Franca, kontribut në konsolidimin e sistemit të drejtësisë në Shqipëri

Me ftesë të Inspektorit të Lartë të Drejtësisë, Artur Metani e me mbështetjen e CEPEJ, projekti i përbashkët i Bashkimit Evropian e Këshillit të Evropës, zhvilloi një vizitë pune në Shqipëri, presidenti i Rrjetit Evropian të Shërbimeve të Inspektimit (RESIJ), njëkohësisht shef i Inspektoratit të Përgjithshëm të Drejtësisë së Francës, Christophe Straudo.


Me ftesë të Inspektorit të Lartë të Drejtësisë, Artur Metani e me mbështetjen e CEPEJ, projekti i përbashkët i Bashkimit Evropian e Këshillit të Evropës, zhvilloi një vizitë pune në Shqipëri, presidenti i Rrjetit Evropian të Shërbimeve të Inspektimit (RESIJ), njëkohësisht shef i Inspektoratit të Përgjithshëm të Drejtësisë së Francës, Christophe Straudo.

Axhenda parashikonte vizita me drejtues të institucioneve në Tiranë, në të cilat ishte e pranishme edhe ambasadorja e Francës në Shqipëri, Elisabeth Barsacq.

Në takimin dypalësh Metani-Straudo, biseda mes dy homologëve u fokusua tek angazhimi i tyre, si pjesë e RESIJ, për të kontribuar për një sistem drejtësie që bazohet te parimet e mëdha të pavarësisë, paanësisë dhe barazisë para ligjit.

Ndërsa, duke u ndalur tek institucionet respektive, Metani dhe Straudo bashkëndanë qëndrimin se, pavarësisht ndryshimeve në statusin institucional, inspektimi duhet të jetë gjithnjë i pavarur, e në respekt të balancës me interesin publik për administrimin e drejtësisë.

Në takimin me nënkryetaren e Parlamentit, Ermonela Felaj u shpreh se, Kuvendi vlerëson dhe mbështet fuqimisht funksionimin e Inspektorit të Lartë të Drejtësisë, rritjen e performancës e kontributit të këtij institucioni, në drejtim të rritjes së performancës së sistemit, vendosjes së standardeve më të mira të punës në sistemin e drejtësisë dhe plotësimit të pritshmërive e besimit të publikut.

Felaj nënvizoi edhe rëndësinë e bashkëpunimit të ILD-së me Inspektoratin e Përgjithshëm të Drejtësisë së Francës, duke u nisur edhe nga ngjashmëria e legjislacionit penal dhe civil të të dy vendeve.

Ministri i Drejtësisë, Ulsi Manja, në takimin që zhvilloi me Christophe Straudo, vlerësoi kontributin e Francës në konsolidimin e sistemit të drejtësisë në Shqipëri, edhe përmes bashkëpunimit me Inspektorin e Lartë të Drejtësisë, në kuadër të RESIJ.

Ministri i Drejtësisë tha se, me miratimin e reformës në drejtësi në Shqipëri, institucionet e drejtësisë janë krejt të pavarura në punën e tyre, ndërsa sfida tani është zbatimi i kësaj reforme, me përpjekjen e të gjithë aktorëve në vend, sidomos institucionet të reja të sistemit, siç është Inspektori i Lartë i Drejtësisë, puna e të cilit po ndihet fort në sistem, jo vetëm me trajtimin e ankesave apo çështjeve individuale, por me dimensionin e rekomandimeve, që kanë dalë nga kryerja e inspektimeve tematike.

Në takimin e zhvilluar në ambientet e Këshillit të Lartë Gjyqësor, kryetarja Naureda Llagami vlerësoi mes të tjerash bashkëpunimin shumë korrekt me Inspektorin e Lartë të Drejtësisë.

“Puna e Metanit dhe e ekipit të tij ka qenë profesionale dhe ka reflektuar standarde shumë të mira, duke ndikuar kështu në punën e gjykatave në vend, tha kryetarja e Këshillit të Lartë të Drejtësisë, duke shtuar se, “pikërisht për shkak të kësaj pune dhe besimit, që po krijohet tek ky institucion, mendonte se në të ardhmen, natyrshëm, do të vijë edhe rritja e performancës në punën e gjykatave.”

