Delegacioni i Kuvendit të Shqipërisë merr pjesë në Konferencën Rajonale “Kuvendet avancojnë Barazinë Gjinore”

Konferenca ka në fokus kryesisht çështjet që janë thelbësore për avancimin e barazisë gjinore në rajon


Një delegacion nga Kuvendi i Shqipërisë i përbërë nga Kryetarja e Aleancës së Grave Deputete, znj. Merita Bakiu, deputetet znj. Mirela Pitushi dhe znj. Teuta Ramaj si dhe dy anëtarë të stafit mbështetës, së bashku me përfaqësues të Prezencës së OSBE-së në Shqipëri po marrin pjesë në Konferencën Rajonale “Kuvendet avancojnë Barazinë Gjinore” që po zhvillohet në Shkup dhe mikëpritet nga Parlamenti i Maqedonisë së Veriut, mbështetur nga Misioni i OSBE-së në Shkup gjatë datave 22 dhe 24 qershor 2023.

Konferenca ka në fokus kryesisht çështjet që janë thelbësore për avancimin e barazisë gjinore në rajon, duke përfshirë arritjet dhe sfidat aktuale në lidhje me mbikëqyrjen e zbatimit të ligjeve për barazinë gjinore nga parlamentet kombëtare. Promovimi i dialogut, ndërgjegjësimi dhe bashkëpunimi ndërmjet deputetëve nga rajoni do të ndihmojë në krijimin e një platforme për deputetet gra, edhe ato nga Shqipëria për të shkëmbyer përvojat, njohuritë dhe praktikat më të mira me homologët e tyre dhe të avancojnë reformat me qasje të barazisë gjinore.

Znj. Merita Bakiu, Kryetare e Aleancës së Grave Deputete, foli në panelin “Klubet e deputetëve dhe komisionet e Kuvendit si faktorë kyç për avancimin e barazisë gjinore”, duke u fokusuar në aspektet thelbësore të avancimit të barazisë gjinore në zbatimin e legjislacionit, si dhe arritjet në përmrësimin e kuadrit ligjor për të siguruar mundësinë e pjesëmarrjes së grave në politikë, si në pushtetin qëndror dhe atë lokal.

Znj. Mimoza Arbi, Drejtore e Shërbimit Juridik në panelin “Mbikëqyrja e zbatimit të ligjit me bazë gjinore” prezantoi një panoramë të punës në institucionin e Kuvendit me në qendër rolin e Aleancës së Grave dhe të Kuvendit, në zbatimin e programit të veprimit për një Kuvend me ndjeshmëri gjinore duke përfshirë mbikëqyrjen efektive të ligjeve për barazinë gjinore. Programi për një Kuvend me ndjeshmëri gjinore miratuar në vitin 2020 përbën një qasje gjithëpërfshirëse të Kuvendit në ndjekjen gjatë procesit të ligjbërjes dhe zbatueshmërisë së ligjeve.

Pjesëmarrësit në konferencë përfshijnë deputetë nga Ballkani Perëndimor dhe ekspertë të fushës me synimin për të theksuar nevojën për të punuar në ndjekjen e zbatimit të barazisë gjinore në mënyrë që të pranohet përfshirja e parlamentarëve nga rajoni si aleatë dhe avokatë për të shtyrë përpara reformat dhe arritur zhvillim të qëndrueshëm.

Spiropali në Bruksel: Shqipëria po ecën më shpejt dhe më vendosmërisht drejt BE-së

Kryetarja e Kuvendit, e ftuar nderi në konferencën e tretë vjetore të Këshillit Global për Rinovimin e Politikës.

Global 360

Arabia Saudite në qendër të politikës së jashtme globale duke pritur bisedimet SHBA-Rusi

Arabia Saudite ka konsoliduar pozicionin e saj në rritje në arenën e çështjeve globale, duke u shfaqur si një pikë…

Diplovista

Mynih – Rama: Zgjedhja e Trump, shans që Europa të zgjohet

Kryeministri Edi Rama i cili ndodhet në Mynih, Gjermani, në kuadër të pjesëmarrjes në Konferencën e 61 të Sigurisë, mori…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Rikthim në tempullin e poezisë

Tre vite më parë, me 18 shkurt 2022 u nda nga jeta poeti Bardhyl Londo!

Profil

Një Lider i ri në Diplomaci dhe Fuqizimin e Rinisë

Ambasador Rinor i NATO-s për Shqipërinë, Ambasador Global për Paqen për Kombet e Bashkuara dhe Këshilltar Rinor për OSBE-në

Masmedia

Spiropali në Bruksel: Shqipëria po ecën më shpejt dhe më vendosmërisht drejt BE-së

Kryetarja e Kuvendit, e ftuar nderi në konferencën e tretë vjetore të Këshillit Global për Rinovimin e Politikës.