Trajneri Silvinjo dhe kapiteni Hysaj: Jemi gati, tifozët dotë jenë një mbështetje e madhe nesër

Në prag të ndeshjes së parë të muajit qershor kundër Moldavisë, e vlefshme për kualifikueset e Kampionatit Europian ‘Gjermani 2024’,


Në prag të ndeshjes së parë të muajit qershor kundër Moldavisë, e vlefshme për kualifikueset e Kampionatit Europian ‘Gjermani 2024’, që do të luhet nesër në stadiumin ‘Air Albania’ duke nisur nga ora 20:45, trajneri i Shqipërisë, Silvinjo dhe kapiteni i ekipit kombëtar, Elseid Hysaj dolën në një konferencë për media në sallën e konferencave të stadiumit kryeqytetas.

Trajneri Silvinjo vlerësoi kundërshtarin dhe foli për përgatitjet e duelit me Moldavinë. Tekniku është i bindur se skuadra e tij do të bëjë maksimumin në fushën e lojës dhe me ndihmën e tifozëve do ta kalojë me sukses këtë finale të parë siç e quan ai.

A është konfirmuar impakti i parë nga lojtarët? – “Edhe grumbullimi për Poloninë ka qenë i gjatë, jo vetëm për ne por për të gjithë. Sigurisht edhe ky lloj grumbullimi që kemi pasur këtë herë ka pasur vështirësitë e veta. Disa nga lojtarët kanë ardhur në data të ndryshme, disa me 8, disa me 9, disa me 10. Nuk i kemi pasur të gjithë lojtarët bashkë që nga fillimi. Mund të themi që përgatitemi prej 7-8 ditësh me grupin e plotë dhe me intensitet të plotë. Mendoj se kemi bërë një punë të mirë. Sigurisht ka qenë një sezon i vështirë për disa lojtarë, për disa ka qenë më i mirë. Është puna jonë që t’i menaxhojmë si duhet këto situata dhe t’i menaxhojmë lojtarët në fushën e lojës. Patjetër që tani i njohim pak më mirë dhe kjo do të na ndihmojë për ta paraqitur më mirë në fushën e lojës ekipin. Jam i kënaqur nga impenjimi që kanë treguar lojtarët në fushën e lojës. Është puna jonë që të bëjmë tani menaxhimin e duhur për të pasur një rezultat sa më të mirë në ndeshje”.

Sa do ndikojë presioni dhe a do ketë Shqipëri sulmuese në fushë? – “Jemi mësuar me presionin, nuk është se na bën përshtypje ne apo skuadrës. Duhet të theksojmë se kemi para shtatë finale. Nesër do të luajmë finale e parë, atë ndaj Moldavisë që është ndeshje shumë e rëndësishme për ne. Mund t’ju siguroj që të gjithë jemi shumë të karikuar. Luajmë në shtëpi dhe me sa kam mësuar pritet që të kemi një stadium plot, kështu që do të jetë një ndihmesë e madhe për ekipin prezenca e shumë tifozëve në stadium. Ekipin e kam parë në gjendje të mirë, gjithsesi në momentet e fundit do të vendos më tepër sa i takon pjesës së formacionit. E rëndësishme është për mua që ekipi të ketë ekuilibër në fushë për 90 minuta, të luajë si në mbrojtje ashtu edhe në sulm. Nuk mund të fokusohemi vetëm te pjesa ofensive, por duhet të bëjmë një lojë të mirë në të gjitha repartet. Jam i bindur që kemi një grup të mirë, që do të luajë me zemër dhe do të japë shpirtin në fushën e lojës”.

