U bllokuan në Kanionin e Langaricës, shpëtohen shtatë turistë

Të gjithë turistët ndodhen në gjendje të mirë shëndetësore


Ditën e sotme, në vendin e quajtur “Kanioni i Langaricës”, 7 turistë të huaj, duke eksploruar me këmbë zonën, kanë mbetur të bllokuar në pjesën e kanionit, për shkak të rritjes së nivelit të ujit në lumin e Langaricës nga reshjet e shiut.

Menjëherë pas marrjes së njoftimit, shërbimet e Komisariatit të Policisë Përmet dhe shërbimet zjarrfikëse, janë nisur në drejtim të zonës ku kishin mbetur të bllokuar turistët.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Përmet, në bashkëpunim me shërbimet zjarrfikëse dhe anëtarët e federatës shqiptare “Rafting Albania”, kanë kontrolluar zonën dhe kanë bërë të mundur lokalizimin e turistëve në kanionin e Langaricës.

Policia njofton se falë punës së mirorganizuar dhe bashkëpunimit me shërbimet e tjera, punonjësit e Policisë kanë bërë të mundur nxjerrjen e 7 turistëve nga terreni i vështirë ku kishin mbetur të bllokuar.

Të gjithë turistët ndodhen në gjendje të mirë shëndetësore. Ata kanë falënderuar punonjësit e Policisë dhe shërbimet e tjera që u erdhën në ndihmë në kohë rekord.

DVP Gjirokastër fton qytetarët që për çdo rast nevoje për ndihmë, të telefonojnë në numrin pa pagesë 112.

Ekspozitë e mjeteve Retro në Fier

Qendra e Fierit u kthye sot në një ekspozitë të mjeteve Retro, ku 50 automjete retro zhvilluan një paradë në…

Global 360

Papa Françesku reformatori i madh i Kishës Katolike

Papa Françesku, i popullarizuar në mesin e besimtarëve, por që u përball me kundërshtime të egra brenda Kishës Katolike, vdiq…

Diplovista

Rama për median greke: Ligji absurd i luftës duhet shfuqizuar

Ligji absurd i luftës duhet shfuqizuar, deklaroi kryeministri Edi Rama në një intervistë për televizionin grek ”MegaTV”, pjesë të së…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Rikthim në tempullin e poezisë

Tre vite më parë, me 18 shkurt 2022 u nda nga jeta poeti Bardhyl Londo!

Profil

Një Lider i ri në Diplomaci dhe Fuqizimin e Rinisë

Ambasador Rinor i NATO-s për Shqipërinë, Ambasador Global për Paqen për Kombet e Bashkuara dhe Këshilltar Rinor për OSBE-në

Masmedia

Ekspozitë e mjeteve Retro në Fier

Qendra e Fierit u kthye sot në një ekspozitë të mjeteve Retro, ku 50 automjete retro zhvilluan një paradë në…