Xhaçka takon Cleverly: Diskutuam bashkëpunimin ekonomik dhe investimet britanike në Shqipëri

Ministrja e Jashtme zhvilloi një takim me Sekretarin e Jashtëm të Mbretërisë së Bashkuar, James Cleverly.


Ministrja për Evropën dhe Punët e Jashtme, Olta Xhaçka zhvilloi sot një takim me Sekretarin e Jashtëm të Mbretërisë së Bashkuar, James Cleverly.

Xhaçka u shpreh se, me Cleverly-n diskutuan rreth bashkëpunimit dypalësh në një sërë fushash përfshirë këtu migracionin, bashkëpunimin ekonomik dhe investimet britanike në Shqipëri.

Xhaçka gjithashtu shprehu mirënjohje ndaj Sekretarit James për angazhimin e tij personal në zhvillimin e këtij bashkëpunimi.

“Një takim shumë i mirë me Sekretarin e Jashtëm të Mbretërisë së Bashkuar, James Cleverly përgjatë Konferencës për Rimëkëmbjen e Ukrainës (URC2023). Diskutuam rreth bashkëpunimit dypalësh në një sërë fushash përfshirë këtu migracionin, bashkëpunimin ekonomik dhe investimet britanike në Shqipëri. Mirënjohje Sekretarit James për angazhimin e tij personal në zhvillimin e këtij bashkëpunimi”, shkroi Xhaçka në një postim në rrjetet sociale.

Ministrja për Evropën dhe Punët e Jashtme, Olta Xhaçka, po merr pjesë në Konferencën e Rimëkëmbjes së Ukrainës 2023 (URC23), e cila organizohet bashkarisht nga Mbretëria e Bashkuar dhe Ukraina, në datat 21-22 qershor 2023, në Londër.

Konferenca është një ngjarje e profilit të lartë, e cila do të bashkojë qeveritë, shoqërinë civile dhe sektorin privat për të treguar mbështetje për rimëkëmbjen dhe prosperitetin ekonomik të Ukrainës.

Në këtë konferencë, ku Shqipëria përfaqësohet nga MEPJ, Olta Xhaçka, marrin pjesë 60 vende, dhe 40 prej tyre do të përfaqësohen nga krerët e shteteve dhe ministrat e jashtëm.

Spiropali në Bruksel: Shqipëria po ecën më shpejt dhe më vendosmërisht drejt BE-së

Kryetarja e Kuvendit, e ftuar nderi në konferencën e tretë vjetore të Këshillit Global për Rinovimin e Politikës.

Global 360

Arabia Saudite në qendër të politikës së jashtme globale duke pritur bisedimet SHBA-Rusi

Arabia Saudite ka konsoliduar pozicionin e saj në rritje në arenën e çështjeve globale, duke u shfaqur si një pikë…

Diplovista

Mynih – Rama: Zgjedhja e Trump, shans që Europa të zgjohet

Kryeministri Edi Rama i cili ndodhet në Mynih, Gjermani, në kuadër të pjesëmarrjes në Konferencën e 61 të Sigurisë, mori…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Rikthim në tempullin e poezisë

Tre vite më parë, me 18 shkurt 2022 u nda nga jeta poeti Bardhyl Londo!

Profil

Një Lider i ri në Diplomaci dhe Fuqizimin e Rinisë

Ambasador Rinor i NATO-s për Shqipërinë, Ambasador Global për Paqen për Kombet e Bashkuara dhe Këshilltar Rinor për OSBE-në

Masmedia

Spiropali në Bruksel: Shqipëria po ecën më shpejt dhe më vendosmërisht drejt BE-së

Kryetarja e Kuvendit, e ftuar nderi në konferencën e tretë vjetore të Këshillit Global për Rinovimin e Politikës.