“Kala Festival”, muzikë dhe promovim i turizmit në Dhërmi

Bregdeti i Dhërmiut po mirëpret nga 31 maji deri më 6 qershor “Kala Festival”


Bregdeti i Dhërmiut po mirëpret nga 31 maji deri më 6 qershor “Kala Festival”, ku qindra të rinj të huaj dhe shqiptarë po shijojnë aventurën verore mes ritmeve të muzikës dhe mrekullive të peizazhit që ofron riviera shqiptare.

Tashmë me “Kala Festival”, Shqipëria turistike kombinohet kaq bukur, jo vetëm me mrekullitë natyrore dhe peisazhet mahnitëse të Rivierës, por dhe me festivalet verore, me plot të rinj.

Agjencia Kombëtare e Turizmit fton të rinjtë që të zbulojnë sekretet e jashtëzakonshme të Dhërmiut, ku historia, tradita dhe moderniteti bashkëjetojnë në mënyrë harmonike.

“Me ditët me diell duke eksploruar Rivierën shqiptare, me shpellat, kështjellat, kanionet dhe panoramën bukur të plazheve të cilësuar si ndër më të mirët në Mesdhe. Dhërmiu ju pret krahëhapur! Shqipëria është plot me vende magjike, e destinacione të reja për t’u vizituar”, thuhet në njoftimin e Agjencisë Kombëtare të Turizmit.

“Kala Festival”, përveç atmosferës për adhuruesit e muzikës elektronike, është edhe një promovim i mirë për turizmin e Shqipërisë.

Përgjatë ditëve në festival marrin pjesë edhe DJ të famshëm ndërkombëtarë. Një tjetër qëllim i organizimit të këtij festivali në Shqipëri është edhe promovimi i turizmit dhe kulturës shqiptare në botë, ku gjatë ditëve të tij do të zhvillohen ekskursione ditore për të eksploruar mrekullitë natyrore të Rivierës shqiptare. /ATSH

Lexo më shumë nga

Rama: Shqipëria është në drejtimin e duhur, moçali mediatik nuk do ta shohë realitetin

Kryeministri, njëherësh kryetar i Partisë Socialiste, Edi Rama zhvilloi një takim me gra e vajza të qarkut Gjirokastër.

Global 360

Papa Françesku reformatori i madh i Kishës Katolike

Papa Françesku, i popullarizuar në mesin e besimtarëve, por që u përball me kundërshtime të egra brenda Kishës Katolike, vdiq…

Diplovista

Rama për median greke: Ligji absurd i luftës duhet shfuqizuar

Ligji absurd i luftës duhet shfuqizuar, deklaroi kryeministri Edi Rama në një intervistë për televizionin grek ”MegaTV”, pjesë të së…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Rikthim në tempullin e poezisë

Tre vite më parë, me 18 shkurt 2022 u nda nga jeta poeti Bardhyl Londo!

Profil

Një Lider i ri në Diplomaci dhe Fuqizimin e Rinisë

Ambasador Rinor i NATO-s për Shqipërinë, Ambasador Global për Paqen për Kombet e Bashkuara dhe Këshilltar Rinor për OSBE-në

Masmedia

Rama: Shqipëria është në drejtimin e duhur, moçali mediatik nuk do ta shohë realitetin

Kryeministri, njëherësh kryetar i Partisë Socialiste, Edi Rama zhvilloi një takim me gra e vajza të qarkut Gjirokastër.