Krifca me ministrin hungarez, Nagy: Bashkëpunim për eksportin e vajit të ullirit

Shqipëria dhe Hungaria synojnë zgjerimin e bashkëpunimit në fushën e bujqësisë midis dy vendeve


Shqipëria dhe Hungaria synojnë zgjerimin e bashkëpunimit në fushën e bujqësisë midis dy vendeve, me fokus rritjen e investime, eksportin e vajit të ullirit dhe bashkëpunimin në fushën e peshkimit.

Ministrja e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Frida Krifca në takim që zhvilloi në Tiranë me ministrin hungarez të Zhvillimit Ekonomik, Marton Nagy, vuri theksin në forcimin e partneritetit mes bizneseve të dy vendeve dhe krijimin e urave të reja të bashkëpunimit për eksportin e vajit të ullirit dhe në fushën e peshkimit.

“Ndamë së bashku vullnetin për të forcuar partneritetin dhe nxitjen e investimeve në fushën e bujqësisë dhe zhvillimit rural”, u shpreh ministrja.

Kompanitë hungareze kanë paraqitur interes të investojnë në Shqipëri në këto dy sektorë ndaj ministrja Krifca i ofroi bashkëpunim të plotë ministrit Nagy.

Takimi mes dy ministrave u zhvillua në kuadër të vizitës zyrtare që delegacioni hungarez i kryesuar nga kryeministri i Hungarisë, Viktor Orbán, zhvilloi të premten në Tiranë, ku u prit nga Kryeministri Edi Rama dhe përfaqësues të qeverisë shqiptare.

Hoxha merr pjesë në Samitin për sigurinë Kufitare, mbahet në Angli

Në dy ditët e ardhshme, në Londër mbahet Samiti për Sigurinë Kufitare: Krimi i Organizuar i Emigracionit, ku marrin pjesë…

Global 360

Kroacia: Nisma ushtarake me Shqipërinë dhe Kosovën, e hapur edhe për partnerët

Sipas Kroacisë, nismës mund t’i bashkohen të gjitha vendet që, po ashtu, duan t’i ofrojnë mbështetje Kosovës dhe Shqipërisë në…

Diplovista

Rama për median greke: Ligji absurd i luftës duhet shfuqizuar

Ligji absurd i luftës duhet shfuqizuar, deklaroi kryeministri Edi Rama në një intervistë për televizionin grek ”MegaTV”, pjesë të së…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Rikthim në tempullin e poezisë

Tre vite më parë, me 18 shkurt 2022 u nda nga jeta poeti Bardhyl Londo!

Profil

Një Lider i ri në Diplomaci dhe Fuqizimin e Rinisë

Ambasador Rinor i NATO-s për Shqipërinë, Ambasador Global për Paqen për Kombet e Bashkuara dhe Këshilltar Rinor për OSBE-në

Masmedia

Hoxha merr pjesë në Samitin për sigurinë Kufitare, mbahet në Angli

Në dy ditët e ardhshme, në Londër mbahet Samiti për Sigurinë Kufitare: Krimi i Organizuar i Emigracionit, ku marrin pjesë…