Përse u katandis kështu kjo Botë?!

Një Botë, ku dje e dije dhe e kishe të qartë se e kishe ose mik ose armik!


Nga Fejzo Subashi

Përse u katandis kjo Botë në këtë fare feje dhe derexheje, në këtë situatë copë copë, ku nuk ka qeni ku ta kapë?!

Një Botë, jo vetëm me këmishë të shqyer, por një Botë simos më keq, pa dyshek, pa jastëk e jorgan. Një Botë pa këmbë e kokë, por në realitet një Botë me shumë duar që të zhvatin e kërkojnë ta shqyejnë e të shuajnë me nam e nishan.

Një Botë e katandisur në qorrsokak, e ku nuk e merr vesh i pari të dytin.

Një Botë pa din dhe iman. Një Botë ku më shumë ka fjalë sesa vepra e rezelutate, ku vështirë t’i marrësh si për përralla për fëmijët tanë.

Një Botë që është jo vetëm fat i keq i brezit tonë, po edhe më i keq i atyre që do vijnë nga pas.

Një Botë që mendojmë se jemi dhe flasim për demokraci, po për fat të keq kemi zhdukur çdo element të saj. Një Botë, ku shkenca ecën evoluon, por për fat të keq prevalon injoranca, propoganda, megalomania dhe mediokriteti. Një Botë ku edhe dje kishte e bëheshin luftëra, po kishte rregulla dhe norma, ndersa sot, per ironi te fatit , vështirë të thuaj se jemi në luftë, apo në paqe…

Një Botë, ku dje kishim liderë boll të këqij , por me karakter dhe personalitet, ku e meritonin të ishin burra shteti.

Sot për të ardhur keq, vështirë tu thuash liderë lokale, evropiane, apo ndërkombëtare.

Më shumë të stisur e zuzare, pa personalitet , pse jo dhe truthare. Një Botë, ku dje lideri as për kokën e djalit të tij nuk bënte pazar, sot blihet e shitet si plaçkë e një tregu Online.

Një Botë, ku dje ndoshta kishim lider jo me shumë shkollë, po fisnikë e me përvojë. Një Botë, ku ndoshta dje kishim lider më pak të kënduar e të shkruara, por më shumë korrektësi e vizionare.

Sot, liderë që flasin e gërthasin për sandarte, por vështirë se u gjen në damare gjak fisniku dhe qytetari.

Një Botë, ku dje kishte burra shteti zamani, sot as gra fustani. Një Botë, ku dje kishte lider të veshur, me kulturë e qytetari, sot sharlatane e dordolecë pazari.

Një Botë, ku dje kishte dhe ishin lider dhe luftëtare, pjesë të historisë e me histori, sot burra me histori rozë e luftëtarë krevati.

Një Botë, ku dje liderët mendonin për vendin e tyre dhe për Botën, sot për portofolin dhe për postin.

Një Botë, ku dje liderë që i peshonte fjala e i rëndonin kolltukut, sot i kërrus portofoli dhe i bëjnë hije kolltukut.

Një Botë, ku dje ndrinte selia dhe pallati kur hynte një burrë shteti, sot dhe dielli fshihet, pasi i vjen turp nga pleshti.

Një Botë, ku dje kishte marrëdhënie korrektësie me përfaqësues dinjitoz, sot një Botë me ambasadore batakçinj e mafiozë.

Një Botë, ku dje e dije dhe e kishe të qartë se e kishe ose mik ose armik për kokë, sot as mund ta mendosh se e ke mik apo armik!

Eh moj Botë e shkreta Botë, që je katandis si pula pa kokë.

Balla vizitë në birrarinë më të vjetër në Frankfurt. Drejtohet nga njē sipërmarrës shqiptar

Drejtuesi Politik i Partisë Socialiste për Diasporën, Taulant Balla, u takua në Frankfurt me sipërmarrësin shqiptar Fatmir Dulaj, i cili…

Global 360

Arabia Saudite në qendër të politikës së jashtme globale duke pritur bisedimet SHBA-Rusi

Arabia Saudite ka konsoliduar pozicionin e saj në rritje në arenën e çështjeve globale, duke u shfaqur si një pikë…

Diplovista

Mynih – Rama: Zgjedhja e Trump, shans që Europa të zgjohet

Kryeministri Edi Rama i cili ndodhet në Mynih, Gjermani, në kuadër të pjesëmarrjes në Konferencën e 61 të Sigurisë, mori…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Rikthim në tempullin e poezisë

Tre vite më parë, me 18 shkurt 2022 u nda nga jeta poeti Bardhyl Londo!

Profil

Një Lider i ri në Diplomaci dhe Fuqizimin e Rinisë

Ambasador Rinor i NATO-s për Shqipërinë, Ambasador Global për Paqen për Kombet e Bashkuara dhe Këshilltar Rinor për OSBE-në

Masmedia

Balla vizitë në birrarinë më të vjetër në Frankfurt. Drejtohet nga njē sipërmarrës shqiptar

Drejtuesi Politik i Partisë Socialiste për Diasporën, Taulant Balla, u takua në Frankfurt me sipërmarrësin shqiptar Fatmir Dulaj, i cili…