Troka, medalje ari në Lojërat Botërore Olimpike Speciale. Veliaj: Shumë krenar për ty!

Notari shqiptar, Gersi Troka fitoi medalje ari në Lojërat Botërore Olimpike Speciale që po zhvillohen në Berlin.


Notari shqiptar, Gersi Troka fitoi sot medalje ari në Lojërat Botërore Olimpike Speciale që po zhvillohen në Berlin.

Gersi Troka arriti të dalë i pari në garën e notit 200 metra stil i lirë.

Për medaljen e arit të fituar nga notari Gersi Troka reagoi edhe kryetari i bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj.

“Shumë krenar për ty Gersi Troka, për medaljen e arit në Lojërat Botërore Olimpike Speciale, që po zhvillohen në Berlin. Vendi i parë 200 m stil i lirë. Suksese kampion!”, shkroi Veliaj në rrjetet sociale.

Shumë krenar për ty Gersi Troka, për medaljen e arit në Lojërat Botërore Olimpike Speciale, që po zhvillohen në Berlin?.

Vendi i parë ?
200m stil i lirë ?‍♀️

Suksese kampion?!

Posted by Erion Veliaj on Wednesday, June 21, 2023

Ministrja e Arsimit dhe Sportit, Evis Kushi e cilësoi këtë arritje si një arsye më shumë, që vendimi për të përfshirë në ligjin e sportit mbështetjen për “Special Olympics” dhe “Paralympics” të bëhet realitet sa më parë.

“Zemra mal për kampionin tonë special Gersi Troka, i cili fitoi medalje ari në not, në Lojërat Botërore Olimpike Speciale në Berlin! Rezultate si këto janë një arsye më shumë që vendimi që sapo kemi marrë për të përfshirë në ligjin e sportit mbështetjen për “Special Olympics” dhe “Paralympics” ta bëjmë realitet sa më parë”, shkroi Kushi në rrjetet sociale.

Presidenti i Emirateve të Bashkuara, nesër në Tiranë, Rama: Vendosim të tjera piketa me interes të përbashkët

Nesër në Shqipëri do të jetë për vizitë Sheiku Mohamed bin Zayed Al Nahyan, për herë të parë si President…

Global 360

Arabia Saudite në qendër të politikës së jashtme globale duke pritur bisedimet SHBA-Rusi

Arabia Saudite ka konsoliduar pozicionin e saj në rritje në arenën e çështjeve globale, duke u shfaqur si një pikë…

Diplovista

Mynih – Rama: Zgjedhja e Trump, shans që Europa të zgjohet

Kryeministri Edi Rama i cili ndodhet në Mynih, Gjermani, në kuadër të pjesëmarrjes në Konferencën e 61 të Sigurisë, mori…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Rikthim në tempullin e poezisë

Tre vite më parë, me 18 shkurt 2022 u nda nga jeta poeti Bardhyl Londo!

Profil

Një Lider i ri në Diplomaci dhe Fuqizimin e Rinisë

Ambasador Rinor i NATO-s për Shqipërinë, Ambasador Global për Paqen për Kombet e Bashkuara dhe Këshilltar Rinor për OSBE-në

Masmedia

Presidenti i Emirateve të Bashkuara, nesër në Tiranë, Rama: Vendosim të tjera piketa me interes të përbashkët

Nesër në Shqipëri do të jetë për vizitë Sheiku Mohamed bin Zayed Al Nahyan, për herë të parë si President…