Në takimin me Këshillin e Lartë të Prokurorisë, kryetari Alfred Balla nënvizoi punën profesionale të Inspektorit të Lartë të Drejtësisë në raport me KLP-në, si institucioni që vendos për masat disiplinore të propozuara nga ILD për prokurorë. Nga ana tjetër kryetari i Këshillit të Lartë të Prokurorisë vlerësoi se, puna e Metanit në fushën e bashkëpunimit ndërkombëtar është impresionuese, diçka që e ka konstatuar vetë, me pjesëmarrjen në Konferencën Ndërkombëtare të Shërbimeve evropiane të Inspektimit të Drejtësisë, që organizoi ILD vitin e kaluar në Tiranë, për të folur mbi pavarësinë e magjistratëve.

Në takimin në Gjykatën e Lartë, Straudo, i shoqëruar nga Metani, u prit nga kryetari Sokol Sadushi dhe anëtarët Ilir Panda e Ervin Pupe.

Sadushi, pasi bëri një prezantim të Gjykatës së Lartë, u ndal te roli i Inspektorit të Lartë të Drejtësisë, që e veçoi si institucionin më të fuqishëm të sistemit, për shkak të kompetencave që i ka dhënë kushtetuta, e duke vlerësuar marrëdhënien profesionale me ILD-në.

Në këto takime Christophe Straudo vlerësoi mbështetjen e institucioneve shqiptare për Inspektorin e Lartë të Drejtësisë dhe kontributin e ILD-së për paanshmërinë e sistemit të drejtësisë dhe forcimin e shtetit të së drejtës, si gur themeli në rrugëtimin e Shqipërisë drejt anëtarësimit në BE. Presidenti i RESIJ nënvizoi se, ILD me statusin e vëzhguesit është shumë prezent në Rrjet dhe angazhohet duke sjellë kontributin e vetë dhe në këtë kontekst, brenda RESIJ nuk ka dallime mes shteteve anëtare të BE-së dhe shteteve kandidate të BE-së. Nga ana tjetër, Straudo nënvizoi se, Franca dhe Rrjeti Evropian i Shërbimeve të Inspektimit të Drejtësisë do të vijojnë të jenë mbështetës për ILD-në.

Inspektori i Lartë i Drejtësisë Metani vlerësoi se, bashkëpunimi me RESIJ është një eksperiencë shumë e mirë profesionale për ILD-në, ndërsa evidentoi përpjekjet e institucionit që drejton, për të vendosur çdo ditë norma pune, që në pamje të parë mund të duken të thjeshta, por që padyshim i shërbejnë të ardhmes, një sistemi drejtësie që i shërben qytetarëve, me standardet më të mira të së drejtës. Edhe vizita e Straudo-s, sipas Metanit, i shërben kësaj filozofie pune të ILD-së.

Shqipëria prezanton ekselencën e saj organike në panairin BIOFACH 2025

Shqipëria do të prezantohet në panairin e bimëve mjekësore dhe ushqimit organik, BIOFACH 2025 që do të zhvillohet në fillim…

Global 360

Zv.presidenti i Sheba Medical Center, dr. Yoel Har-EvenHar-Even: Ofrojmë ekspertizën më të mirë!

Qendra Spitalore Universitare “Nënë Tereza”, marrëveshje partneriteti me një nga spitalet më të avancuara në Izrael

Diplovista

Hetimet e SPAK-ut, Rama: I qetë e i vendosur që të vijojë beteja ndaj pandëshkueshmërisë

Në një intervistë për Zërin e Amerikës, kryeministri bën një bilanc të zhvillimeve kryesore të vendit, që nga përparimi në…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Bektashizmi dhe Shqipëria!

Historia e Bektashinjve është historia e qëndresës ndaj dhunës, gjatë pushtimit fatal të Perandorisë Turke

Profil

Një Lider i ri në Diplomaci dhe Fuqizimin e Rinisë

Ambasador Rinor i NATO-s për Shqipërinë, Ambasador Global për Paqen për Kombet e Bashkuara dhe Këshilltar Rinor për OSBE-në

Masmedia

Shqipëria prezanton ekselencën e saj organike në panairin BIOFACH 2025

Shqipëria do të prezantohet në panairin e bimëve mjekësore dhe ushqimit organik, BIOFACH 2025 që do të zhvillohet në fillim…