Presidenti Begaj dhe Zonja e Parë dhurojnë gjak: Veprim i vogël që shpëton jetë

Dita Ndërkombëtare e Dhurimit të Gjakut


Në Ditën Ndërkombëtare të Dhurimit të Gjakut, Presidenti i Republikës Bajram Begaj dhe Zonja e Parë Armanda Begaj, së bashku me stafin e Institucionit të Presidentit, vijuan traditën e dhurimit të gjakut në këtë institucion.

Kjo fushatë, e organizuar në bashkëpunim me Qendrën Kombëtare të Dhurimit të Gjakut, synon të ndërgjegjësojë qytetarët shqiptarë të kontribuojnë në dhurimin e gjakut.

Këtë vit fushata e dhurimit të gjakut kudo në botë fokusohet tek individët që kërkojnë mbështetje gjatë gjithë jetës për transfusion.

Në këtë kuadër, Zonja e Parë u shpreh se: “Çdokush që është i shëndetshëm dhe ka mundësi të dhurojë gjak ose plazmë, në shenjë solidariteti do të kontribuojë për cilësi jete më të mirë tek pacientët që janë në kushte kërcënuese për jetën. Një gjest në dukje i vogël dhurimi i gjakut, por që shpëton jetë”.

Zonja Begaj përfitoi nga rasti të shprehte mirënjohjen ndaj të gjithë atyre që japin kontributin e tyre në këtë ditë: “Mirënjohje për të gjithë ata që janë sensibilizuar për të dhuruar gjak në Shqipëri. Çdo vështirësi bashkërisht e përballojmë dhe kapërcejmë më lehtë!” – tha Zonja e Parë në fund të mesazhit.

Kryebashkiaku Arbana pritet në Gjermani nga homologu i Arnsberg-ut, Peter Blume

Kryetari i bashkisë së Shijakut, Elton Arbana është pritur në një takim në Arnsberg të Gjermanisë, nga kryetari i bashkisë…

Global 360

Arabia Saudite në qendër të politikës së jashtme globale duke pritur bisedimet SHBA-Rusi

Arabia Saudite ka konsoliduar pozicionin e saj në rritje në arenën e çështjeve globale, duke u shfaqur si një pikë…

Diplovista

Mynih – Rama: Zgjedhja e Trump, shans që Europa të zgjohet

Kryeministri Edi Rama i cili ndodhet në Mynih, Gjermani, në kuadër të pjesëmarrjes në Konferencën e 61 të Sigurisë, mori…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Rikthim në tempullin e poezisë

Tre vite më parë, me 18 shkurt 2022 u nda nga jeta poeti Bardhyl Londo!

Profil

Një Lider i ri në Diplomaci dhe Fuqizimin e Rinisë

Ambasador Rinor i NATO-s për Shqipërinë, Ambasador Global për Paqen për Kombet e Bashkuara dhe Këshilltar Rinor për OSBE-në

Masmedia

Kryebashkiaku Arbana pritet në Gjermani nga homologu i Arnsberg-ut, Peter Blume

Kryetari i bashkisë së Shijakut, Elton Arbana është pritur në një takim në Arnsberg të Gjermanisë, nga kryetari i bashkisë…