Katër verëra shqiptare mes më të mirave në botë

Krifca: Industri me potencial për ekonominë rurale


Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Frida Krifca u shpreh sot se, “në vetëm pak muaj jemi sërish në vëmendjen e prestigjozes botërore “Decanter” duke renditur 4 verëra shqiptare mes më të mirave në botë”.

Ministrja e cilësoi këtë fakt, një tjetër sukses ndërkombëtar për verërat shqiptare.

“Decanter World Wine Awards 2023”, një nga konkurset më të mëdha dhe me ndikim në botë i verërave, ka publikuar rezultatet për verërat më të mira për vitin 2022. Mes fituesve është edhe Shqipëria me 4 marka vere. Rreth 74.000 shishe verë u dërguan nga 57 vende në Londër për gjykimin e këtij viti. Gati 240 ekspertë nga e gjithë bota duke renditur verërat më të mira me anë të medaljeve”, theksoi Krifca në një postim në rrjetet sociale.

Shqipëria u vlerësua me 4 medalje: vera “Kuven” ka marrë medaljen e argjendtë dhe “Ara e Dardhës”, “Prestigj Kallmet” dhe “Geg Kallmet superior” kanë arritur të marrin 3 medalje bronzi.

“Ky është një tjetër sukses ndërkombëtar për këtë industri me potencial të jashtëzakonshëm për ekonominë rurale në vendin tonë, duke konfirmuar një sukses të politikës sonë mbështetëse për këtë prodhim identitar të kulturës bujqësore të një vendi”, u shpreh Krifca.

Për mësuesin dhe Profesorin tim, poetin Sadik Bejko…

"Jetofsh në poezi dhe bukurinë e shpirtit tënd! Një ndër ata, prej të cilëve më rron zemra në mirënjohje!

Global 360

Kroacia: Nisma ushtarake me Shqipërinë dhe Kosovën, e hapur edhe për partnerët

Sipas Kroacisë, nismës mund t’i bashkohen të gjitha vendet që, po ashtu, duan t’i ofrojnë mbështetje Kosovës dhe Shqipërisë në…

Diplovista

Rama për median greke: Ligji absurd i luftës duhet shfuqizuar

Ligji absurd i luftës duhet shfuqizuar, deklaroi kryeministri Edi Rama në një intervistë për televizionin grek ”MegaTV”, pjesë të së…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Rikthim në tempullin e poezisë

Tre vite më parë, me 18 shkurt 2022 u nda nga jeta poeti Bardhyl Londo!

Profil

Një Lider i ri në Diplomaci dhe Fuqizimin e Rinisë

Ambasador Rinor i NATO-s për Shqipërinë, Ambasador Global për Paqen për Kombet e Bashkuara dhe Këshilltar Rinor për OSBE-në

Masmedia

Për mësuesin dhe Profesorin tim, poetin Sadik Bejko…

"Jetofsh në poezi dhe bukurinë e shpirtit tënd! Një ndër ata, prej të cilëve më rron zemra në mirënjohje!