Cili është çelësi për të kaluar ngërçin që kemi ndaj skuadrave të quajtura të vogla? – “Përqëndrimi është i lartë në këtë moment dhe mendoj se është shumë e rëndësishme të jemi të përqendruar ndaj rivalëve të këtij niveli. Flitet shpesh për ekipe të vogla, të mesme, të mëdha, por për mua janë të gjitha njëlloj. Nuk ka ekipe të vogla. E përsëris edhe një herë, e theksoj që kemi shtatë finale dhe e para është nesër. Unë jam i bindur se ekipi ynë do të bëjë një lojë shumë të mirë dhe do të luajë fort ndaj një ekip si Moldavia, që deri më tani ka dy barazime. Ata kanë lojtarë me emër, lojtarë të njohur, lojtarë shumë të mirë, por mendoj se Shqipëria është gati për të bërë një ndeshje të mirë dhe për të marrë maksimumin nga kjo sfidë”.

Dilema për formacionin? – “Jam i bindur për lojtarët që do të hedh në fushë, nuk ka rëndësi stërvitja e sotme në këtë aspekt”.

Sadiku çfarë mund t’i japë skuadrës? – “E kemi thënë edhe herë të tjera, Sadiku është nëj lojtar simbol për Kombëtaren shqiptare. Ai është një lojtar me eksperiencë, është një lojtar që shënon gola, pra është shumë i aftë para portës dhe e di shumë mirë çfarë mund t’i japë një skuadre e konkretisht Kombëtares. Sadiku është një lojtar që jep maksimumin, është një nga ata që nëse është në fushën e lojës e shqetëson rivalin. Ne kemi dy ndeshje dhe për këtë arsye kemi marrë shumë lojtarë. Unë që kur e bëra listën kam folur me Sadikun, e kam ndjekur dhe e dija shumë mirë në çfarë gjendje ishte, ndaj vendosa ta marr. Nëse do të më duhet për 20, 30 minuta në këto dy ndeshje, unë jam i bindur që ai në momentin që futet në fushë është një nga ata lojtarë që mund të shënojë gol dhe të na japë një dorë në këtë sfidë”.

Rikthimet e shumta, të detyrojnë të bëni ndryshime? – “Lojtarët që mungonin ndaj Polonisë duhet të mësohen me mënyrën tonë të punës. Në fakt ne kemi punuar edhe më shumë me këta lojtarë që nuk ishin me Poloninë, sidomos me pjesën e videove, por edhe me të fushës, në mënyrë që ata të mësohen sa më mirë dhe të fiksojnë konceptet që stafi teknik ka për mënyrën si duam të luajmë. Për ata që ishin me Poloninë ka qenë më e thjeshtë, pasi e dinë mënyrën se si ne e përgatisim ndeshjen. Sigurisht këtë herë kishim disa lojtarë të rinj, 5-6. Është gjë e mirë kur ka lojtarë të rinj. Për fat të mirë rikthehen Ismajli e Gjimshiti që munguan herën e parë. Mund të them dy fjalë edhe për Muçin, i cili është një lojtar i mirë, që lëviz mirë mes linjave dhe më pëlqen shumë mënyra se si ai e interpreton futbollin”.

A do shohim Shqipërinë e Silvinos ndaj Moldavisë? – “Nuk mund të them që do të shikoni ekipin e Silvinjos, nesër do shikoni ekipin kombëtar të Shqipërisë, ekipin kuqezi, një skuadër që luan shumë fort në fushën e lojës dhe që luan me 100 km/orë. Kemi punuar shumë. Mua më pëlqen shumë futbolli në fakt dhe e kam shumë pasion këtë punë. Nesër do shikoni ekipin e Shqipërisë në fushën e lojës, para një stadiumi të mbushur dhe jam i bindur që ata do të japin zemrën dhe maksimumin”.

Ndeshje vendimtare për kualifikimin në Europian? – “Të gjithë lojtarët e dinë se sa e rëndësishme është ndeshja me Moldavinë. E kemi përsëritur shpesh, kemi shtatë finale, nuk ka kohë për të humbur në sfida në turne të tillë. Lojtarët e kanë shumë të qartë, unë kam folur me ta dhe e dinë shumë mirë rëndësinë e kësaj ndeshje. Objektivi ynë është kualifikimi për në finalet e kampionatit europian dhe sigurisht të gjitha ndeshjet janë të rëndësishme. Më e rëndësishmja për momentin është kjo e nesërmja ndaj Moldavisë”.

