NATO: Ukraina ka të drejtë të çlirojë tokën e saj

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, tha sot në Berlin se Ukraina ka të drejtë të çlirojë tokën e saj.


Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, tha sot në Berlin se Ukraina ka të drejtë të çlirojë tokën e saj.

Komentet zoti Stoltenberg i bëri ndërsa u takua me kancelarin gjerman Olaf Scholz.

Ndërkohë, sot Ukraina njoftoi se forcat ruse janë dëbuar nga tetë fshatra, në kundërsulmin e saj dy-javor për çlirimin e territoreve të pushtuara nga Moska.

Udhëheqësi i aleancës ushtarake më të madhe në botë, Jens Stoltenberg tha sot se tokat e çliruara e vendosin Ukrainën në një pozicion më të favorshëm në tryezën e negociatave të mundshme për fundin e luftës.

“Ukraina ka të drejtë të çlirojë tokën e saj dhe tani është duke zhvilluar një kundërsulm. Të gjithë duam që kjo luftë të përfundojë, por paqja e drejtë nuk nënkupton ngrirjen e konfliktit dhe pranimin e një marrëveshjeje të diktuar nga Rusia”, tha Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s në Berlin, gjatë diskutimeve me kancelarin gjerman Olaf Scholz mbi përgatitjet për një takim të nivelit të lartë të NATO-s në Vilnius.

Zëvëndësministrja ukrainase e Mbrojtjes, Hanna Maliar tha sot se gjatë dy javëve të fundit, forcat e Ukrainës kanë rimarrë kontrollin e tetë fshatrave, duke përfshirë edhe atë Pjatkatki në rajonin e Zaporizhias.

Kievi thotë se nga fillimi i kundërofensivës, trupat ukrainase kanë çliruar 113 kilometra katrorë të territorit të pushtuar nga forcat e Kremlinit.

“Shqetësimi i vetëm i vendit terrorist duhet të jetë përgatitja e shoqërisë ruse për faktin se do të humbasin gjithçka, duke shkatërruar të ardhmen e vendit të tyre. Rusia do t’i humbasë territoret e pushtuara. Nuk ka dhe nuk do të ketë alternativë tjetër”, tha të dielën vonë Presidenti ukrainas Volodymyr Zelenskyy.

Ushtarët në fushëbetejë thonë se morali i tyre është i lartë.

“Ne po ecim përpara me tërë kapacitetin tonë. Kemi një urdhër që të mos tërhiqemi, por të përparojmë”, thotë një ushtar ukrainas i njohur me nofkën violinisti.

“Duam të çlirojmë Krimenë dhe Donbasin dhe t’i bëjmë ata të paguajnë për çdo të vrarë. Edhe nëse fitojmë, beteja nuk mbaron”, thotë një komandant lufte i njohur me nofkën Lermontov.

Zyrtarët rusë thanë se bombardimet në rajonin Belgorod të Rusisë, që ndodhet pranë kufirit me Ukrainën, plagosën shtatë civilë.

Ministria britanike e Mbrojtjes tha në vlerësimin e fundit të saj se Rusia ka shumë të ngjarë të ridislokojë mijëra trupa nga brigjet lindore të lumit Dnipro, për të shërbyer si përforcime për forcat ruse në zonat e Bakhmutit dhe Zaporizhias.

Zyrtarët britanikë thanë se kjo lëvizje mund të pasqyrojë perceptimin e Rusisë se pas shembjes së Digës në Kakhovka dhe përmbytjeve vdekjeprurëse, Ukraina ka më pak gjasa të organizojë një sulm të madh përgjatë lumit Dnipro.

Balla vizitë në birrarinë më të vjetër në Frankfurt. Drejtohet nga njē sipërmarrës shqiptar

Drejtuesi Politik i Partisë Socialiste për Diasporën, Taulant Balla, u takua në Frankfurt me sipërmarrësin shqiptar Fatmir Dulaj, i cili…

Global 360

Arabia Saudite në qendër të politikës së jashtme globale duke pritur bisedimet SHBA-Rusi

Arabia Saudite ka konsoliduar pozicionin e saj në rritje në arenën e çështjeve globale, duke u shfaqur si një pikë…

Diplovista

Mynih – Rama: Zgjedhja e Trump, shans që Europa të zgjohet

Kryeministri Edi Rama i cili ndodhet në Mynih, Gjermani, në kuadër të pjesëmarrjes në Konferencën e 61 të Sigurisë, mori…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Rikthim në tempullin e poezisë

Tre vite më parë, me 18 shkurt 2022 u nda nga jeta poeti Bardhyl Londo!

Profil

Një Lider i ri në Diplomaci dhe Fuqizimin e Rinisë

Ambasador Rinor i NATO-s për Shqipërinë, Ambasador Global për Paqen për Kombet e Bashkuara dhe Këshilltar Rinor për OSBE-në

Masmedia

Balla vizitë në birrarinë më të vjetër në Frankfurt. Drejtohet nga njē sipërmarrës shqiptar

Drejtuesi Politik i Partisë Socialiste për Diasporën, Taulant Balla, u takua në Frankfurt me sipërmarrësin shqiptar Fatmir Dulaj, i cili…