Nikolla takon Presidenten e Asamblesë Parlamentare të OSBE, Cederfelt

Kryetarja e Kuvendit, Lindita Nikolla, e shoqëruar nga Kryetarja e Komisionit të Ligjeve Klotilda Bushka dhe Zëvendëskryetarja Dhurata Çupi, u takua me Presidenten e Asamblesë Parlamentare të OSBE, Margareta Cederfelt.


Kryetarja e Kuvendit, Lindita Nikolla, e shoqëruar nga Kryetarja e Komisionit të Ligjeve Klotilda Bushka dhe Zëvendëskryetarja Dhurata Çupi, u takua sot me Presidenten e Asamblesë Parlamentare të OSBE, Margareta Cederfelt.

Gjatë takimit u diskutua mbi bashkëpunimin e Shqipërisë me OSBE-së. Kuvendi ka një bashkëpunim të shkëlqyer me Prezencën e OSBE në Tiranë. Nëpërmjet këtij bashkëpunimi po rritet transparenca, modernizohen shërbimet parlamentare, zhvillohen kapacitetet dhe po krijohet një kulturë e re e zbatimit të programeve dhe projekteve, me impakt në rritje për përmbushjen me sukses të funksioneve të Kuvendit.

Shqipëria dhe Suedia kanë drejtuar OSBE-në në dy vite të vështirë, 2020 dhe 2021, kur kërcenimet për paqen, sigurinë dhe demokracinë, u mpleksen edhe me rreziqet e pasojat prej pandemisë.

“Pas përfundimit të reformës territoriale, po Shqipëria po vijon me reformën në drejtësi dhe rrëzimin e miteve dhe kulturës së pandëshkuëshmerisë, po thellojmë luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar”, theksoi Nikolla.

Nikolla dhe drejtuesit e Komisionit të Ligjeve, Kryetarja Klotilda Bushka dhe Zëvendëskryetarja Dhurata Çupi, shkëmbyem mendime me Presidenten Cederfelt për avancimin e reformës elektorale, mbi bazën e rekomandimeve të OSBE/ODIHR.

Duke iu referuar zgjedhjeve vendore të 14 majit, Nikolla vuri në dukje nevojën për “përkthimin” e rezultateve të tyre në përgjegjësi qeverisëse për zhvillimin qyteteve dhe komuniteteve lokale.

Presidentja e Asamblesë Parlamentare të OSBE, Margareta Cederfelt, vlerësoi arritjet e Shqipërisë në thellimin e reformave, kontributin si anëtare aktive e OSBE-së në mbrojtje të sigurisë e të paqes.

Presidentja Cederfelt nënvizoi se, OSBE, organizatat ndërkombëtare dhe komuniteti ndërkombëtar duhet të mbështesin luftën e drejtë të Ukrainës dhe të ndjekin me vëmendje zhvillimet në Ballkanin Perëndimor, për të garantuar të ardhmen e popujve dhe sigurinë e paqen në rajon.

Kryetarja Nikolla nënvizoi se, lufta në Ukrainë është një sfidë e madhe për rajonin, BE, ShBA, NATO, OKB, OSBE dhe gjithë qeveritë që punojnë për sigurinë dhe paqen. Qëndrimi i Shqipërisë ndaj luftës në Ukrainë është aktiv dhe i qartë, në një linjë me BE, SHBA dhe NATO. /ATSH

Gonxhja: Viti 2025 do të sjellë 3500 evente nga skena e pavarur artistike

Kryeministri Edi Rama dhe ministri i Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, Blendi Gonxhja, morën pjesë në eventin “HangArt”

Global 360

Kroacia: Nisma ushtarake me Shqipërinë dhe Kosovën, e hapur edhe për partnerët

Sipas Kroacisë, nismës mund t’i bashkohen të gjitha vendet që, po ashtu, duan t’i ofrojnë mbështetje Kosovës dhe Shqipërisë në…

Diplovista

Rama për median greke: Ligji absurd i luftës duhet shfuqizuar

Ligji absurd i luftës duhet shfuqizuar, deklaroi kryeministri Edi Rama në një intervistë për televizionin grek ”MegaTV”, pjesë të së…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Rikthim në tempullin e poezisë

Tre vite më parë, me 18 shkurt 2022 u nda nga jeta poeti Bardhyl Londo!

Profil

Një Lider i ri në Diplomaci dhe Fuqizimin e Rinisë

Ambasador Rinor i NATO-s për Shqipërinë, Ambasador Global për Paqen për Kombet e Bashkuara dhe Këshilltar Rinor për OSBE-në

Masmedia

Gonxhja: Viti 2025 do të sjellë 3500 evente nga skena e pavarur artistike

Kryeministri Edi Rama dhe ministri i Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, Blendi Gonxhja, morën pjesë në eventin “HangArt”