Gjendja e skuadrës dhe kush do të luajë në portë – “Ka qenë e vështirë për të menaxhuar këtë lloj grumbullimi, por jam i kënaqur me punën që kemi bërë dhe me formën që ka skuadra. Sa u takon portierëve, do të vendosim nesër. Portierët janë në një nivel të barabartë për momentin. Vetëm nesër do të marrim një vendim se cili do të jetë titullar. Ka qenë moment i vështirë nga mënyra se si lojtarët vinin në këtë grumbullim, pasi një pjesë i kanë mbyllur kampionatet me klubet më datë 28 maj dhe kanë bërë disa ditë pushim. Më pas janë kthyer në grumbullim. Disa e kanë mbyllur më 4 qershor dhe u është dashur të bëjnë disa ditë pushim dhe të kthehen në ekip. Është puna jonë t’i menaxhojmë situatat siç duhet. Mendoj se kemi bërë një punë të mirë dhe ekipi është plotësisht gati në aspektin fizik dhe sa i takon formës për ndeshjen e nesërme”.

Vlerësimi juaj për Moldavinë? – “Nesër do zbresim në fushë, pas dy muajsh në punë jo vetëm në fushë, por edhe duke studiuar kundërshtarin për të bërë një ndeshje shumë të bukur. Patjetër që çdo trajner studion kundërshtarin. Moldavia që kam parë unë është një ekip më lojtarë të rinj, që vendoset mirë në fushën e lojës, që e interpreton futbollin në mënyrë shumë të mirë, bën futboll të shpejtë, fizik. Moldavia ka lojtarë, për mendimin tim, shumë të talentuar, si Caimacov, Damascan, Nicolaescu, Posmac. Është një ndeshje shumë e vështirë për ne. Kjo është pjesa që më pëlqen më shumë, që pas dy muajsh punë kemi shansin të zbresim në fushë dhe t’ia arrijmë qëllimit tonë”.

Gjendja e fushës? – “Nesër do zbresim në fushën e lojës përballë 20 mijë tifozë, që do të jenë një ndihmë shumë e madhe dhe do të jemi shumë të karikuar. Patëm mundësinë ta shikonim fushën para dy ditëve, bëmë një seancë stërvitore. Sigurisht fusha nuk është në gjendje të keqe. Nesër do të jetë në gjendje të mirë. E rëndësishme është që të mos kemi justifikime për fushën, kam folur edhe me lojtarët, do të bëjmë ndeshjen tonë dhe të marrim maksimumin”.

 

Mbrojtësi kuqezi, i cili do të mbajë shiritin e kapitenit të Kombëtares shqiptare vlerësoi kundërshtarin, ndërsa u shpreh se Shqipëria është gati për sfidën kundër Moldavisë. Kapiteni kuqezi nënvizoi se skuadra duhet të luajë e qetë dhe e përqëndruar, teksa tha ndër të tjera se pritshmëritë e Shqipërisë në këto kualifikuese janë të larta dhe synimi është finalet e Kampionatit Europian ‘Gjermani 2024’.

Ndeshja kundër Moldavisë – Moldavia ka një skuadër të mirë dhe ka treguar që ka kualitet në këto dy ndeshjet e fundit. Por ne nuk duhet të shpejtësojmë lojën tonë për të shënuar gol ose për të fituar ndeshjen sa më shpejt sepse një ndeshje luhet 90 minuta dhe mund të jetë edhe në minutën e fundit ato kryesore. Duhet të jemi të qetë në fushë, të bëjmë gjërat që kemi bërë në stërvitje dhe mund t’ia dalim mbanë.

