Rama: Vizitë e veçantë në Kalabri, në Eparkinë arbëreshe të Ungrës

Kryeministri Edi Rama, i shoqëruar nga bashkëshortja e tij Linda Rama vizitoi sot Kalabrinë, ku u mikprit me entuziazëm nga komuniteti arbëresh


Kryeministri Edi Rama, i shoqëruar nga bashkëshortja e tij Linda Rama vizitoi sot Kalabrinë, ku u mikprit me entuziazëm nga komuniteti arbëresh, atje.

Rama zhvilloi një vizitë të veçantë në Eparkinë arbëreshe të Ungrës që ruan me krenari në ditët e sotme rrënjët dhe identitetin shqiptar.

“Mirë se na erdhe Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama në Eparkinë tonë arbëreshe bizantine të Ungrës në Kalabri. Ardhja juaj është një ditë e lumtur për të gjithë arbëreshët sepse na forcon lidhjet me Nënën Shqipëri”, – u shpreh Peshkopi i Eparkisë Donato Oliverio.

Ndërsa Kryeministri Rama falenderoi për mikpritjen e veçantë dhe e vlerësoi këtë vizitë si një mundësi për të njohur nga afër dhe për të prekur realitetin e një komuniteti të rëndësishëm, siç është ai arbëresh që në shekuj ka ditur të ruajë identitetin dhe traditën, duke e përcjellë brez pas brezi.

“Ju falenderoj për këtë mikpritje dhe për këto momente të veçanta. Ne jemi shumë mirënjohës për këtë mikpritje, për këtë mundësi për të njohur nga afër, për të dëgjuar dhe për të kuptuar, se si mund të bëjmë më shumë gjëra bashkë, se si mund ndihmojmë njeri-tjetrin”, u shpreh Rama.

Rama dhe Gonxhja inspektojnë punimet në kantierin e GKA: Dhjetëfishim i hapësirave për ngjarjet artistike

Përmbyllja e punimeve në kantierin e Galerisë Kombëtare të Arteve parashikohet të bëhet në fund të këtij viti.

Global 360

Arabia Saudite në qendër të politikës së jashtme globale duke pritur bisedimet SHBA-Rusi

Arabia Saudite ka konsoliduar pozicionin e saj në rritje në arenën e çështjeve globale, duke u shfaqur si një pikë…

Diplovista

Mynih – Rama: Zgjedhja e Trump, shans që Europa të zgjohet

Kryeministri Edi Rama i cili ndodhet në Mynih, Gjermani, në kuadër të pjesëmarrjes në Konferencën e 61 të Sigurisë, mori…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Rikthim në tempullin e poezisë

Tre vite më parë, me 18 shkurt 2022 u nda nga jeta poeti Bardhyl Londo!

Profil

Një Lider i ri në Diplomaci dhe Fuqizimin e Rinisë

Ambasador Rinor i NATO-s për Shqipërinë, Ambasador Global për Paqen për Kombet e Bashkuara dhe Këshilltar Rinor për OSBE-në

Masmedia

Rama dhe Gonxhja inspektojnë punimet në kantierin e GKA: Dhjetëfishim i hapësirave për ngjarjet artistike

Përmbyllja e punimeve në kantierin e Galerisë Kombëtare të Arteve parashikohet të bëhet në fund të këtij viti.