Gjykata Kushtetuese rrëzon kërkesën e opozitës për shfuqizimin e VKM për ndërtimet pa leje

Gjykata Kushtetuese ka vendosur rrëzimin e kërkesës së opozitës për shfuqizimin e Vendimit të Këshillit të Ministrave për ndërtimet pa leje.


Gjykata Kushtetuese ka vendosur rrëzimin e kërkesës së opozitës për shfuqizimin e Vendimit të Këshillit të Ministrave për ndërtimet pa leje.

Shfuqizimin e VKM-së për ndërtimet e kërkuan 28 deputetë, por sot Gjykata Kushtetuese vendosi rrëzimin e kërkesës në seancë plenare.

“Gjykata Kushtetuese e Republikës së Shqipërisë, pasi mori në shqyrtim në seancë plenare publike çështjen me nr. 6 (Nj) 2022 të Regjistrit Themeltar, me kërkues jo më pak se një e pesta e deputetëve (28 deputetë) të Kuvendit të Republikës së Shqipërisë, me objekt: “Shfuqizimi i Vendimit të Këshillit të Ministrave nr. 589, datë 7.9.2022 “Për rregullat dhe procedurat për konfiskimin për interes publik të objekteve të ndërtuara pa leje për qëllim fitimi”, si i papajtueshëm me Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë”, në mbështetje të neneve 131, pika 1, shkronja “c” dhe 134, pika 1, shkronja “c”, të Kushtetutës, si dhe neneve 72 dhe vijues të ligjit nr. 8577, datë 10.02.2000 “Për organizimin dhe funksionimin e Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Shqipërisë”, të ndryshuar, njëzëri, vendosi rrëzimin e kërkesës”, thuhet në njoftimin e Gjykatës Kushtetuese.

“Ky vendim është përfundimtar dhe hyn në fuqi ditën e botimit në Fletoren Zyrtare. Vendimi përfundimtar do të shpallet i arsyetuar brenda afateve ligjore të parashikuara nga ligji nr. 8577, datë 10.02.2000 “Për organizimin dhe funksionimin e Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Shqipërisë”, i ndryshuar dhe nga Rregullorja për procedurat gjyqësore të Gjykatës Kushtetuese”, thuhet në njoftim.

Lexo më shumë nga

Stoku i investimeve austriake, 875 milionë euro

Austria është investitori i katërt më i rëndësishëm, për nga vlera e flukseve të reja që injektoi në ekonominë shqiptare…

Global 360

Kroacia: Nisma ushtarake me Shqipërinë dhe Kosovën, e hapur edhe për partnerët

Sipas Kroacisë, nismës mund t’i bashkohen të gjitha vendet që, po ashtu, duan t’i ofrojnë mbështetje Kosovës dhe Shqipërisë në…

Diplovista

Rama për median greke: Ligji absurd i luftës duhet shfuqizuar

Ligji absurd i luftës duhet shfuqizuar, deklaroi kryeministri Edi Rama në një intervistë për televizionin grek ”MegaTV”, pjesë të së…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Rikthim në tempullin e poezisë

Tre vite më parë, me 18 shkurt 2022 u nda nga jeta poeti Bardhyl Londo!

Profil

Një Lider i ri në Diplomaci dhe Fuqizimin e Rinisë

Ambasador Rinor i NATO-s për Shqipërinë, Ambasador Global për Paqen për Kombet e Bashkuara dhe Këshilltar Rinor për OSBE-në

Masmedia

Stoku i investimeve austriake, 875 milionë euro

Austria është investitori i katërt më i rëndësishëm, për nga vlera e flukseve të reja që injektoi në ekonominë shqiptare…