Mungesa e Balliut dhe pozicioni në të djathtë, sa ndikon? – Jam më mirë djathtas, luaj më mirë me këmbën e djathtë. Është një gjë plus për mua. Përpiqem të jap maksimumin, djathtas jam më i qetë dhe më i mirë dhe me lojën.

Çfarë ka ndryshuar në mentalitetin e Shqipërisë? – Nuk ka ndeshje të lehta. E kemi provuar edhe me skuadrat e vogla në kampionat, nëse në letër duken të lehta, nuk janë. Ndeshjet janë të forta, duhet të jemi të përqëndruar dhe mos të na marrë entuziazmi i tifozëve apo i dëshirës për të fituar ndeshjen sa më shpejt. Kemi lojtarë të mirë, bëjmë lojë të bukur. Kemi futbollistë që mund t’i shfrytëzojmë në sulm. Duhet të shkojmë në fushë dhe të bëjmë ato që na thotë trajneri prej një jave.

Pritshmëritë janë të larta, sa e ka kuptuar grupi këtë gjë? – Pritshmëritë janë të larta jo vetëm për tifozët, por edhe për ne. Edhe unë kam dëshirë të kualifikohem në EURO 2024. Të gjithë kemi këtë mendim, thjesht duhet të jemi në fushë ata që kemi treguar edhe në ndeshjen e fundit. Kompaktë, një skuadër që luftojmë 1 kundër 1 dhe të tregojmë që jemi një grup i fortë. Nëse zbresim në fushë dhe luajmë si kundër Polonisë, ashtu edhe ndaj Moldavisë, atëherë do kemi një rezultat pozitiv.

Risitë e Kombëtares në këtë ndeshje – Risia është ajo që po kuptojmë edhe më shumë trajnerin. Me kalimin e kohës po mësojmë se çfarë loje po kërkon ai. Po mësojmë se si të futemi në fushë, kemi taktikat tona, t’i shfrytëzojmë ato pjesë që trajneri mendon se mund të jenë të rrezikshme për ne.

Shqipëri-Mali i Zi, bashkëpunim për nxitjen e projekteve të reja në funksion të zhvillimit ekonomik

Agjencia Shqiptare e Zhvillimit të Investimeve (AIDA) dhe Agjencia Malazeze e Investimeve kanë nënshkruar sot një Memorandum Mirëkuptimi.

Global 360

COP29 – Dhjetëra liderë botërorë fillojnë fjalimet dhe negociatat për ndryshimet klimatike

Dhjetëra liderë do të mbajnë sot fjalime në Konferencën e OKB-së për Ndryshimet Klimatike, që po zhvillohet në Azerbajxhan duke…

Diplovista

Çështja e emigracionit, Rama për ‘Il Giornale’: Evropa duhet bashkohet rreth një plani të qartë strategjik

Kryeministri Edi Rama ka dhënë një intervistë për median italiane “Il Giornale”. Ai komentoi marrëveshjen për emigrantët me Italinë si…

Gjeopolitika

Pika të zeza apo të ndritshme?

Viti 2024 duket që do të shënjohet nga luftrat dhe zgjedhjet, të cilat do të ndikojnë në fatin e një…

OPED

Bektashizmi dhe Shqipëria!

Historia e Bektashinjve është historia e qëndresës ndaj dhunës, gjatë pushtimit fatal të Perandorisë Turke

Profil

Një Lider i ri në Diplomaci dhe Fuqizimin e Rinisë

Ambasador Rinor i NATO-s për Shqipërinë, Ambasador Global për Paqen për Kombet e Bashkuara dhe Këshilltar Rinor për OSBE-në

Masmedia

Shqipëri-Mali i Zi, bashkëpunim për nxitjen e projekteve të reja në funksion të zhvillimit ekonomik

Agjencia Shqiptare e Zhvillimit të Investimeve (AIDA) dhe Agjencia Malazeze e Investimeve kanë nënshkruar sot një Memorandum Mirëkuptimi.