Nikolla pret eurodeputetin Kovatchev: Integrimi evropian, çështje kombëtare

Kryetarja e Kuvendit, Lindita Nikolla, priti europarlamentarin Andrey Kovatchev, zëdhënës i grupit të PPE për Zgjerimin dhe Ballkanin Perëndimor.


Kryetarja e Kuvendit, Lindita Nikolla, priti europarlamentarin Andrey Kovatchev, zëdhënës i grupit të PPE për Zgjerimin dhe Ballkanin Perëndimor.

Nikolla vlerësoi vëmendjen dhe mbështetjen e Partive Popullore Evropiane për integrimin në BE të Shqipërisë dhe Ballkanit Perëndimor.

“Integrimi evropian është një çështje kombëtare, mbipartiake dhe për të kemi konsensus të plotë në Kuvend. Rreth një vit nga data e çeljes së negociatave dhe mbajtja e Konferencës së parë Ndërqeveritare, Kuvendi, Qeveria dhe institucionet e Shqipërisë po punojnë intensivisht për zhvillimin e negociatave, procesin e screening dhe po programojnë masat për arritjen e standardeve të BE-së. Shqipëria po avancon me reformat integruese dhe zhvillimore dhe Kuvendi po rrit përgjegjësitë për garantimin e legjitimitetit demokratik të procesit të integrimit, bashkëpunimin mes maxhorancës dhe opozitës, për t’i dhënë procesit karakter gjithëpërfshirës, nëpërmjet bashkëpunimit me shoqërinë civile dhe faktorë të tjerë jopolitikë, si edhe duke forcuar kontrollin e përputhshmërisë së projektligjeve me acquis të BE-së, për të garantuar një cilësi më të mirë të legjislacionit. Anëtarësimi në BE vijon të gëzojë mbështetje mbarëpopullore, më shumë se në të gjitha vendet e tjera të rajonit”, nënvizoi Nikolla.

Europarlamentari Andrey Kovatchev falënderoi Kryetaren Nikolla për ekspozenë dhe kontributin e Kuvendit në procesin e integrimit dhe vuri në dukje se për shkak të rezultateve të dukshme, pas përfundimit me sukses të procesit të screening, Shqipëria meriton të fillojë menjëherë negociatat.

Kryetarja Nikolla dhe eurodeputeti Kovatchev biseduan edhe për bashkëpunimin dypalësh dhe parlamentar mes Shqipërisë dhe Bullgarisë.

Gonxhja: Viti 2025 do të sjellë 3500 evente nga skena e pavarur artistike

Kryeministri Edi Rama dhe ministri i Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, Blendi Gonxhja, morën pjesë në eventin “HangArt”

Global 360

Kroacia: Nisma ushtarake me Shqipërinë dhe Kosovën, e hapur edhe për partnerët

Sipas Kroacisë, nismës mund t’i bashkohen të gjitha vendet që, po ashtu, duan t’i ofrojnë mbështetje Kosovës dhe Shqipërisë në…

Diplovista

Rama për median greke: Ligji absurd i luftës duhet shfuqizuar

Ligji absurd i luftës duhet shfuqizuar, deklaroi kryeministri Edi Rama në një intervistë për televizionin grek ”MegaTV”, pjesë të së…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Rikthim në tempullin e poezisë

Tre vite më parë, me 18 shkurt 2022 u nda nga jeta poeti Bardhyl Londo!

Profil

Një Lider i ri në Diplomaci dhe Fuqizimin e Rinisë

Ambasador Rinor i NATO-s për Shqipërinë, Ambasador Global për Paqen për Kombet e Bashkuara dhe Këshilltar Rinor për OSBE-në

Masmedia

Gonxhja: Viti 2025 do të sjellë 3500 evente nga skena e pavarur artistike

Kryeministri Edi Rama dhe ministri i Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, Blendi Gonxhja, morën pjesë në eventin “HangArt”