Bota politike ngushëllime për vdekjen e Berluskonit

Bota politike, udhëheqës brenda dhe jashtë vendit i ofruan ngushëllimet e tyre Italisë pas vdekjes së ish-kryeministrit italian Silvio Berlusconi


Bota politike, udhëheqës brenda dhe jashtë vendit i ofruan ngushëllimet e tyre Italisë pas vdekjes së ish-kryeministrit italian Silvio Berlusconi, i cili do të ketë një funeral shtetëror të mërkurën në Katedralen historike të Milanos.

Kryeministri izraelit, Netanyahu: “Jam thellësisht i pikëlluar nga vdekja e Berlusconit. Silvio ishte një mik i madh i Izraelit dhe na qëndroi pranë në çdo kohë. Pusho në paqe miku im”.

Presidenti rus, Putin: “Për mua, Silvio ishte një person i dashur, një mik i vërtetë. Kam admiruar gjithmonë largpamësinë dhe vendimet e ekuilibruara të Berlusconit. Vdekja e Berlusconit ishte një humbje e pazëvendësueshme dhe një fatkeqësi e madhe”.

Kryeministri britanik, Sunak: “Silvio Berlusconi ka pasur një ndikim të madh në politikën italiane gjatë disa dekadave dhe mendimet tona janë me popullin italian dhe familjen e tij”.

Kryeministrja italiane, Meloni: “Ai ishte një njeri që kurrë nuk kishte frikë të mbronte bindjet e tij. Ky guxim dhe kjo vendosmëri e bënë atë një nga njerëzit më me ndikim në historinë italiane. Ai ishte para së gjithash një luftëtar”.

Zëvendëskryeministri italian, Salvino: “Ne sot po i japim lamtumirën një italiani të madh, një nga më të mëdhenjtë e të gjitha kohërave, në të gjitha fushat, nga të gjitha këndvështrimet, të pakrahasueshëm”.

Ministri i Jashtëm, Tajani: “Dhimbje e madhe”.

Ish-kryeministri, Renzi: “Silvio Berlusconi shkroi historinë në këtë vend. Shumë e donin, shumë e urrenin, por të gjithë duhej të pranonin ndikimin e tij të pashembullt në jetën politike dhe të biznesit të Italisë”.

Udhëheqësja e opozitës Schlein: “Një epokë po përfundon me vdekjen e Silvio Berlusconit. Një nga protagonistët e historisë së vendit tonë”.

Ish-presidenti i BE-së, Prodi: “Vlerësova mbështetjen e tij për çështjen pro evropiane, veçanërisht pasi ajo u konfirmua dhe u forcua kur fati ynë i përbashkët evropian ishte nën sulm të ashpër dhe të pamenduar”. /ATSH

Lexo më shumë nga

Për mësuesin dhe Profesorin tim, poetin Sadik Bejko…

"Jetofsh në poezi dhe bukurinë e shpirtit tënd! Një ndër ata, prej të cilëve më rron zemra në mirënjohje!

Global 360

Kroacia: Nisma ushtarake me Shqipërinë dhe Kosovën, e hapur edhe për partnerët

Sipas Kroacisë, nismës mund t’i bashkohen të gjitha vendet që, po ashtu, duan t’i ofrojnë mbështetje Kosovës dhe Shqipërisë në…

Diplovista

Rama për median greke: Ligji absurd i luftës duhet shfuqizuar

Ligji absurd i luftës duhet shfuqizuar, deklaroi kryeministri Edi Rama në një intervistë për televizionin grek ”MegaTV”, pjesë të së…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Rikthim në tempullin e poezisë

Tre vite më parë, me 18 shkurt 2022 u nda nga jeta poeti Bardhyl Londo!

Profil

Një Lider i ri në Diplomaci dhe Fuqizimin e Rinisë

Ambasador Rinor i NATO-s për Shqipërinë, Ambasador Global për Paqen për Kombet e Bashkuara dhe Këshilltar Rinor për OSBE-në

Masmedia

Për mësuesin dhe Profesorin tim, poetin Sadik Bejko…

"Jetofsh në poezi dhe bukurinë e shpirtit tënd! Një ndër ata, prej të cilëve më rron zemra në mirënjohje!