësuesin dhe Profesorin tim, poetin Sadik Bejko…

"Jetofsh në poezi dhe bukurinë e shpirtit tënd! Një ndër ata, prej të cilëve më rron zemra në mirënjohje!