Muzhaqi: Kultivimi i talenteve përmes traditës, rruga më frytdhënëse

Panairi i punimeve artizanale dhe artistike bëri bashkë mbi 500 nxënës, prindër dhe staf mësimor nga Zyrat Vendore të Arsimit Parauniversitar nga e gjithë Shqipëria


Ministrja e Shtetit për Rininë dhe Fëmijët, Bora Muzhaqi, e pranishme në çeljen e panairit “Art dhe Zeje 2023”, theksoi se, programi është një rrugë frytdhënëse që rinia shqiptare t’i përkushtohet traditës dhe përmes saj të kultivojë talente.

“Bravo për fëmijët! Ne përpara 2 viteve, kur nisëm ta diskutonim këtë program për mënyrën se si qeveria mund të ndihmonte fëmijët të shpenzonin kohën në mënyrë frytdhënëse, i drejtuam sytë nga tradita, zejet, puna me tokën, nga fusha sportive”, tha Muzhaqi.

Ajo u shpreh se, u vendos që shkolla të ishte bërthama ku do të merrte jetë ky program, një ambienti më i sigurt për fëmijët.

“Pasi vendosëm që shkolla do të ishte bërthama kryesore ku zhvillohej ky program, arritëm që në janar të këtij viti të vinim në jetë këtë program në 200 shkolla. Kurset ofrohen në 200 shkolla në të gjithë qarqet në Shqipëri. Kanë bazën e nevojshme materiale për t’i mundësuar fëmijëve, pavarësisht mundësisë ekonomike për ti ndjekur këto kurse dhe që prindërit të jenë të qetë se janë në një ambient të sigurt siç është shkolla”, tha Muzhaqi.

Panairi i punimeve artizanale dhe artistike bëri bashkë mbi 500 nxënës, prindër dhe staf mësimor nga Zyrat Vendore të Arsimit Parauniversitar nga e gjithë Shqipëria.

Gjatë aktivitetit grupe të ndryshme muzikore, vallesh dhe baletit performuan këngë dhe valle të ndryshme.

Programi Kombëtar “Art, Zeje, Sport”, i quajtur ndryshe edhe si Programet Jashtë Orarit Mësimor (JOM) u zbatua gjatë këtij viti shkollor në sistemin arsimor parauniversitar në 200 Shkolla Qendër Komunitare të zgjedhura nga ZVAP-të dhe miratuara nga MAS, duke angazhuar 644 punonjës arsimorë dhe 10,423 nxënës, duke mbështetur këto shkolla me bazë materiale në ndihmë të veprimtarive krijuese.

Panairi Kombëtar i Shkollave "Art dhe Zeje 2023" ????????

Panairi Kombëtar i Shkollave "Art dhe Zeje 2023" ????????

Nxënës të talentuar nga e gjithë Shqipëria bashkohen në këtë panair me punimet dhe performancat më të mira të përgatitura gjatë këtij viti shkollor me shumë dashuri dhe përkushtim, së bashku me mësuesit e tyre në kuadër të programit kombëtar “Art, Zeje dhe Sport”?

#VetëmPërpara➡️

Posted by Edi Rama on Friday, June 2, 2023

Udhëzim për miratimin e licencave për ripërdorimin e të dhënave të hapura

Ministri i MEKI, Blendi Gonxhja, dhe Komisioneri për të Drejtën e Informimit dhe Mbrojtjen e të Dhënave Personale, Besnik Dervishi…

Global 360

Marrëveshja trepalëshe me Shqipërinë dhe Emiratet, Meloni: Projekt ambicioz, ndërlidhje e re energjetike

Meloni theksoi se është e gëzuar që të nënshkruajë kuadrin e partneritetit strategjik me Kryeministrin Rama për të nisur një…

Diplovista

Hetimet e SPAK-ut, Rama: I qetë e i vendosur që të vijojë beteja ndaj pandëshkueshmërisë

Në një intervistë për Zërin e Amerikës, kryeministri bën një bilanc të zhvillimeve kryesore të vendit, që nga përparimi në…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Bektashizmi dhe Shqipëria!

Historia e Bektashinjve është historia e qëndresës ndaj dhunës, gjatë pushtimit fatal të Perandorisë Turke

Profil

Një Lider i ri në Diplomaci dhe Fuqizimin e Rinisë

Ambasador Rinor i NATO-s për Shqipërinë, Ambasador Global për Paqen për Kombet e Bashkuara dhe Këshilltar Rinor për OSBE-në

Masmedia

Udhëzim për miratimin e licencave për ripërdorimin e të dhënave të hapura

Ministri i MEKI, Blendi Gonxhja, dhe Komisioneri për të Drejtën e Informimit dhe Mbrojtjen e të Dhënave Personale, Besnik Dervishi…