“Dhuro një pemë”, Veliaj: Shumë donatorë po i bashkohen nismës tonë!

“Alumil Albania” dhuron 25 pemë për ‘Parkun Helen’ në Liqenin e Farkës. E pranishme ambasadorja e Greqisë


Shirat e fundit kanë bërë që aksioni për mbjelljen e pemëve të vijojë në Tiranë. Kompania “Alumil Albania” iu bashkua nismës së bashkisë së Tiranës, duke dhuruar 25 pemë për ‘Parkun Helen’ në Liqenin e Farkës.

Kryetari i bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj dhe ambasadorja e Greqisë në Shqipëri, Konstantina Kamitsi mbollën pemë së bashku me përfaqësuesit e kompanisë, me rastin e 25 vjetorit të punës së kësaj kompanie në Shqipëri.

Ndiq "TiranaDiplomat.com" në Facebook

“E filluam me diçka shumë simbolike, siç ishte ‘Parku Helen’, por jam shumë krenar që ambasadat dhe shumë donatorë po i bashkohen nismës tonë. Sot mbjellim 25 pemë për 25 vjetorin, jeni ende shumë të rinj. Faleminderit shumë për 25 lopatat. E di që edhe gjatë fushatës u bë ky debat: Jo, po ku janë pemët, jo andej po këtej! Ata që kanë kontribuar, njëri 25, dikush 30, një tjetër 100, tjetri 1000, apo dikush vetëm 1 pemë për ditëlindjen e fëmijës së tij, ata e dinë. Unë besoj se është kjo puna komunitare që ka më shumë duk. Mandatet tona janë të kufizuara, por një pemë mund të jetojë sa jeta e një njeriu dhe besoj që të gjithë ne do themi: Kur ishim të rinj, kur mbillnim pemë tek Liqeni i Farkës, sot e shoh shumë kollaj se këto do kenë bërë hije, por kjo është një ndjesi e jashtëzakonshme, që ta jep vetëm investimi në qytet, që nesër ta kthen shpërblimin dhe falënderimin disafish”, tha Veliaj.

Ambasadorja e Greqisë në Shqipëri, Konstantina Kamitsi falenderoi kreun e bashkisë së Tiranës që ishte i pranishëm në mbjelljen e 25 pemëve në kuadër të 25-vjetorit të kompanisë “Alumil Albania”.

“Greqia është pranë Shqipërisë dhe e mbështet atë jo vetëm financiarisht, por edhe në procesin e anëtarësimit në Bashkimin Evropian. Që nga viti 2003 me agjendën e Selanikut dhe deri më sot, Greqia ka qenë një partner në krah të Shqipërisë që mbështet rrugën e saj të anëtarësimit me çdo mënyrë dhe do të vazhdojmë ta bëjmë këtë. Faleminderit shumë Kryetarit të Bashkisë që është sot me ne, është nder i madh!”, tha ambasadorja Kamitsi.

Rama: Komunitetit Politik Europian në Tiranë, me 11 maj u japim mesazhin se duam BE-në

Kryeministri Edi Rama, njëherësh kryetar i Partisë Socialiste zhvilloi sot një takim me gratë dhe vajzat në Kamëz.

Global 360

Kroacia: Nisma ushtarake me Shqipërinë dhe Kosovën, e hapur edhe për partnerët

Sipas Kroacisë, nismës mund t’i bashkohen të gjitha vendet që, po ashtu, duan t’i ofrojnë mbështetje Kosovës dhe Shqipërisë në…

Diplovista

Rama për median greke: Ligji absurd i luftës duhet shfuqizuar

Ligji absurd i luftës duhet shfuqizuar, deklaroi kryeministri Edi Rama në një intervistë për televizionin grek ”MegaTV”, pjesë të së…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Rikthim në tempullin e poezisë

Tre vite më parë, me 18 shkurt 2022 u nda nga jeta poeti Bardhyl Londo!

Profil

Një Lider i ri në Diplomaci dhe Fuqizimin e Rinisë

Ambasador Rinor i NATO-s për Shqipërinë, Ambasador Global për Paqen për Kombet e Bashkuara dhe Këshilltar Rinor për OSBE-në

Masmedia

Rama: Komunitetit Politik Europian në Tiranë, me 11 maj u japim mesazhin se duam BE-në

Kryeministri Edi Rama, njëherësh kryetar i Partisë Socialiste zhvilloi sot një takim me gratë dhe vajzat në Kamëz.