Eklent Kaçi fiton UK Open në Londër

Eklent Kaçi triumfoi në UK Open, një nga turnetë më të rëndësishëm të Matchroom Pool


Finalja e tretë, trofeu i dytë për këtë vit. Eklent Kaçi triumfoi në UK Open, një nga turnetë më të rëndësishëm të Matchroom Pool, pasi mundi gjermanin Joshua Filler me rezultatin 13-4. Kurbinasi me këtë fitore i afrohet shumë sigurimit të një vendi në Mosconi Cup, ku përballen 5 më të mirët e Europës me të SHBA-ve.

Kaçi ishte fantastik jo vetëm në finale. Bilardisti kurbinas, kampion bote në Disiplinën 10 Ball këtë sezon, mundi 10-6 John Morra në 64 më të mirët, ndërsa më pas u ndesh me Imran Majid. Britanikun e eliminoi me rezultatin 10-7.

Në 16 më të mirët Kaçit iu desh të përballej me Shane Van Boening, amerikanin e njohur, një nga më të mirët në disiplinën 9-ball. Shqiptari kaloi në çerekfinale, pasi fitoi 10-4. Ping Chung Ko, bilardisti nga Taipei, ishte i radhës që u dorëzua para Kaçit me rezultatin 7-10.

Në gjysmëfinale Eklenti u përball me një tjetër amerikan, Skyler Woodward, i cili kishte eliminuar Francisco Sanchez Ruiz, numrin një të botës. Gjithsesi Kaçi tregoi supermacinë e tij dhe triumfoi 11-5, para se të mposhte në finale edhe Joshua Filler./ SuperSport

Lexo më shumë nga

Presidenti i Emirateve të Bashkuara, nesër në Tiranë, Rama: Vendosim të tjera piketa me interes të përbashkët

Nesër në Shqipëri do të jetë për vizitë Sheiku Mohamed bin Zayed Al Nahyan, për herë të parë si President…

Global 360

Arabia Saudite në qendër të politikës së jashtme globale duke pritur bisedimet SHBA-Rusi

Arabia Saudite ka konsoliduar pozicionin e saj në rritje në arenën e çështjeve globale, duke u shfaqur si një pikë…

Diplovista

Mynih – Rama: Zgjedhja e Trump, shans që Europa të zgjohet

Kryeministri Edi Rama i cili ndodhet në Mynih, Gjermani, në kuadër të pjesëmarrjes në Konferencën e 61 të Sigurisë, mori…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Rikthim në tempullin e poezisë

Tre vite më parë, me 18 shkurt 2022 u nda nga jeta poeti Bardhyl Londo!

Profil

Një Lider i ri në Diplomaci dhe Fuqizimin e Rinisë

Ambasador Rinor i NATO-s për Shqipërinë, Ambasador Global për Paqen për Kombet e Bashkuara dhe Këshilltar Rinor për OSBE-në

Masmedia

Presidenti i Emirateve të Bashkuara, nesër në Tiranë, Rama: Vendosim të tjera piketa me interes të përbashkët

Nesër në Shqipëri do të jetë për vizitë Sheiku Mohamed bin Zayed Al Nahyan, për herë të parë si President…