Turistë polakë eksplorojnë Parkun Kombëtar “Mali i Tomorit”

Rreth 30 turistë nga Polonia kanë zgjedhur të eksplorojnë Parkun Kombëtar “Mali i Tomorit”.


Rreth 30 turistë nga Polonia kanë zgjedhur të eksplorojnë Parkun Kombëtar “Mali i Tomorit”.

Agjencia Kombëtare e Zonave të Mbrojtura ndau sot në rrjetet sociale momente nga vizita e turistëve polakë në monumentin e natyrës, Kanioni i Gradecit.

“Një veçanti në këtë monument është se pranë tij mund të vizitoni edhe Shpellën e Shahinovës, monument natyre. Ju mund ta vizitoni Kanionin e Gradecit duke ndjekur rrugën automobilistike rurale Çorovodë-Gradec”, thekson AKZM, e cila fton të pasionuarit pas natyrës ta vizitojnë këtë park.

Kanionet e Gradecit ndodhen në verilindje të qytetit të Çorovodës, 250 m mbi nivelin e detit. Ky kanion ka qenë një kalim nëntokësor karstik i lumit të Çorovodës, që me kohë, si pasojë e shembjes së tavanit doli në sipërfaqe. Vlerat e këtij monumenti janë shkencore, kulturore, ekologjike dhe turistike të rëndësisë vendore. Në disa sektorë, më pak të thellë të kanionit, mund të ushtrohen veprime praktike për të rinjtë që duan të mësojnë ngjitjet alpinistike.

Për ata që dëshirojnë sportin e aventurës skajore, do të ishte ideale zbritja apo ngjitja me litarë në muret vertikale të këtij kanioni. /ATSH

Lexo më shumë nga

Rama: Shqipëria është në drejtimin e duhur, moçali mediatik nuk do ta shohë realitetin

Kryeministri, njëherësh kryetar i Partisë Socialiste, Edi Rama zhvilloi një takim me gra e vajza të qarkut Gjirokastër.

Global 360

Papa Françesku reformatori i madh i Kishës Katolike

Papa Françesku, i popullarizuar në mesin e besimtarëve, por që u përball me kundërshtime të egra brenda Kishës Katolike, vdiq…

Diplovista

Rama për median greke: Ligji absurd i luftës duhet shfuqizuar

Ligji absurd i luftës duhet shfuqizuar, deklaroi kryeministri Edi Rama në një intervistë për televizionin grek ”MegaTV”, pjesë të së…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Rikthim në tempullin e poezisë

Tre vite më parë, me 18 shkurt 2022 u nda nga jeta poeti Bardhyl Londo!

Profil

Një Lider i ri në Diplomaci dhe Fuqizimin e Rinisë

Ambasador Rinor i NATO-s për Shqipërinë, Ambasador Global për Paqen për Kombet e Bashkuara dhe Këshilltar Rinor për OSBE-në

Masmedia

Rama: Shqipëria është në drejtimin e duhur, moçali mediatik nuk do ta shohë realitetin

Kryeministri, njëherësh kryetar i Partisë Socialiste, Edi Rama zhvilloi një takim me gra e vajza të qarkut Gjirokastër.